Matematika e Bashës: 50% e meshkujve shqiptarë në shesh!?

Me deklaratën e tij për më shumë se gjysmë milionë persona në shesh, Basha tregon përsëri një mospërfillje totale për faktet dhe realitetin. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të thotë se 1 në pothuajse 5 shqiptarë ishte mbledhur dje në shesh për të protestuar, më tepër se në 21 janar dhe më shumë se në protestat për rrëzimin e regjimit komunist në 1990-91.

Hiq moshën e tretë dhe fëmijët, që bëjnë afro një milionë persona, e duke marrë parasysh faktin që 95% e protestuesve ishin meshkuj, rezulton që në protestën e djeshme të kenë qenë pjesëmarrës praktikisht një në dy meshkuj shqiptarë në moshë pune.

E thënë ndryshe, me një popullsi aktive prej më pak se dy milionë shqiptarësh, nga të cilët pothuajse 1 milionë meshkuj, duhet të dalin në shesh një nga dy meshkuj aktivë shqiptarë që të bëhet shifra prej mbi 500 mijë protestuesish. Numri i femrave nuk është ndikues, pasi nga pamjet u pa qartë se ato ishin shumë të pakta në “miting”.

Për të kuptuar më mirë se sa vend 500 mijë persona, ekziston një analizë marrë nga koncertet e rokut, ku maksimumi 4 persona mund të qëndrojnë të ngjeshur në një metër katror. Në protestë, dendësia është më e ulët, 2-3 për metër katror. Bulevardi ka një gjerësi prej 20 metrash, ku në një copëz 20 metra të gjerë e 1 të gjatë, sikur të ishte mbushur plot, mund të qëndrojnë 40-60 persona. Matematika tregon se 500 mijë persona, në një bulevard me 20 metra të gjerë, do të zinin një hapësirë 1,5-2 kilometra të gjatë.

Problemi qëndron se i gjithë bulevardi, nga Sheshi “Nënë Tereza” deri tek “Stacioni i Trenit” është i gjatë 1,7 km, nga të cilat 300 metra nga Kryeministria deri tek Nënë Tereza nuk u përdorën, por as 1,4 km i mbetur nuk ishte i përdorshëm, për shkak të sheshit të bllokuar në qendër. Sipas llogarive, nëse gjysmë milionë persona do të kishin dalë dje në shesh, turma do të shtrihej nga Kryeministria deri tek Bashkia, për t’u ndarë në dy pjesë rreth sheshit, duke u zgjatur deri tek Stacioni i Trenit, e duke populluar edhe disa nga rrugët lidhëse përreth. Të gjitha lidhjet me autobus, linja e Unazës, Tirana e Re dhe të gjithë linjat e tjera që kalojnë në qendër (praktikisht të gjitha) do të ishin ndërprerë. Askush nuk pa diçka të tillë!

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Matematika e Bashës: 50% e meshkujve shqiptarë në shesh!?”

  1. piter pan says:

    po shume bukur ti po i fitoke zgjedhjet me 500 mije bythe lepirsa edhe disa depotet i merr nga mut hangersit e LSI dhe fitre keshtu qe Zeni do vazhdoje plazhet ne karaibe Argites do i shkoje rroga prap mbi 200 mije euro e cdo gje ne rregull fukarejt do te pasurohen me fatin e tyre kurse berishejt pasurohen me popullin e vuajtur po kesaj i thone fitore pa ju hy gjemde ne kemde gjemden e ha populli bile edhe me te trashe

  2. Goni says:

    Mire ata jane keq fare me matematiken po ju qekeni shume me rende. Nese nje meter katror ka 3 persona dhe bulevardi eshte 20 metra do te thote qe per nje meter linear te bulevardit jane 60 persona. Ne 10 metra linear 600 persona. Ne 100 metra linear 6.000 persona. Ne 1000 metra linear dmth 1 kilometer jane 60.000 persona. Per 500.000 persona duhen te pakten 8 kilometra bulevard. Tung

  3. nn says:

    iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,sa i/e poshter jeeeeeeeeeeeeeee…………………… nga inati thua keshtu

    se per te vene Lulin kryeminister dhe Aurelen zonje te pare, populli shqiptar e ka me te rendesishme se te rrezonte rregjimin komunist ne 1991, prandaj doli me shume

    Mire qe nuk i ra infarkt Berishes nga inati qe dolen me shume shqiptare per Lulin se sa per ate

    hahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *