Protesta me karmin e me bunda!

19 Shkurt 2017, 09:14Politika TEMA

Nga Kimete Berisha

1.Në protestë dilet e veshur me xhinse, me bluza të gjëra e të shqyera dhe me mbishkrime rebeluese, me flokë të shprishura, të lidhura bisht-kali, ose gërshetë si Shota, e nuk dilet, si katundarja Grida Duma, në protestë me frizurë-figaro, me shtiklla, me bundë ngjyrë mjalti (që bjen në sy prej aeroplani), lidhur me kallan në bel shtërngueshëm si karatiste (për t’i theksur të pasmet e saj, që të mahniten me to fukarenjtë e protestës).

2.Protesta në Tiranë filloi me intonimin e himnit kombëtar, që ishte si kushtrim për luftë ndaj armikut të jashtëm, e jo protestë për probleme të brendshme. Nga lufta largohet veç ai që është ‘tradhtar’, prandaj protestës iu bashkangjit edhe kryeministri Edi Rama.

3.Kryeministrit shqiptar aq shumë nuk i ‘ha palla’ për ta, nuk ia ndin, nuk i përfill dhe nuk i bën hesap (sepse i njeh), sa e dha ‘live’ dhe e reklamoi protestën e opozitës direkt në faqen e tij në Facebook.

4.Askush nga ‘ne’ nuk e mori vesh se përse po protestojnë shqiptarët demokratë?

Sikur të ishte e qartë se pse po protestojnë dhe çfarë i ka shtyrë ata të durojnë kaq gjatë, së paku do ta dinim çfarë po ndodh!

6.Lulzim Basha në fjalën e tij hyrëse nja dhjetë herë e ngriti gishtin tregues përpjetë (jo dy gishtat siç lypset nga ai), si porosi e qartê se ‘Allahu është një’.

E Allahut (dihet), i mjafton gishti (pingul) i Lulzim Bashës, nuk ka nevojë Allahu që Lulzim Basha ta ketë edhe zërin e mjaftueshëm ta shpreh me fjalë ‘mesazhin’ me gisht.

Se, gishti flet vet!

6.Janë plakur shqiptarët.

Protestat s’janë më kreative, s’janë interesante, janë protesta solemne, monotone dhe të plakura.

Kemi nevojë për ‘diçka të re’. Diçka që na çon peshë.

Nëse për shembull protestojnë fermerët (se siç thashë ne në Kosovë nuk e morëm vesh pse po protestohet atje), kanë mundur ta ‘sulmojnë’ ndërtesën e Kryeministrisë dhe policinë me qumshtin e lopëve të mjelura drejtpërdrejt në vend të ngjarjes.

Paramendo qumshtin duke dal nga sisa e lopës e duke përfunduar në fytyrën e policit direkt.

Vjedhni ide. Lajeni flamurin me sapun, për shembull…

Zhveshini pantallonat dhe fustanet, kthejini prapanicat cullak në drejtim të Kryeministrisë, si shenjë proteste ndaj përgjimeve, shembull, varësisht për çka po protestoni!

7.Të plakur, të pasur, veç dhjam e mbipeshë siç janë, pas Sali Berishës, gju m’gju me popullin u ulë edhe Fatmir Mediu, i cili në protestë merrte pjesë i veshur me ‘kat tesha’ dhe kravatë. Plus, kurrë pa pushuar përtypte çamçakëz.

Tamam si ‘mangup’ i vuajtur nga ushqimi i tepërt!

Ja, kush proteston sot në Tiranë. Dhe, kush i mashtron fukarenjtë e shkretë!

8.Lulzim Basha ka vendosur t’u prijë protestuesve, siç tha pesë herë ‘kam marrë vendim’, do të thotë të ‘sakrifikohet’ dhe flijohet për ta, dhe sakrifica përfshin edhe qëndrimin në tendë.

Deri nesër, pasnesër Bashës i dalin thinjat, po ta garantoj, prandaj s’ka si nuk pauzon nga protesta, të largohet nga tenda (për tri-katër orë), derisa të shkojë te floktari që t’i lyej rrënjët e flokëve.

9.Sali Berisha është i fascinuar me Lulzim Bashën, për të cilin e sakrifikoi Partinë Demokratike.

E mori n’qafë. Siç të merr në qafë çdo dashuri e madhe.

Nuk heq dorë nga ai, anipse e sheh, siç e shohim të gjithë ne, se Lulzim

Basha nuk është i lindur të prijë.

E që plakut i ka hije vetëm të jetë i urtë, e jo të bëjë si revolucionar, kjo s’do koment.

Plak dhe revolucionar, ku ka më karikaturë!

P.S. Edhe ne të Kosovës jemi plakur. S’qemë të zottët ta largojmë nga pushteti një plak.

Sikur të ishim të rinj s’do të na manipulonin pleqtë!

27 komente në “Protesta me karmin e me bunda!”

  1. Arber I says:

    Mos e merrni kaq lehte Lulin, sepse mbrapa tij jane Serbia, Greqia dhe Rusia;
    sa ta marre vesh Tramp mavria, iku Shqiperia!

  2. vezhguesi says:

    Hajde moj kimete qe sna ben dot per vete.
    A se kupton qe ne 2013 votat ju dhane Rames se ju duk me i mire nga Berisha i bjerrur? E a se kupton akoma qe Rama doli me i lig nga Berisha e njerezit kan filluar me kohe te shohin nga Basha se ju duket me i mire nga Rama i super bjerrur nga bemat e veta?
    Beni derr der derr sa te doni njerezit ju kane braktisur tashme e te vetmen gje gje keni ne dore te vidhni zgjedhjet sdo ju lene ta beni.
    Kjo eshte loja Kimete qe po flet me vete.

    1. Futja kot says:

      Paske pare bythen e dacit o vezhgues qorr.

      1. Goni says:

        Hahaha, do ta kenë përdhunuar të shkretin vëzhgues

    2. Po,Po says:

      Nuk kane nevoje te vjedhin votat keta te PS-se , sepse njerezit i
      votojne jo se adhurojne Edi Ramen , por urrejne me gjithe fuqine
      e shpirtit , spiunin serb te Vicidolit qe e shkaterroi me themel
      kete popull e kete vend ! Ne se PD-ja do te kishte ne krye nje
      atdhetar te vertete shqiptar , te jini te sigurte , se ate do e
      votonin shqiptaret !

  3. adi says:

    e paska leshuar doren me euro kr rilindasi keto dite ne kosove. dje albana sot qimetja.
    kr rilindas sikur gjysmen e parave qe ke shpenzuar per papagallet, ta shpenzonte per investime per ata qe e votuan nuk do ishe sot ne pike te hallit qe te mundoheshe tju mbushje mendjen barkthareve qe jane te ngopur.

  4. ADN says:

    Si the; plakut I shkon urtesia? Fjale e mencme. Curcilli thote se: Te rinjte jane per lufte, te moshuarit per keshilla. Po te ne eshte ndryshe. Dhe e di pse? Do pushtet pleqeria.

  5. Angjelini says:

    Shkrim perfekt Kimete. Une jam kundra Rames per shum gjera qe populli e votoj ti bente por deshtoj. Rama u votua masivisht per te bere drejtesi per te gjitha zollumet e mafjes Berisha dhe oborrit te tij dhe nuk beri absolutisht asgje. Por ti shkosh mbrapa Lulezim Bashes dhe plakut vrases-hajdut-spiun Berisha kjo eshte per te qare. Populli duhet ta kuptoj se problemi I PDs eshte se nese zbatohet vetingu mund te ndeshkohet rende. Siq thote e nderura Kimete ata nuk dalin per hallet e populit. Perkundrazi, popullin e urrejne. E kane treguar me dhjetra here. Nga thyrja e embargos kundra ish Jugosllavise deri te piramidat, Gerdeci dhe vrasjet.

  6. druvari nga brrari says:

    vari mor cart mer !
    dava shqiptarsh !
    si tha xhorxh w bushi kur erdh n shqipni dhe u befasu nga trajtimi prej perendije qe I ben shqiptaret fukarenj?
    -shqiptare !- tha bushi. a thu se po thoshte “fukarenjt. gjynof. t vujt. car mizerlliku.” dhe ftyra I mori pamjen e nje meshirxhiu qe ngushllon lypsarin me disa qindarka dhe me nje portret te vrenjtur dhimbshem per fatin e pafat te tjetrit.
    edhe kta -shqiptare jan-!
    njerz qe s dijn ala sesa keq jan.
    kurse lul bytha e bt,ose me mir Lul Bythbuti me flok xhelatinoz,qesh per s brendshmi me nje qeshni te peshtir

  7. Ina says:

    Ah, moj Kimete! Shqiptarët kanë rrjedhur!
    Ti nga jashtë e kupton më mirë situatën,se disa nga ne brenda.
    Në Shqipëri ,janë ndarë një herë e përgjithmon majtas e djathtas.Nuk ka shans të ndryshojnë ekipet.Trinerët e ekipit të djathë,ose më mirë PRONARËT, janë kaq katil,përpunojnë dhe hipnotizojnë kaq poshtërsisht ndjenjat e lojtarëve të rraskapitur të tyre,saqë ata të shkretë mbyllin sy e veshë dhe vetëm si papagall përsërisin fjalët e Papagallit mendje lehtë,por buzëgaz,i cili përsërit ato të Papagallit plak hidhcak dhe zëmërak. Do vijë dita të mendojnë me mendjen e tyre të vuajturit?! nevojtarët?!për çudi më të varfrit?!Shkruani se na ndihmoni!Faleminderit që sjeni indiferent!

  8. eg says:

    Kimete, nuk i heq asnje presje shkrimit tend.

    Kur pashe te intervistohej nje perfaqsues i PD per te drejtat e njeriut te nje qyteti verior (nuk me kujtohet ekzaktesisht), mendimi i pare qe me erdhi ishte. Po ky qenka veshur sikur do shkoje ne banket, jo proteste.

    Cepi i bardhe i shamise i dilte nga xhepi i xhaketes se kostumit dhe floket shkelqenin nga brilantina.

  9. Kris says:

    Patjeter me Griden,Bumcin,Ristanin,Strazimirin dhe lista e berishisteve medioker eshte e gjate! Patjeter prape nje epoke berishiane! Patjeter qe raca me e poshter shqiptare te na udheheqe prape! Keta njerez qe e kane vendin ne burg?! Patjeter qe hollandezi qe punoi kunder Kosoves do te largohet menjehere nga Sala sapo te “marrin” pushtetin! Eshte frika nga drejtesia e re ! Asgje me shume! Pse e krijoi Berisha Bathoren?!

  10. komandanti says:

    Bravo Kimete. Respekte per ty. Ne Shqiperi nuk ka me gazetare e analiste. Jane blere e shitur te gjithe. Askush nuk analizon realitetin e hidhur te shqiptareve ku i mbyti mafia politike dhe korrupsioni. Sot protesta nuk ka te beje fare per fatin e zgjedhjeve te ardhshme. Sot kerkohet rrezimi i qeverise per te ndaluar reformen ne drejtesi qe po ju troket tek dera cdo politikani, gjyqtari apo prokurori qe jane pasuruar keto 25 vite te “demokracise” sa as ne enderr nuk e kane pare ndonjehere. Populli i zhytur ne mjerim ka humbur shpresat per te ardhmen dhe i ka syte nga kurbeti.

  11. lulja says:

    Thjesht, duke lexuar kte shkrim. pa qene tifoze e Lulit apo Rames, pra shume neutral.
    mendoj qe niveli i te shkruarit esht shum i dobet, kjo gazetaruce perdor nje fjalor , sikur te jet ne ndonje mejhone si dikur.apo ne ndonje kafene lagjeje….pa pik ETHIK-e.
    Nuk arrij te kuptoj se pse i jepet kaq hapsir ne Media ktij niveli SKANDALOZ !!!!

    1. lola says:

      Si fillim meso te shkruash shqip.Se dyti ,shkollohu se je nje cope injorante ne gjuhen dhe letersine shqipe.Kur them shkollohu d.m.th derdh djerse per marrjen e diplomes qe te kuptosh pse i jepet hapesire ketij talenti.

  12. vlora.vlora says:

    o kurve po s behet protesta me pardesy dhe duke u pispillosur ,

  13. artan says:

    Hallall KImete. Si perhere e shkelqyer.

  14. dash says:

    Bravo Kimete! Kemi shume qelbesira..Rama mund te kete deshtuar Po nuk eshte kriminel dhe eshte sidoqofte patriot (Duke pas parasysh kush eshte nga ana tjeter ndoshta smund te bente me shume ,mafia shqiptare ne cdo qelize te shtetit. E seshte kollaj ti prekesh)

  15. aqif tahipi says:

    Respekte Kimete per profesionalizmin.Ketej kufirit ,tek ne , shumica e anal isteve jane [email protected]@rizuar krejt .Ne fakt nuk mund te fajesohen per dashurine e tyre per doktorin dhe lylin ,se ky doktor i ktheu nga mesues gjuhe letersie per klasat e pesta ne miliardere dhe anal iste .

  16. Salma says:

    Brilante! Gazetari e mirefillte! I ka vene pikat mbi “i” me nje sarkazem dhe humor fin e gjithe klas. Te lumte pena Kimete!

  17. nesër says:

    BRAVOOOOOO. !!!!!!KIMETE
    Krerët e opozitës i tremben VETINGUT.
    Ata janë kampionët e zgjedhjeve të dhunuara.

    HARRAM U QOFTË!!!

  18. dori says:

    Katunare byth shtremt kurvic qe 17 vjec Ulerima e Partis esht turni i 3 se e nen mir ate pun ajo naten. Niveli me i ulet i PD qe ka fut superkurven e shqipris.

  19. as mish as peshk por rilindas says:

    Bravo Kimete se e ke qa. Mos shkruaj me per mender protesten e Hajduteve qe rrezikojne burgun.

  20. tomori i beratit says:

    Shkrim PERFEKT i Kimetes.Ndersa sa per Vezhguesin duket qe eshte Burr dhe Bir Kurve sepse ben barazim nje vrases si saliu me nje demokrat si rama

  21. populli says:

    Shkelqyeshem Kimete ! Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje