Kategoria Superiore/ Vllaznia mund në “Niko Dovana” Korabin

Vllaznia ka mundur me rezultatin 2-0 skuadrën e Korabit në sfidën e zhvilluar në Durrës në stadiumin “Niko Dovana”.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu, merr tre pikë mjaft të rëndësishme duke marrë dhe fitoren e dytë rradhazi ne kampionat.

Ndërsa, Korabi me këtë humbje hedh një tjetër hap drejt rënies nga Kategoria Superiore pasi shanset për të mbijetuar janë shumë të pakta.

Golat e fitores për shkodranët u shënuan nga Elis Bakaj në minutën e 17-të dhe Hebaj në minutën e 88-të.

Me këtë fitore Vllaznia klasifikohet në vëndin e gjashtë me  27-pikë të grumbulluara, ndërsa Korabi pozicionohet në vëndin e fundit me 11-pikë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *