Monologu i Ristanit tek pjesa e pasme e çadrës

19 Shkurt 2017, 20:23Antena TEMA

Pas thirrjes së Doktorit drejtuar Ilir Metës, që të braktisë qeverinë dhe t’i bashkohet protestës, në çadrën e protestës plasi entuziazmi. Shumica e protestuesve që kishin pirë gjatë ditës filluan të kërcenin këngën e Baftjarit.

Flamuri po dëgjonte i çuditur këngën “Baftjar, Baftjar, ti je i paparë”…

-Kush është ky Baftjar, që na qenka bërë i famshëm?… Çfarë ka bërë ky më shumë se unë….? Si ka mundësi që pas atij burrit i këndojnë Baftjarit, pyeti Dj e çadrës.?

-Më duket se është me LSI tha DJ, se ma kërkuan sapo Doktori i bëri thirrje Ilir Metës të vijë me ne.

-Aha kuptova. Qenka si unë tek LSI, tha me vete Flamuri. Dakord respektojeni.

Ndërkohë Ben Ristani po qëndronte i çoroditur para çadrës. As hynte as dilte. Dukej që ishte rënduar nga pija. Çadra i dukej si “Octobër fest” ku të gjithë ishin tapë nga birra.

Kalonte njëri dhe i thoshte “futu brenda!”.

Ristani nuk lëvizte.

Dilte tjetri, i thoshte “dalim jashtë!”.

Ristani nuk lëvizte.

Aty kaloi dhe deputeti Ruli, i cili e pyeti se çfarë kishte që rrinte aty.

-Nuk kam asgjë,- tha Ristani. Po jam në dilemë, a do vijë me ne Ilir Meta, apo jo?

Dulja e thirri, Nard Ndoka e thirri, Doktori e thirri. Unë nuk e di çfarë do më ai, mo burrë.

-Çtë të them biro, i tha Ruli. E vështirë është.

Ai në këto momente ka dilemën që ke ti kur shkon i pirë në shtëpi dhe qëndron tek dera duke menduar me vete:

“Të hyj brenda e të pallohem, me atë që nuk e shikoj dot, apo të dal në rruge  e të shikoj ato që nuk i palloj dot”.

 

 

 

 

 

 

3 komente në “Monologu i Ristanit tek pjesa e pasme e çadrës”

  1. Theo says:

    O Mero, Je i madh, eshte kaq e bukur sa nuk mund te gjesh tjeter gje me filozofike te pershkrimit te mentaliteteve albanistane berishiane qe ti i njeh kaq mire deri ne ADN.
    Faleminderit per keneaqsine qe me dhe sot

  2. HAHAHA,,,E BUKUR KJO,,APO ME ATO QE NUK I PALLOJ DOT,,,,PO CA DO PALLOJ KY, KY RSHTE 7 BALL PER DITE

  3. Po dal pak nga Tema Z. Baze! Me falni! Burime te PD dhe Lapsi.al, thone se: – Sali-basha kane paguar nje shume te majme per te botuar kete shkrim te njerit prej shkrim beresve te Bashes,emri i te cilit mbahet sekret! Thone se ja kane derguar “wikileaks:-it me pare e ka pare dhe Putini me Ivanovin! Ka kaluar dore me dore ,nga Fevziu tek shkullaku qe ja ka dhene Lubonjes i cili e ka diskutuar me Yllin dhe Bushatin! Dhe aty ka ndodhur rjedhja e pare! Njeri ka dekonspiruar! Agjentet e Berishes ,sepse nuk ka pasur besim tek Basha,kane zbuluar se disa ish sigurimsa nuk e paskan harruar zakonin e vjeter! Komentesi ARI i lapsit.al ka ofruar ndihmen e tij per redaktimin e tekstit dhe eshte perpjekur te fute fjalen ‘negjmije’, por ka kundershtuar Andi si nip komunisti. Andi ka kundershtuar Bushatin per ta botuar ne Lapsi.al si zbulimi me i madh! Te presim dhe shohim. Eshte futur ne loje edhe dikush tjeter… Kaq per sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje