Protesta, PD ka gati planin për grevë urie

19 Shkurt 2017, 10:25Politika TEMA

Opozita shqiptare radikalizon dhe ekstremizon aksionin e saj politik, në përpjekje për të detyruar koalicionin PS-LSI që të dorëzojnë pushtetin, për krijimin e një qeverie të përbashkët.

Partia Demokratike ka vendosur të ngujohet para Kryeministrisë, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë një grevë masive urie.

Në shkelje të lejes së dhënë nga Policia e Shtetit, për afatin dhe modalitetet e protestës, organizatorët e protestës, në drejtimin e ish-drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, ngritën një çadër në bulevard, para Kryeministrisë.

Ata kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, e cila sipas PD, do të garantonte zgjedhje të lira dhe ndershme.

Me sipërfaqe disa qindra metra katrorë dhe disa metra e lartë, në këtë çadër qëndrojnë të rinj të FRPD, militantë, anëtarë forumesh dhe deputetë.

Herë pas here tek çadra do të shkojnë edhe ish-kryetari i PD Sali Berisha dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Çadra është quajtur nga të rinjtë e FRPD: “Shtëpia e re e demokratëve, çadra e lirisë, qëndresës dhe protestës”.

Edhe pse ngritja e çadrës, ku do të qëndrojnë një numër i kufizuar protestuesish, është një strategji e përdorur nga Partia Socialiste, gjatë qeverisjes së djathtë, opozita pretendon se po zbaton skenarin rumun.

Përfaqësues të opozitës, konkretisht deputeti Luçiano Boçi dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi kanë paralajmëruar mundësinë e kalimit në një grevë urie.

“Tek çadra do të ketë grevë urie, ne nuk largohemi. Protestuesit nuk do largohen nga Bulevardi deri në rrëzimin e Edi Ramës”, tha Boçi.

Deputeti tjetër i PD Ristani ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri sa të largohet qeveria, ndërsa Aldo Bumçi ka nënkuptuar kalim në një aksion dhune. Ai tha se nëse Rama nuk largohet butësisht, do të përdoren, sipas tij mjete të tjera për ta larguar.

11 komente në “Protesta, PD ka gati planin për grevë urie”

  1. Albania says:

    Aldo Bumci kerkon dhune? Po mire o alduc provoje se ne p…dh te sateme do veshe, partia juaj qe nga viti 92 e deri me sot vetem dhunen ka njohur qe do te thote se ju juk jeni parti politike por nje organizate e mirefillte kriminale qe keni frike nga zgjedhjet e lira dhe si gjithmone kerkoni dhune dhe destabilizim….

  2. Usa says:

    Aman vetem ate mos e beni. Ah rrace e qelbur po i gjithe halli eshte te Vetingu. Nuk keni nga ja mbani e ka mar Amerika ne dore.

  3. Tony uk says:

    Jo ore langaraqe nuk iken Rama se doni ju,E ka votuar populli dhe do ta votoje prape.
    Une skam qene ndonjehere per te votuar,por kur shoh kriminelet qe kerkojne te marrin pushtetin me dhune do vij te votoj dhe bashke me mua dhe shume shqiptare te tjere.Keta te Pd se kuptojne se sa here qe folin i shtojne votat Ps.
    Keta jane drama e fundit shqiptare!!

  4. Meri says:

    Po emri i cadres eshte i gjetur mire, cadra e lirise demokracise dhe hajduteve Berisha. Komplimenti.

  5. Kritiku says:

    Duhet te ngrihen shqiptaret e ndershem dhe ti marrin perpara cubat e PD-se. Te mos lejohet qe qeveria e dale nga vota e shumices, te kercenohet nga cubat e maleve. Nuk duhet lejuar ne asnje menyre qe te kthehet PD-ja ne pushtet, sepse kjo do te thoshte shkaterrimin perfundimisht te Shqiperise.
    Nese shqiptaret duan qe te jetojne te qete, duhet qe te dalin ne mbrojtje te shtetit. Ku jane intelektualet shqiptare, qe u struken duke lene qe barbarizmi te shkaterroje Shqiperine?
    Ngrihuni shqiptare dhe shpetoni shtetin! Mos rrini mbas kompjuterit dhe beni sikur denoni veprimin e paligjshem te PD-se, por dilni ne rruge dhe tregoni forcen tuaj. Jo fjale por vepra!

  6. luli says:

    do shkoni ne origjin ju pd dhune fashizem u zente haka e njerezve te vujtur o felliqesiat e kombit posht pd jashte ligjit ne burg halet e pd lul basha bumci ene tan deputete e pd pjesa injorante e popullit don pd halabaket kriminelat hajdutet jan te tan me pd vetingu do tu tregoj kush jeni ju pd fashistat u shofshi me gjith racat tuja fashista

  7. Xhemi says:

    Ide gjeniale……..
    …… ne krahasim me burgun, greva e urise eshte me e lehte.

  8. kashnieti says:

    Ristani te hyje ne greve urije keshtu len dhe alkolin ai pijanec

  9. kashnieti says:

    Ristani te hyje ne greve urije keshtu len dhe alkolin ai pijanec

  10. LORA says:

    Rrejne vedin,se po kane te bejne me nano-kurvat.
    Vetem ky kurvllik transparent u ka mbet,ne raport me Vetting-un dhe reformimin qilizme ne drejtesi.

  11. Ed tironci says:

    Hajde nja 1000 cecene me pak!!bojeni greven ene vdekshi ishalla!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje