SHBA kundër Putinit pas vendimit për njohjen e dokumenteve në Ukrainën lindore

SHBA-të kanë kritikuar vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për njohjen e dokumenteve të separatistëve në Ukrainën lindore

Ambasada amerikane në Kiev tha se ky vendim i Rusisë për njohjen e përkohshme të dokumenteve të separatistëve pro Kremlinit që kontrollojnë disa zona në Ukrainën lindore bie në kundërshtim me procesin e paqes të Minskut.

“Vendimi është alarmues dhe në kundërshtim me qëllimet për të cilat është arritur pajtim në kuadër të procesit të paqes në Minsk”, shkroi ambasada në Twitter.

Ambasada kërkoi nga Rusia dhe separatistët që të heqin armatimin e rëndë nga zona e betejës.

Më 18 shkurt, Putin-i nënshkroi një urdhër që autorizon njohjen e dokumenteve që lëshohen nga Republika e vetëshpallur e Donjeckut dhe Republika Popullore e Lluhanskut, entitete që janë krijuar në zonën e Ukrainës lindore nga separatistët pro Kremlinit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *