“Meta s’bën aleancë me Bashën. Debati është do dalë vetëm, apo me Ramën në zgjedhje?”

19 Shkurt 2017, 18:09Politika TEMA

Analisti Andi Bushati u shpreh skeptik me efektivitetin e protestës së tejzgjatur të PD­së si dhe tha që zgjedhjet në Shqipëri këtë herë do t’i ngjajnë zgjedhjeve të Putinit në Rusi dhe Erdoganit në Turqi. Kjo pasi sipas Bushatit, “Rama ka blerë jo vetëm mediat, por të gjithë antikorpet pranë tij”.

Lidhur me “Komunikimin Javor” të Ramës, analisti Bushati teksa foli në “Rubrikën e Opinionit” në studion e lajmeve në News24 tha se kryeministri pavarësisht se shfaqej si i qetë nuk ishte aspak i tillë pasi çalonte në argumentat e tij.

Dikush që përdor 3 argumenta që çalojnë në themel nuk mendoj se është i qetë pavërësiht nga pamja. Huazoi një tezë që e kemi dëgjuar nga Taulant Balla, që opozita bën protestë se nuk do vettingun.

Argumenti tjetër është paralelizmi që bëri me 21 janarin. Është pika më e fortë e Ramës që thotë se në fund të fundit këtu protestuesit dalin të lirë dhe jo si në 21 janar, por edhe këtu çaloi se demonstruesit e djeshëm nuk ishin si të 21 janarit, pasi ata sulmuan. Argumenti tjetër është zhvlerësimi i zgjedhjeve të lira. Ai bën sikur punët janë vaj, dhe zgjedhjet nuk vidhen. Zgjedhjet shqiptare i ngjajnë më shumë zgjedhjeve të Putinit dhe Erdoganit” tha Bushati.

Për Bushatin, zgjedhjet e 18 qershorit nuk kanë ndonjë suspancë pasi përveç se qeveria ka forcën politike, forcën e parasë dhe forcën e tëfortëve, janë dhe vetëm fajet e opozitës që i bëjnë këto zgjedhje të duken si me fitues të fiksuar.

A duhet që opozita të shërbejë si alibi që jemi një vend demokratik dhe a i duhet të hyjë në një palë zgjedhje që duket paraprakisht sikur i ka të humbura? Më 19 qershor çdo gjë do duket si normale për Edi Ramën që të thotë, ja e patë votimin dhe ne fituam. Ndeshet me një pushtet që përveç forcës politike, ka forcën e parasë dhe forcën e të fortëve. Opozita ka dështuar të krijojë një frymë revolucionare. Sot gjendet në pozicionin që është e paaftë të kthehet në një konkurruese të denjë. Duket sikur 18 qershori nuk ka suspancë, dhe rezultati duket si i fiksuar. Opozita për shkak të fajeve të veta duket jo konkurrente e fortë”.

Mos reagimi i LSI­-së

Është e njëjta gjë që bën LSI, nuk mban vendime të qarta, do një dorë ta ketë në bakllava e tjetrën në kadaif. Nëse ti ke një ndeshje kaq të madhe konceptesh. LSI gjithnjë këtë lojë ka bërë, dhe në çështjet kryesore të vendit ka bërë politikë pa u prononcuar. Nuk mendoj se Meta do krijojë aleancë me Bashën. Debati më i madh është a do dalë Meta vetëm apo me Ramën?

Bojkotimi i zgjedhjeve nga PD

Do tregonte që Shqipëria e qeverisur nga Rama nuk është vend normal, ku mediat janë të blera, vend ku gjithçka lidhet me shoqërinë civile është heshtur. Ka pasur debat për Torrën e Durrësit, s’ka më zëra që protestojnë. Rama rekruton jo vetëm mediat por edhe antikorpet pranë qeverisë. Rama i bën të gjitha, edhe artistin, e piktorin, e kritikun.

 

17 komente në ““Meta s’bën aleancë me Bashën. Debati është do dalë vetëm, apo me Ramën në zgjedhje?””

  1. Kapsi.Hal says:

    Zgjdhjet ishalla i bojkoton,keshtu i jep shanc nje partie si ajo e FRD-se qe te faktorizohet e ti zere vendin e PD-se.
    Po kjo nuk do te ndodhe,pikerisht per kete arsye.

    Ajo qe me neveritet me ty o And,qe me vjen per te vjelle,eshte urrejtja qe ke per Ramen qe te ka verberuar jo vetem syte por te ka mpiksur dhe trute. O palaco burre,po si nuk bertisje kaq shume kur nje zagar si Sali Berisha ishte ne pushtet qe vrau e preu,dogji e shpertheu,si nuk fole kur nje pis si Basha shiti detin,si nuk fole o qen kur u vodhen zgjedhjet ne Tirane,qindra milona euro u zhduken nga rruga e kombit nga ky kopil……po pse o zagar nuk flet nje here per reformen me te rendesishme te ketyre 27 viteve ate te drejtesise? Gjithmone me llum mllef e shpifje o pis njeri,edhe me djallin behesh o zagar kunder atyre qe nuk i pelqen,si nuk u bere nje here gazetar i vertete o trushkare…..ptu fare e keqe……….

    Per zgjedhjet prandaj thua te bojkotohen,pasi e di qe Ramen nuk e mundin dot,dhe nje funderrine si ti nuk do ta kapercente dot nje fitore te Rames,do pelcije nga inati,njeri i vogel,njeri kot.

    1. Kapit Tupalla says:

      Nuk kam çfarë të shtoj !

    2. ..... says:

      Nuk iken se ka hallin e presidentit Qe nderohet ne maj
      Spo e ze gjumi ate bashke me keta ne cader

  2. shaqo says:

    Idiot gazetar!

  3. kastriot says:

    po ti qe shkruan kunder dhe shume te tjere ku punoni kur gjithe mediat jane te kapura nga Edi.Ke ndonje informacin per te qene se do vidhen zgjedhjet.Apo e ke nga eksperienca e pd.Pse kaq mbrojtje per nje opozite kriminale.

  4. Qytetar says:

    Na hëngsh m….o vemje.
    Po pse dipas surratit tënd duhet të bëhet k.ministës një hajdut e vrasës ordiner.Apo të bëhet ministër Fatmir Medihoxhgjakatari.Ik ore bajgë.

  5. WEB1 says:

    Ajo që të lë me gojë hapur është që pushteti i ramës dhe jo pordhet e andi bushatit,nuk është akoma i konsoliduar ,pavarësisht reformave dhe 1milion votave .Politika e jashtme është për faqe të zeze,ekonomia për tokë,varfëri dhe skamja si ne vitet 90″ .Dhe vetingun po e bëjnë të tjerë sepse te ishte për ramen as edhe për 100 vjet nuk behej.Këto janë shifra qe te bejne te reflektohesh .Lul zuzari keto gjera i di dhe nuk duhet një shkollë e madhe te kuptosh sa pa meten ky kualicion ka mbaruar

  6. Drejtësia says:

    Ore turi vemje ça po na mbush mëndjen që krimineli i 21 Janarit paska pas të drejt që urdhëroi vrasjet.
    Ik ore gjak prishur ore bajgë e ndyrë.

  7. Dashi says:

    Andi Bushati po e tregon veten! Vemje e ndyrë

  8. albi says:

    Andi Bushati je njeri parazit dhe sahanlepirs . Per sa para te ka bler Saliu ty

  9. Lari says:

    Edi bërtiste se do t’i vidhnin zgjedhjet në 2013 por rezultoi që Saliu nuk ia vodhi dhe Edi fitoi. Problemi më duket është te PD që vazhdimisht po gjen shtegjet e gabuar për të fituar. Kryetari i tanishëm është dështim total, por vazhdimi i udhëheqjes faktike të PD nga Sali Berisha është gangrena e vërtetë e PD.

    1. votren(prifti spanjoll) says:

      Lari,nuk mund ti vidhte se do e bente me kenaqesi si e kishte bere dhe me pare por,diferenca ishte aq e madhe sa nuk i mbulonte dot.Nuk ka shkelqyer Edi Rama.Por ka nje alibi dhe te vertete bile.Mori nje vend me ekonomi te shkaterruar,me nje borxh publik mbi 70%,me nje borxh te fshehur mbi 300 milion euro.Me nje sistem drejtesie qe vetem ashtu nuk mund te quhej,etj etj etj.

  10. petrit says:

    Demostrim Anti-Veting ! skane faj i ka lene pa gjume . duhet sabotuar me cdo kusht , por jo ,Vetingu do behet . Pasurite e vjedhura do dorzohen , vendet e punes ne drejtesi do lihen , abuzuesit do ndeshkohen .

  11. andrea says:

    oooo bushati nese ka prokurori duhet te veproje o i marre,, ,,ishin te dhunshem,, e vertet por te vrarit e asaj proeste nuk ishin afer rrethojes, pse si i pavarur kurre nuk reagove, apo pse nuk po reagon tash ,,, keta te vijne prap ne pushtet, ceshtja e detit , e naftes e rruges s e kombit, gerdecit trebicka 21 janari, cez. e shume te zeza te tjera, ti i pavarur kuuuuuurrrrrrrrr edhe ti nje anti shqipetar

  12. grand says:

    O Endi qe s’ te blen kush! Se di pse!
    por kam nje pyetje dhe nje kerkese per ty:
    Me gjej vetem njehere nga te gjithe folsit e protestes me ne krye Bashen, dje dhe so, proncime te personave ne cader, grida, sal, mediu, basha, noka, etj qe te kene permendur vetem njehere, njehere flalet: ‘Reforme ne drejtesi” dhe “Veting”…? Nese gjene t’i bje te gjitha hallall!
    Kerkese: Shko ke cadra dhe beretit “Reforme ne drejtesi dhe veting? Por perpara porosit te jete ambulanca afer.
    Nje pergjigje e sakte pa e dredhur si klysh kurve, une do te beje hero!

  13. pedro i ri says:

    Analist qe corjenton me argumenta. Le te prononcohet alalisti se cfare mendon ai vete ,,, cfare eshte me mire per Shqiperine ?

  14. Bardhi Tolabi says:

    Me te vertete i beson ato qe shkruan,o budall i Mediut dhe nipi i Hisniut?
    Po cfare shtypi ka te blere Edi Rama,kur te gjithe ju palo analiste e gazetaruce,i jeni versulur te gjithe e nuk thoni e nuk flisni per asnje arritje te kesaj qeverie,nuk flisni e nuk thoni kurre me ze dhe figure,se kush eshte e keqja e ketij vendi e populli,kush e ka qeverisur ne 23 vjete dhe ku eshte ajo sot,cfare bene qeverite e mepareshme,te majta e tedjathta e cfare ka bere Edi Rama vetem ne keta 3 vjet e gjysem,cili eshte vleresimi i institucioneve politike dhe financiare nderkombetare per kete qeverisje dhe t’i ballafaqoni me ato qe kane shkruar dhe folur per te mepareshmet…
    Ja per te gjitha keto,ju jo vetem nuk jeni te blere nga Rama,por ju jeni te blere nga opzita e sotme,nga Berisha e Lulushja,nga Like floriri e sekseret e tyre…
    Prisni,se do “bjere” qeveria e Rames,prisni,se keshtu priste dhe dhelpra,mbrapa dashit,me shprese se do i binin atij koqet e t’i hante ajo.Keshtu prisni dhe renien e Rames,por kot qe lodheni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje