Me një këmbë në çadër, me një këmbë në “Crocodile”

19 Shkurt 2017, 13:03Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Kur zonjës Shega Ligori i çuan fëmijët në çadër, teksa bënte grevën e urisë, Berisha me shumë të drejtë tha që nënat duhet të shkojnë tek fëmijët e tyre, jo të rrinë në bulevard. Kreu i atëhershëm i qeverisë, nuk lëshoi asnjë fije pe, kurse kryetari i opozitës kërcënoi zotin Fyle që serumin e fundit do ia niste në Bruksel.

Sak, tek pritej vetëskarifikimi sublim i tij, ngjau darka e restorantit “Crocodile”, ku shpotia e Berishës për pagesën e faturës, shkaktoi në Tiranë të qeshura cinike dhe tallje me aksionin opozitar. Elsa Lila qysh atëherë nuk dihet nga bëhet, kurse zonja Shega është tërhequr nga politika.

Sot, kur kanë shkuar pak vjet nuk duhet ndonjë njohuri e madhe politike për të bërë krahasime mes çadrave që mbijnë midis bulevardit. Berisha shumë më burimor se sa Rama në kësi punësh, dikur hodhi në politikë përcaktimin “lëvizja çadriste”. Nuk dihet, nëse Edi Rama do të shkojë të hënën në zyrë dhe të vrasë kohën duke parë nga qoshi i dritares si bënte dikur parardhësi i tij. Por, mungesa e tij në selinë e qeverisë është ndjerë fort. Demokrati Kaç Islami e vuri re dje gjatë një interviste në News 24, ku e bezdisi kaq shumë gazetarin në studio (i mirënjohur si demokrat i flaktë) sa ia preu fjalën në grykë.

Gjithsesi, duke u rikthyer në ngjarjet e pak vjetëve më parë, të cilat tek e fundit i kemi raportuar po ne, do të mbetet i paharrueshëm leksioni politik që Berisha jepte në atë kohë. Ai thoshte se në një aksion politik duhet të hysh, pasi e di si do të dalësh. Kjo ishte enigma e madhe e Edi Ramës në atë kohë që futi në çadër visaret e partisë së tij dhe u thau barkun për bukë. Rama nuk dinte si të dilte nga ky telash, ndaj Fyles në vend të qeses së fundit me serum, i afroi një gotë verë të bardhë në “Crocodile”. Pyetja është, nëse Belind Këlliçi që i mbushi mendjen Lulzim Bashës për të ngritur çadrën a e di se si do të dalë nga ky telash? Përgjigjia që do të jepte ai, madje edhe Astrit Patozi, është tash si formulë kimie; garancia për zgjedhje të lira. Grida Duma shton edhe qeverinë teknike. Zakonisht, në protesta të mëdha ka vetëm një kërkesë, sepse dy shpërqendrojnë qëllimin.

E para, duhet të zgjedhim ose zgjedhjet e lira, ose qeverinë teknike, ose të paktën qeveria teknike të vijë si rrjedhojë i shkakut-zgjedhje. E dyta, duhet të përcaktojmë si bëhen zgjedhjet e lira? Duhet të ndryshojë ligji aktual elektoral që çon vota vetëm tek partia që qeveris dhe partia që proteston? PD dhe PS në këtë rast merren vesh shkëlqyeshëm. Aq i pabesë është kurthi që kanë ngritur të dyja palët, sa nëse nuk hyn në një koalicion i sheh mandatet me dylbi si ndodhi fjala vjen me partinë e Bamir Topit. Votimi elektronik garanton zgjedhje të lira? Nëse po, përse ndërkombëtarët thonë që jeni kujtuar si kofini pas të vjelave?

I bie që kjo grevë është dhe ndaj atyre. Ka dhe një pyetje djallëzore që e bëjnë kundëropozitarët mediatikë të shitur tek qeveria: Po ju përse nuk i bëtë zgjedhjet e lira sa kohë ishit në pushtet? Por, kjo ngjan më shumë si pyetje retorike, ndaj nuk ia vlen me vra mendjen për përgjigje. E fundit, a i konsumoi të gjitha armët e saj politike PD për t’u ngujuar në shesh? Ka gjasa që jo, sepse zgjedhjet e lira ndërtohen tek ai Komisioni i Reformës Zgjedhore, të cilin as PD, as PS nuk do që të përparojë, sepse vetëm ky ligj i sotëm dhe vetëm ky u garanton mandate qyl, pushtet që ngrihet mbi votën e mbledhur, por të panumëruar të partnerëve në koalicion.

Protesta e opozitës padyshim që ishte një zhvillim i shëndetshëm që i rrëfeu qeverisë nëpërmjet pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të qytetarëve që mëria popullore është e madhe. Vazhdimi i protestës, ngritja e çadrës, lënia e Gridës turni i tretë shkakton krahasime dhe do risjellë në aktualitet retorikën politike të qeverisë së dikurshme në një rast të ngjashëm. Është një mbrojtje e mirë për propagandën qeveritare dhe një mënyrë për të shkaktuar gaz mbi sakrificën e militantëve, tani që dhe moti nuk i ka ndihur. Por, si tha dhe Grida në orët e para të mëngjesit: “Ne jemi mjeshtra për protesta”./27.al

21 komente në “Me një këmbë në çadër, me një këmbë në “Crocodile””

  1. adi says:

    fole dhe ti more mavri
    o familje e degjeneruar do thuash dhe ti si jot shoqe nga lartesia e vjedhjes se kryeministrise ku doni te rini pa zbritur, se duhen varur te palma.
    fare bastarde.

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Pika opozitës
      Ka vajtur për lumë
      Krokodil e çadër
      Është shqyer shumë
      Pika opozitës
      Ka mbetur pa gjumë
      Hapur mbete shalët
      E Loqet në Sumë.

      ?????????

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Per zhvillimin e zgjedhjeve ne Shqiperi ka nje raport te nderkombetarve,mendimi i tyre ka qene dhe eshte busull orjentimi!
    Ne keto 26 vjet,asnjehere nuk kemi lexuar te shkruar nga nderkombetaret,se ne Shqiperi, nuk zhvillohen zgjedhje te lira dhe te ndershme !
    Kerkesat per standarte me te larta do vazhdojne dhe per shume vite.
    Ata qe jane futur ne çader,per te protestuar per varferine,jane te gjithe MBI PESHE !
    Çadra nuk do zgjidh as problemin e “fshehur” ate te shpetimit nga vetingu .
    Populli ka nje perceptim te shkelqyer,sa po pa ne proteste SHkelzenin & Argiten,e braktisi ate !

  3. Soni says:

    O Enkel,nje thirrje shqiptarce se ti me Idrizin sjeni shqiptare por “dum baben”. Erdogan. Kete e ka kuptuar jo vetem shqiptaret anembane qe ceshtja came eshte thjesht nje kauze qe te mbijetoni ju me leket e politikes dhe leket e Erdoganit por dhe gjithe bota. Te pakten ti i Enkel po te shajne jo vetem si i pabese por dhe ne familje kta Tironsit se sic duket te njofin,hiq dore nga 27.al morr burre dhe mbaj lart moralin e familjes sepse ne nuk te njofim dhe nuk dime gje por ata qe te njofin po te nxjerrin te pa larat ne portale dhe komente. Tung

    1. Djalli says:

      Po ti moj Sonu ” sorry” ku i merr keto informacione me Haxhi Qamilat tek
      kazani i Janulles. Greket bene aleance me Haxhi Qamilin kundra qeverrise
      Ismail Vlores,, apo nuk e dije kete???? Ke te drejte te merzitesh se te
      ka dale zezaku ne opozite.

      1. Soni says:

        Jam PD o djall cam,skam pune fare as me greker dhe as me erdoganet e tu

  4. Demi says:

    Ne pergjithesi dakort me ty . Por as me thua valle kaq i “trashe” e “budalla” duhet te jeshe qe te mos permendesh shkakun e vertete te protestes? Pra frika nga Vetingu.Apo nuk je dakort Kelo?Ke frike ta thuash apo je i pandershem. kjo eshte ceshtja?

  5. hajriu says:

    Ja raca e ndyre ,qe behet me kedo qe eshte ne pushtet.edhe kur ishit ne Greqi u bete me pushtuesit qe kishin pushtetin prandaj dhe e pesuat.kur bredh hu me hu eshte e vertetuar qe dikur te ngel brenda .prototip pabesie nuk ke cte thuash.

    1. tiku says:

      Hajriu nga Azia erdhi ne europe me shkembim popullsie dhe u be Jorgo.
      E vertete eshte qe Camet jane te pa-bese ja do te jap nje shembull te
      koheve te fundit, kryeministri i shtetit fqinje e thirri popullin per te
      votuar ne referendum per dalje nga euro dhe populli votoi po daljes,
      dhe krueministri i qendroi fjales se popullit dhe doli nga euro,,,, po po
      doli, aq sa del Hajriu ne anal.

  6. Besoj says:

    Nje artikull pa bosht. Kesaj I thone shkruaj te mbush faqen. Mund te jesh cfare te duash o Enkel, por jo gazetar.

  7. fcb says:

    Shume qau ky kur vdiq Olldashi , kur e pyeten cne ti qe qan kaq shume per Olldashin , Nuk duroj kur shoh gruan duke qare tha.

  8. Besjan says:

    Nje kembe ne Çader, nje ne Crocodile dhe nje ne Palme. O kronist protestash ! Por edhe ajo shprehja familjare e palmes duhet te kishte hyre ne kronike. Pse nuk i referohesh asaj ?. Krokodil ! Merrni vetem formen e enes ku rrini. Turp per kete lloj gazetarie servile ! Sahanlepires ! Hesht me mire se nxiton te shfaqesh lavir ne sy te pushtetit. Ja kalove ne kthese dhe vete Erjonit (Braçes).

  9. ben says:

    Enkelin e kam dashur, por qe kur u be vasal i Meros dhe i bie fuellit te tij, me ka humbur respekti per te. Edhe gruaja i ka kaluar ne partine me 5 deputete, nga te cilet 4 jane te kriminalizuar, keshtuqe s’ka si te beje ndryshe! E ka zene halli! Do mbijetoje edhe ai! Une do ta keshilloja…pak me respekt per veten!

  10. zef says:

    Aleanca e re parazgjedhore Lsi, PBDNJ, PR, DHE LUL SERBI.
    Te gjith keta jan njerezit qe ja duan te miren shqiptareve.

  11. Krio says:

    Kur e sho ne foto
    Me duket sikur thot
    Ua korba un

  12. Dani says:

    Kjo proteste ka kerkesa absurde.
    Do dale nje fiasko.

  13. Sabri Godo says:

    Populli Cam ka ne krah gjithe inteligjencen shqiptare dhe gjithe patriotet . Disa nga komentuesit e mesiperm ose jan injorant ose jane te shitur te greku

  14. Shigjeta says:

    Lul karabushi dhe sala bejne prova gjenerale se si do shkojne nga vilat e tyre ne cader , e kuptojne dhe vete se per pak kohe ne vend te cadrave do jene birucat, ma pak fjale , behen gati psikologjikisht …..

  15. Altin says:

    E ti Keli dhe Mesilda i dini mire keto se e keni patur kumandar…nje here ne ca vjet nderroni kahun sopas pusht(etit)…..

  16. Protesta edhe bufi e kupton eshte vetem frika nga Vetingu !

  17. Alban Hamzai says:

    Nje kembe andej ,nje kembe ketej Enkel Demi e Co e dine shume mire nga te paret e tyre .Ndersa deri me 1913 ishin,sic shkruajne autoret bashkekohore,te paret e tyre ishin “me turq se turqit “,kur turqit u shporen nga Epiri ,te paret e Enkel Demit e C0 I shkruanin Komisionit Nderkombetar te Kontrollit ,qe merrej me caktimin e kufijve jugore te Shqiperise me 06.11.1913 :” Do te luftojme me vellezerit tane te krishtere deri ne fund ,qe te shpetojme nga zgjedha e shtetit shqiptar dhe te gezojme lirine ne krahet e atdheut tone Greqise ” . Dhe kane te drejte:jane greko-turq .Shqiperine sot thjesht e perdorin per te arritur qellimet e tyre ,qe jane thjesht per prona (ashtu sikurse politikanet shqiptare e perdorin per te fituar vota) .Tani kembet Enkel e Co I kane nje kembe tek Turqia dhe nje tek droga .Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje