Protestë sterile

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Denis Dyrnjaja

Pas natës së parë me pica, qofte dhe këngë dasmash, kupton që kjo protestë e opozitës nuk do të prodhojë rezultatin e pretenduar. Një protestë pa piktakim ose përplasje mes polesh nuk prodhon asnjë produkt, është nul. Për të treguar se protesta është qytetarë dhe civile, jo e dhunshme dhe demokratike organizatorët e saj kanë bërë këtë strategji e cila nuk është parë kund. Pra ky është një rast hibrid revolte. Në të tilla kushte qeveria nuk ka kurrfarë shqetësimi. Madje nëse poshtë në tendën e protestuesve hahen ushqime qebapi, lart në godinën kryeministrore, ministrat dhe shefi i tyre mund të hanë kokoshka e të sodisin protestuesit e opozitës nga dritaret e kryeministrisë. Pra në këtë mënyrë palët mund të vazhdojnë të qëndrojnë përballë pa shqetësuar njëra-tjetrën pa limit, ose deri kur t’iu mbarojnë qoftet dhe farat. Dhe sigurisht që më komode dhe më e fituar në këtë betejë publike del qeveria.

E vetmja bezdisje që ajo do të ketë është zhurma akustike e këngëve popullore që me gjasë në orare të ndryshme të ditës mund të mos jenë në shijet e ministrave dhe nga pamja vizive një çadër që rri aty poshtë godinës, që më shumë në fakt iu krijon problem qytetarëve me bllokim të bulevardit sesa vetë qeverisë. Kompleksi se protesta me konfrontim ballor do të merrej ose interpretohej si tentativë dhune e opozitës ndaj institucioneve, e ka shtyrë PD të krijojë strategjinë e një proteste të tredhur dhe sterile që nuk do të prodhojë asnjë rezultat përveç se do ezaurojë nervat e saj dhe do t’i shtojë malit të protestave pa rezultat një më tepër. Si pasojë e ngjarjeve të së shkuarës opozita është e ndrydhur dhe e pafuqishme për të protestuar në mënyrë klasike si kurse ndodh në Athinë, Paris, Bukuresht e gjetkë. Qeveria dhe Opozita në kushtet e sotme ngjajnë në rrugëtimin e tyre si dy drejtëza paralele që nuk do takohen asnjëherë, deri në Zgjedhjet e Qershorit, kur palët do të përballen në kutitë e votimit.

Pra protesta mund t’i shërbejë opozitës për të testuar gjendjen e saj, konsoliduar shtresëzimin brenda vetes dhe konfirmuar lidershipin e saj, por jo misionit të deklaruar për rrëzimin e kësaj qeverie. Sa për qeverinë protesta nuk krijon kurrfarë frikandjelljeje dhe kjo duket në qasjen e saj tolerante për çdo aspekt, deri në atë pikë sa kryeministri zgjedh të bëjë share fjalimin e kundërshtarit të tij politik, si për t’i dhënë një dorë në publik që edhe ky mund të ketë të ardhme një ditë!/dritare.net

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Protestë sterile”

  1. andromeda says:

    Pse, çkërkon zotrote? Luftë civile? Mirë me kaq, se mund të përshkallëzohet dhe me greva urije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *