LSI i shpall “luftë” PS-së në Gjirokastër: Dalim forcë e parë, kujdesemi për rininë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

LSI do të jetë forcë e parë politike në zgjedhjet e 18 qershorit në Gjirokastër.

Deputeti i LSI-së në këtë qark, Vangjel Tavo, thotë në një intervistë për “Shqiptarja.com” se angazhimin e dy ministrave socialistë përballë tij në këtë qark, nuk e konsideron si një përballje mes kundërshtarësh. Ai thotë se LSI është e shqetësuar për mundësitë që kjo qeveri jep për rininë, dhe se në këtë aspekt, klasa politike duhet të kërkojë falje.

Lidhur me përplasjet e tij të fundit me policinë e shtetit me akuza publike, Tavo shprehet se refuzon të shpenzojë kohën me histori dhe konflikte të sajuara politike apo personale, por zgjedh të bëjë detyrën e tij funksionale si deputet i qarkut të Gjirokastrës.

LSI është tashmë në prag të zgjedhjeve. Është krijuar bindja se ju do të jeni përsëri drejtuesi i listës së saj në Gjirokastër. E konfirmoni këtë?

Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme. Me afrimin e fushatës zgjedhore, me të drejtë, interesi mediatik është gjithmonë i madh se cilët emra do të kryesojnë listat e partive në të gjithë vendin, por më lejoni t’ju them që LSI së pari meret me platformën e saj politike, dëgjesat me qytetarët për shqetësimet reale dhe nevojat që kanë dhe pritshmëritë për katër vitet e ardhshme.

Ashtu siç ka ndodhur në çdo fushatë zgjedhore LSI ka paraqitur përpara qytetarëve propozime konkrete, platfroma praktike dhe reale, asnjë slogan utopik apo premtime momentale, ne ofrojmë zgjidhje për nevojat e qytetarëve dhe të gjitha shtresave të shoqërisë, duke synuar të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe një integrimsa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.

Në lidhje me kryesimin e listës, në zgjedhjet e kaluara LSI u listua e para forcë politike në qarkun e Gjirokastrës, dhe do të vazhdojë të jetë e para edhe në zgjedhjet e 18 Qershorit, pasi mbështetja e qytetarëve të këtij qarku rritet dita ditës dhe e shohin LSI si forcën më përfaqësuese të nevojave të tyre dhe pritshmërive për të ardhmen.

Përballë jush, PS ka angazhuar dy ministra, Bledi Çuçin dhe Mirela Kumbaron. Ju frikeson një mobilizim i tille nga rivalet brenda se majtës?

Politika në vetvete nuk ka rivalë, as kundërshtarë. Politika është një përballje idesh dhe alternativash të cilat parashtrohen përpara qytetarëve dhe zgjidhen prej tyre.

Edhe z. Çuçi dhe znj. Kumbaro e shohin politikën në këtë mënyrë, ndaj me 18 Qershor qarku i Gjirokastrës do të zgjedhë, ashtu siç ka zgjedhur gjithmonë me maturi dhe zgjuarsi, përfaqësuesit e saj të cilët do mbrojnë më së miri interesat e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Shfrytëzoj këtë intervistë të falenderoj edhe një herë të gjithë banorët e qarkut të Gjirokastrës për besimin që kanë patur në mua për më shumë se njëzetë vite. Duke më dhënë privilegjin tu shërbej si deputet i këtij qarku. T’i shërbesh komunitetit është misioni më fisnik i një politikani. I falenderoj nga zemra që ma bënë të mundur këtë mision.

Ju do të shkoni para qytetarëve pas 4 vjetësh bashkëqeverisje ku nuk mund të shmangni përgjegjësitë mbi dështimet e mazhorancës. Si do t’i bindni votuesit t’ju besojnë përsëri?

LSI shkon krenare në zgjedhjet e ardhshme, dhe do dialogojë me qytetarët e mbarë vendit në mënyrë të hapur dhe transparente për çdo aksion, qëndrim apo kontribut politik në katër vitet e fundit të qeverisjes.

Shqiptarët tashmë e kanë të qartë rolin stabilizues që LSI ka patur e do vazhdojë të ketë për vendin. Ne kemi qenë gjithmonë besnikë ndaj shqiptarëve duke ofruan alternativat tona për një qeverisje të mirë pavarësisht ngjyrimeve partiake. Nuk e kemi konsideruar veten asnjëherë arrogantë si pjesë e mazhorancës, por jemi treguar të përulur në shërbim të shqiptarëve.

Ne nuk jemi marrë asnjëherë me pengjet e së shkuarës por kemi hedhur gjithmonë vështrimin përpara. Nuk kemi rënë pre e provincializmit politik por kemi punuar për të ardhmen europiane të vendit. Në momentet më kyçe të së ardhmes sonë europiane LSI ka shërbyer si një shtyllë e fortë dhe e qendrueshme e qeverisjes. Vetë kryetari i LSI, z. Ilir Meta ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit të vendit, arritjes së konsensusit dhe duke patur sukses në detantën politike.Meta ka shërbyer në mënyrë institucionale dhe politike, si Kryetar i Kuvendit dhe i LSI, si një spirancë në momente stuhishë që trazonin anijen e politikës shqiptare. Roli i tij në procesin e arritjes së Reformës në Drejtësi, dhe roli i LSI në çështjet e arsimit të lartë, shëndetësisë dhe sigurisë kanë qenë themeltare. LSI ka në fokus të punës së saj vetëm qytetarin dhe qytetari e njeh dhe e beson këtë filozofi tonën. Ndaj edhe do na vlerësojë dhe besojë në zgjedhjet e ardhshme.

Nëse do të bëni një bilanc paraprak, në cilët sektorë do të ndaleshit si më problematikët në qeverisje?

Traumat e dy dekadave të fundit të historisë së këtij vendi e bëjnë çdo qeveri të hasë probleme të caktuara të cilat disa janë kapërcyer e disa të tjera duan kohën e mjaftueshme.

Por pavarësisht vështirësive është një kategori e shoqërisë e cila meriton më shumë nga ajo çfarë i është ofruar tani e ndër vite: kjo kategori është rinia. Unë dhe çdo anëtar i familjes time politike jemi tejet të ndjeshëm ndaj nevojave të rinisë sepse LSI është streha e rinisë shqiptare. Ne ecim përpara me energjinë e gjeneruar nga rinia. LRI i ka dhënë një impuls të ri dhe të fuqishëm mbarë politikës dhe shoqërisë shqiptare.

Ndaj nëse ka një listë që e gjithë politika duhet t’i kërkojë ndjesë vendit, kjo ndjesë duhet të nisë me rininë, sepse ne i detyrohemi asaj një të ardhme më të mirë, mundësi më të mëdha, kushte më optimale dhe jo më ëndrra të ndrydhura, por ëndrra evropiane. Rinia shqiptare është me zemër më evopiane sesa vetë të rinjtë e këtij kontinenti, ndaj ajo meriton më shumë shpresë, dinjitet dhe të ardhme më të sigurtë.

Në këtë valë përplasjesh, kritikash dhe mosbesimi, sa e thjeshtë do të jetë që të bashkëpunoni në fushatë zgjedhore në rast se do të jeni bashkë në koalicion?

Në vitet e fundit, në politikën shqiptare, fatkeqësisht, përplasjet, kritikat dhe fryma e mosbesimit janë krijuar gjithmonë në mënyrë artificiale nga sajesat apo spekullimet online ose burime jo të besueshme ose aspak serioze të cilat nuk fokusohen në shqetësimet reale të vendit por në thashethemet e kafeneve të kryeqytetit.

LSI bashkëpunon gjithmonë në mënyrë institucionale dhe është besnike ndaj kontratës sociale dhe politike që ka bërë me votuesit e saj. Ne ndjekim filozofinë e punës dhe jo të fjalëve, të zgjidhjeve dhe jo zgjedhjeve, të qytetarit shqiptar dhe jo profecive elektorale.

Bazuar mbi këtë filozofi të punës unë kam më shumë se dy dekada që refuzoj të shpenzoj kohën me histori dhe konflikte të sajuara politike apo personale por bëj detyrën time funksionale si deputet i qarkut të Gjirokastrës disa ditë në grupet apo seancat parlamentare dhe ditët e tjera jam pranë komunitetit të qarkut të Gjirokastrës.

Kjo punë e imja, pranë komunitetit gjirokastrit ka vazhduar në mënyrë të përjavshme në njëzetë vitet e fundit e do vazhdojë kështu edhe në të ardhmen. LSI do të shkojë në zgjedhje me një frymë pozitive dhe bashkëpunuese dhe do arrijë një rezultat spektakolar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “LSI i shpall “luftë” PS-së në Gjirokastër: Dalim forcë e parë, kujdesemi për rininë”

  1. USA says:

    Ik o rrace e qelbur por te gjithe shqiptaret e dine kush eshte lsi, boll me mashtrime erdhi ora te dorerzoni gjene e vjedhur. Vetingu do behet.

  2. Zigur Qarri says:

    A më të lumt ty!Të na rruaç sa malet që kujdesesh kaq shumë për rininë!
    Gojët e liga thonë,se ai thesi me para që more kur kalove nga krahu tjetër,
    shkoi për lesh në bankat e Qipros!Mos qoftë e thënë,nëse të jan shpuar
    xhepat edhe ty.Jo për gjë,por do ti hyshë në hise përsëri dikujt.

  3. Ali says:

    Po dolet ju force e pare jo vetem ne gjirokaster por edhe ne cepin me te humbur tr shqiperise, Ps forca me e madhe ne vend me mire te shperbehet sesa ekzistoje me nje cete horrash e halabakesh sic eshte Lsi.

  4. Jugu says:

    Mallkuar qofshin ata gjirokastrite qe ja japin voten kete greku te shitur. Ketij letyre pasi mori me qafe gruan e pare del e flet per “hallet e shqiptareve”. S’ke hallin e shqiptareve ti jo! E shohim cfare kenge kendon ne Greqi, e cfare ne Shqiperi. I bere kakot e dropullit qe s’lane kontrabande pa u marr nga fshatare ne piaze te vendit. Njeri i pafytyre! Mallkuar e mos befshin hajer kurre! Vetem ne shqiper dalin njerez komplet anti-shqiptar e behen deputet. Nderkohe qe jane haptazi te shitur tek vendet fqinje, qe na i duan zorret si lidhese kepucesh.Ndyresira!

  5. Treviso says:

    Zoti Tavo ka shume te drejte. Pse? E gjithe rinia qe ishte pa pune i ka sistemuar qe ti marre voten, ne te kunderten do ngelin perseri pa pune. Kush kerkon pune duhet te mari teseren e LSI-se dhe pastaj te filloje pune. Nje i ri i punesuar duhet ti garantoje partise 30-50 vota. Ky eshte modeli qe ndjek partia famoze e LSI-se. Kryetari i LSI-se ka 8 vjet qe ndjek kete metode dhe jam shume i sigurte qe do kete rezultate. Tani ai nuk shqetesohet per tu marre shume me fushaten zgjedhore se e ka vene punen perpara. Tani per tani duhet te merret me kohe te plote per sabotimin e reformes ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *