Rama: Respektoj demokratët e thjeshtë, por PD luan teatrin e virgjëreshave. Çadra s’do i mbrojë dot nga Vettingu

19 Shkurt 2017, 17:23Politika TEMA

Komunikimin e tij javor, kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar protestës së organizuar një ditë më parë nga opozita me kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke e quajtur si qesharake arsyen e kësaj proteste, Rama theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të lira e transparente pavarësisht bllokimit të komisionit të reformës zgjedhore pikërisht nga opozita.

“Më tingëllon qesharake, protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A ka pasur ndonjë shqetësim nga ndonjë partner për cenimi e zgjedhjeve? Absolutisht jo.”

Rama ka shprehur respekt për qytetarët që dolën ditën e djeshme në protestë, por ndërsa vlerësoi se edhe ata e duan Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, theksoi se janë pikërisht ata që e organizuan këtë protestë që nuk e duan një gjë të tillë.

“Të bërtasësh sot për varfërinë, korrupsionin, dhe të jesh kundër reformës e vettingut është kulmi i hipokrizisë, në një mjet për të mbrojtur përfitime personale”, u shpreh Rama duke theksuar se “çadrat në Bulevard strehë për t’u mbrojtur nga Vettingu”.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Dje e pamë të gjithë një protestë të thirrur prej opozitës prej javësh e cila na bëri dallimin me protestën e 6 viteve më parë kur protestusit u vranë barbarisht, u plagosën e u rrahën, dhe pse s’bënë asgjë më shumë se qytetarët që u mblodhën dje në Bulevard.

Në një shtet normal nuk është privilegj, por një e drejtë elementare, që opozitës të mos i cenohet asnjë fije floku, pavarësisht protestës apo retorikës së përfaqësuesve të saj. Kurrë s’duhet të përsëritet historia e protestës së dhunshme.

Përse një protestë?

Këtu kam një problem, jo me demokratët, por me udhëheqësit, sepse më tingëllon qesharakë që këta udhëheqës protestojnë kundër qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush është kundër tyre? Ka pasur për më tepër ndonjë shprehje shqetësimi nga OSBE ODIHR, apo institucion ndërkombëtar, për ndonjë cenim të zgjedheve?

Absolutisht jo. A ka ndokush ndonjë fakt konkret që mund të shërbejë si provë që zgjedhjet ardhshme do ndalohen të jetë të lira dhe të ndershme? Absolutisht që jo. Opozita ka braktisur që në krye të herës komisionin e reformës zgjedhore. Për më tepër, udhëheqësit e protestës së djeshme kanë një bilanc personal dhe politik shumë të dobët, për tu harruar, në raport me lirinë dhe të drejtën e protestës si dhe standardet e zgjedhjeve.

Ç’është kjo zhurmë e përhapur artificialisht?

Unë e kam një përgjigje, udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet dhe në qeverisjen e tyre Shqipëria ka bërë shumë pak progres, ka përjetuar shumë dhimbje prej plagëve të qeverisjes së tyre. Ata e dinë qe njerëzit sot në Shqipoëri kanë halle, por e kuptojnë dhe vlerësojnë që më në fund ka një qeveri që po përpiqet të bëjë shtet. Udhëheqësit e opozitës e dinë se reformat tona prekin fije interesash të errëta dhe po përpiqen ta përdorin këtë shesh si shesh për të bërë përshesh. Reforma në drejtësi dhe vettingu janë shprehja për të bërë shtet dhe fantazma për gjumin e atyre që për 25 vjet e kthyen drejtësinë në mjet për të përfituar në kurriz të këtij populli, socialistë e demokratë. Vettingu do të pastrojë këtë politikë.

Reforma është një vijë e qartë ndarëse mes Shqipërisë që trashëguam nga udhëheqesit e protestës së djeshme.

SHBA dhe BE e mbështesin dhe do ta garantojnë këtë reformë me monitoruesit e tyre, bazuar me kërkesën tonë për ndihmë.

Ata që erdhën dje në Bulevard e duan reforman në drejtësi dhe vettingun njësoj siç i duan ato edhe unë e shumë të tjerë, ndërsa ata që i thirrën në protestë nuk duan as reformën në drejtësi dhe as vettingum që do largojë përgjithmonë nga drejtësia gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ata duan t’i mbrojnë me çdo kusht të korruptuar në Pallatin e Drejtësisë dhe siç i keni parë janë gati t’i hapin luftë Amerikës dhe Europës me lloj lloj shpifjesh dhe akuzash qesharake.

Të gjithë këtë e maskojnë me thirjre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një kohë kur bota demokratike na kërkojnë reformën në drejtësi dhe nuk kanë shprehur ndonjë pikëpyetje për zgjedhjet e qershorit.

Ato do të jenë më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjërë pavarësisht nga bllokimi i reformës zgjedhore nga udhëheqësit e protestës së djeshme.

Ato do të jenë një zgjedhje shumë e qartë për të ardhmen e qytetarëve.

Ne jemi me krenari një qeveri që mbështet pa asnjë rezervë reformën në drejtësi. Do nisim me zbatimin e Vettingut.

Të bërtasësh sot për varfëirinë, korrupsionin, dhe të jesh kundër reformës e vettingut është kulmi i hipokrizisë, në një mjet për të mbrojtur përfitime personale

Çadra në Bulevard strehë për t’u mbrojtur nga Vettingu.

Do të kërkojmë një mandat tjetër në 18 qershor për Shqipërinë. Përmes reformave tona ne do ta fusim Shqipërinë me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Asnjë hap prapa në përmbushjen e themeleve të një shteti modern.

40 komente në “Rama: Respektoj demokratët e thjeshtë, por PD luan teatrin e virgjëreshave. Çadra s’do i mbrojë dot nga Vettingu”

  1. andromeda says:

    Bëj dhe ti protesta me devizën “Po, Vetingut” dhe “Zuzarët para drejtësisë” dhe ta shikosh se si do të mblidhen 90% e shqiptarëve. Por ti s’ke bythë për kësi gjërash, ndaj dhe Saliu me Ilirin tallin bythën me ty dhe Rilindjen.

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      ZOTI RAMA:
      RESPEKTO,
      DEMOKRATËT E ÇPUAR
      APO TË PA ÇPUAR
      PASI TË KESH
      RESPEKTUAR
      SOCIALISTËT E PËRDHUNUAR !!

      1. neda says:

        Zoti Rama, vetingun do e bejne te huajt, ju beni zgjedhje te ndershme, ndryshoni kodin zgjedhor, numerimi votave nuk mund te lihet ne dore te militanteve injorant, ato duhet te numerohen nepermjet skanimit. njeru eshte nje qenie qe korruptohet,prandaj ata duhet mbajtur larg numerimit te votave. ne nuk mund te themi qe jemi nje vend demokratik kur shqiptareve u vidhet vota, keto jane krime shteterore dhe nuk mund te kalojne lehte, me mire le te shtyhen zgjedhjet, bile ato eshte me mire te behen ne muajn gusht ,kohe qe vijne me pushime emigrantet dhe ju nuk duhet te friksoheni nga emigrantet,porama te behet nje kode zgjedhor i sakt,ku vota e cdo shqiptari te kete rolin e saj dhe vete njerzit ta zgjedhin deputetin dhe jo te derguarin e kryetarit. Per mendimin tim protesta duhet te vazhdoje deri ne zgjidhjet e ketij problemi, ku kryeministri i ardhshem te mos ta quaje me detyren nje privilegj por nje pergjegjesi me pasoja ligjore

      2. Edkari says:

        Pamvaresisht se po mundohesh ta thuresh vetingun ashtu si desheron
        po te them se dhe ti nuk do shpetosh dot nga vetingu dhe kujdes
        nga vetingu popullor.

    2. Mero Baze ishte ne proteste says:

      Pse e do Vetingun kryeministri Rama? PSE ESHTE ME I PASTER THUA?/?!!!


      Ne proteste vura re edhe Mero Bazen. E kishte derguar Ilir Meta.

  2. Kris says:

    Rama leri perrallat! Ose dergoje Berishe &Co. ne prokurori dhe Gjykate,pas Vetingut,ose berisha do te munde!

  3. Dardani says:

    Rama vazhdo e ec perpara.
    Per kete ta dhame voten e do ta japim prape n,q,s dalin para ligjit Banda UDB.
    Dihet qe organizojne rremuje per te shpetuar b….e tyre.
    Fundi ka ardhur.
    Demokrate jemi te gjithe por jo me keta plera poltike kriminele.
    Shikoni pas ardhjes se Doris Pack qe donte te fuste me burg gjithe UCK.
    Ne nje kohe qe populli donte te kujtonte te renet per Kosoven, pavarsine,
    Kriminelet udebashet bejne protesta, duke filluar nje jave perpara avokati I shtepise se verdhe.
    FLM per komentin gazeta

  4. Theo says:

    Tu lumte, me duket se je i vetmi dhe i fundit per ta bere Shqiperine, ndryshe pas teje do vij nje pric Wied (VIDI) tjeter ose nga Amerika ose prap nga Gjermania. Nuk ka rruge tjeter

  5. Sharlatani ne Kryeministri says:

    O Rame ti e di dhe vete qe fajin nuk ta kane Çadristet po Ilir Meta qe jua ka ber me sy! Ashtu sic ti e di mire qe, meqe ti je putana e vogel por me e gjate e PS (Rilindje se PS ti e cbere duke i leshuar pe sa Berishes aq edhe Metes, dhe ne fund e mbushe me buthec te “jashtem”), Meta do te jet edhe perfituesi kryesor i kesaj “proteste” te opozites. Dhe Meta do ti fitoj jo vetem presidencen por edhe shume deputete ne kurriz te PS, vetem prej faktit te mesiperm, se ti je putana e vogel por me gjate e PS.

  6. Qytetar says:

    Basha do ti hajë munë.
    Mos u tërhiq Edi Rama dhe mos e lër Shqipërinë në duart e hajdutëve dhe vrasësve se do të të dënojë historia.

  7. ajola says:

    Flet Rama per vetingun ky njeri e ndershem qe ka betonue Tiranen vetem tek Komuna e Parisit shkoni shifni baterdine e tije jo tjeterkund se ju del boll.Perse nuk thote kerkojani Shba se zgjedhjet sic fliste perpara tani qe erdhi Trump edhe vasali i Sorosit amsadori Lu nuk po flet ndesa Vllahutin eshte ne gerhamat e fundit Pirdh o Rame pirdh se çlirohesh isha se ditet ne vijim do te shohesh ku shkon

    1. Celo Mezani says:

      Na cate bythen pa fund ju te “betonit te Komunes se Parisit”.
      Kur u be Rama kryetar Bashkie per hete te pare, 90% e Komunes se Parisit deri tek pallatet e Egjyptianit ishte ndertu. Pjesa mbi Egjyptianin, ka qene territor i Komunes Farke dhe lejet jane dhene nga Kryetaret e Farkes gjithmone te PD-se.

      Pra qe ta kuptosh me nje fjali. Komunen e Parisit e kane ndertu gangsterat e PD-se, tu fillu nga Albert Brojka e me tej.

      Race e ndyte qe te vrisni diten e te qani naten.

    2. Renato says:

      Kur flisni ju te pd per drejtesi Ajola, hapu dhe e futuni. Cfare ironie flisni per drejtesi ju qe vrate me 21 jAnar 2011, ju vrasesit e gerdecit. kerkoni zgjedhje te lira ju hajdutet me te medhej te zgjedhjeve( 26 maj 1996 , 22 tetor 1996, 2009 e ato lokAle per bAshkine e Tiranes 2011).e tani na kerkoni qeveri teknike qe te vidhni perseri. jo kurre nuk do tu plotesohet kjo kerkese, edhe sikur ne cader te rrini deri me 18 qershor , diten kur do te rikonfirmoheni ne opozite.

    3. @€%# says:

      Te ben per te vjelle kur shikon nivelin e njerezve ne cadren e injorances. Pordha nuk te cliron moj idjote por te liron. Nejse ata qe vodhen votat ne 96, ata qe dogjen Shqiperine ne 97,ata qe bene grusht shteti ne 98,ata qe vrane ne Gerdec 26 njerez, ata qe shiten detin grekut, ata qe vrane 4 te pafajshem ne bulevard dhe ata qe punojne perdite kunder Vetingut
      sot po kerkojne destabilizimin e vendit qe ta mjelin Shqiperine dhe te pasurohen sic kane bere me para.

  8. KOMBI says:

    PROTESTA E DJESHME KA VETEM NJE EMER FRIKE NGA WETINGU . DUHET ME CDO KUSHT TE DESTABILIZOJNE VENDIN , KJO ESHTE TEPER E QARTE
    PER TE GJITHE POPULLIN .
    ATA DUHET TE ULEN NE BANKEN E TE AKUZUARVE . !!

  9. Besoj says:

    Kini shume te drejte. Reforma ne drejtesi eshte thembra e Akilit ne nje shtet te rregullt. Me ju eshte USA dhe Evropa. Zotyi do te jete me te drejten.

  10. niko says:

    Vetem frika nga wetingu i ka mbledhur ne nje cader hajdutet dhe kriminelet, maxhoranca e sotme ka shume kusure po ska te krahsuar me qeverine e Sali Berishes qe pas gjithe te keqijave qe i ka bere vendit del e ulet kembekryq mbi gjakun e te vrareve te 21 janarit ….

  11. sherifi says:

    Nga eksperienca e zgjedhjeve ne Shqiperi keto 26 apo 27 vjet shqiptaret e dine mire se kush nga qeverit ka bere zgjedhje me te mira, pa u zgjatur po permendim zgjedhjet e fundit per pushtetin lokal, si u be Basha k/ bashkiak ne Tirane, zgjedhjet e 13 Qershorit te 2013 i organizoi qeveria e PD-se dhe ku perfundoi?. Nuk jane zgjedhjet jo, nuk jane zgjedhjet shkaku, po eshte frika nga reforma ne drejtesi, gjynah per turmat me njerez te thjeshte qe genjehen nga Luli qe do ulen taksat, do ulet apo hiqet fare cmimi i energjise, do dyfishohen pagat, do bei naten dite e tje.

  12. . says:

    Te lumte Z.Rama me kete mesazh “PERLE” qe ju dhe Atyre protestuesve te mashtruar nga ATA qe nuk duan “Drejtesine” dhe mohojne “VETINGUN” i cili do shembe mashtrusit dhe hajdutet e 25 viteve …

  13. leu says:

    Z Rama vazhdo nismen e se drejtes Shqiptare.Ke mbare popullin qe deshiron nje shqiperi te paqme dhe te begate.Djajt e udhezuar nga i linduri nga sh..ga e vicidollit nuk duan shqiperin gjith ashtu edhe popullin shqiptare.sot berishes i jane bashkuar reaksionet e jashtme anti shqiptare.Shqiptaret jan te vetedijshem se pa shtet dhe atedhe eshte e njesojte siku te mos ekzistosh.Fitore edhe 4 vite te tjera per te realizuar objektivat dhe te jemi te barabarte me popujt vellezer te kontinentit.

  14. . says:

    Z.Rama

    ka shume zera nga POPULLI (pervec verioreve) qe kerkojne me te madhe te protestoje ne bulevard: “DREJTESI PO” – “VETINGU PO”

    1. VERIORET says:

      Edhe verioret jane me ty z Rama, ec perpara..

    2. Pika te rente says:

      Lo te rente pika omkomentuesi pika qe krjon dasi krahinore. Injoranca e impotenca!

  15. nardi says:

    dardha e ka bishtin mbrapa…
    Greva paqesore po nuk dha frytet e saja, cadra do sherbeje per ta kthyer ne greve URIE!

    Un i kisha len me vdeke urie……..

  16. Milan says:

    Shtypja koken qebesirave me te ndyra qe ka pare hisroria jone.

  17. perkthyesi says:

    Frika qe i ka zene keta PDi-stet eshte nje shenje e mire, pasi tregon qe drejtesia ka nisur tu tregoje dhembet….

  18. Shigjeta says:

    Ec para Edi , deri tani mos e luaj timonin , hahahahahaha dhe leri respektet , futi brenda qenat , dhe e ke bere detyren , sate fitosh zgjedhjet eeeoohrit zbato reformen, dhe futi qenat brenda , be kete dhedo te shikosh , ty dhe donald lu , do tju kujtoj ne shqiptaret ne jet te jeteve

  19. dash says:

    AMEN !! Por Pak me Force dhe me shpejt….

  20. Asus says:

    Zoti Rama vazhdo rrugen qe ke nisur. Ky vend ka nevoje per pune, reforma e drejtesi Jo per hajduta. Berishen, Lulin, Mediun etj I kemi pare e provuar. Ata jane vetem per kriza, vjedhje, vrasje dhe rrumpalle. Ata nuk bejme dot shtet. Prandaj vazhdo, vetem vazhdo….

  21. Endri says:

    RAMA LE TE LEHI, SE E HAN NGA MRAPA. KRYEMINISTER QE ME NDRYSHOVE MENDIM QE VITIN E DYTE TE MANDATIT.

    MANDAT TJETER HARROJE… IK E PLAKU ME KOÇON SE AI LEFTE PER HASHASH E TI ECJE PERPARA PA THEN NJE FJAL.

  22. pedro i ri says:

    Edi. Vazhdo planin e pastrimit te drejtesise

  23. grag says:

    Z. Rama!
    Mos na tradhto!
    Mos kerko arrestimin e z. Berisha per thirjet antikushtetuese per revolucion dhe prishje te rendit me ane te mosbindjes civile”. Ai kete kerkon! Qe t’i shpetoj Vetingut dhe reformes ne Drejtesi! Kerkon te behet viktim per aresye politike per te shpetuar te Birin,Bashen,Meten, qe tashme i gjithe populli i di se kush jane dhe cfare i pret!
    Nuk e di nese e kupton! Ti mos e beje. Ai do ti thote Llalles se vete qe ta arrestoj apo akuzoj!
    Z. Rama qendro forte tek Vetingu. Ajo qindshja qendrestare ne cader, nuk do vetingun dhe referomen qe po ecen.
    Nese do te jeshe kryeminster gjithe jeten, kundershto vetingun dhe mekataret e lene cadren per 5 minuta>
    Populli e do vetingun! dhe gjysma e atyre ne cader qe i kap vone reforma jane aty gati per te bere tranzicionin.
    USE (LU) + Europ( Vlahutin) mbeshtesni kryeministrin!

  24. ali vlora says:

    Ne se PD sote demostron ska faj ! Vetingu per Salehet Lulushet Medihoxhet e Zenushet eshte fundi i poshtersive te tyre . POPULLI thote : Qente te lehin e karvani te ece perpara! Tung Rama !

  25. Pandeli says:

    Berisha ka dale me atlete per te manifestuar dhe ulet pertoke. Duket sikur po parapergatitet per qeline e tij.
    Vetingun nuk e ndal dot se ai eshte populli i vertete dhe jo ata njerez te varfer qe i paguani nje dite pune per t’u paraqitur si marionetat tuaja.
    Burgu eshte fati yt Sali Berisha. Eshte e shkruar dhe asgje s’ke c’ben veçse te besh gati valixhen me breke dhe mbaji atletet se eshte ftohte aty.
    Eshte fati yt i shkruar. Duhet t’a pranosh. Kurajo.

  26. mjaft! says:

    Edi Rama, te ka kapur saliu atje ku s’thuhet, qe s’ta mban bytha ta cosh para drejtesise. ti dhe ai e dini cfare te palarash mund te te nxjerre sali gelbaza nese ti guxon vertet ta trazosh, prandaj ne vend qe t’i vesh prangat atij dhe familjes se tij vrastare, ben sikur do besh reforme, ben sikur do besh veting por nuk ben dot sikur po ha mutin e saliut se po e ha dhe e gelltit mire! je thjesht xhakete e kthyme mbrasht…

    fatkeqesia eshte e popullit!

    perse duhej te vihej taulant balla te drejtonte seancat me zenin kur edhe nje idiot e di qe zeni do thoshte se kishte konflikt intetresi, apo qe thjesht te shtyheshin seancat dhe ti dhe saliu nuk i nxirrni maskaralliqet njeri tjetrit. s’thone kot, qeni i rrahur, tund bishtin.

  27. patriot says:

    Aty zoti Rama duhet nje AVNI RUSTEMI i dyte qe te heqi qafe nje kerem qe po kutrumon era te gjith shqiperin.

  28. Ajo cader duhet djegur me te gjithe kermat qe jane brenda, ndryshe nuk shpetojme dot nga kjo ndotje organike, ( nga kjo hale) pasi hales i ka ardhur shume era dhe po qelbet gjithe shqiperia.

  29. Ajo cader duhet djegur me te gjithe kermat qe jane brenda, ndryshe nuk shpetojme dot nga kjo ndotje organike, ( nga kjo hale) pasi hales i ka ardhur shume era dhe po qelbet gjithe shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje