Agron Duka i dërgon letër Metës: Braktise Ramën, të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike (në media përflitet për takime për një pol të tretë)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas ftesave nga disa eksponentë të Partisë Demokratike, aleati i demokratëve, Agron Duka, kreu i PAA, i ka dërguar një letër kreut të LSI, Ilir Meta, duke i kërkuar që të dalë nga koalicioni dhe të krijohet një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit.

Letra e kreut të PAA Agron Duka për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta:

I nderuar z. Ilir Meta,

20 shkurti është një datë simbolike për qytetarët shqiptarë, një datë që ndanë historinë tonë në dysh. Në një anë të saj qëndron e shkuara totalitare, diktatoriale, pa liri dhe pa të drejta. Në anën tjetër nisi një histori e re, me forma të reja përfaqësimi dhe demokratike. Njëzet e gjashtë vite kanë kaluar nga 20 shkurti i 1991, por sistemi ynë politik gjendet përpara një krize nga e cila vetëm largpamësia jonë si përfaqësues të qytetarëve mund ta zgjidhë, dhe nga rezultati i së cilës do të gjykohemi në të ardhmen.

Simbolikisht, këtë 20 shkurt, po ju drejtohem ju z. Meta si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të filluar një histori të re të zgjedhjeve politike shqiptare. E ardhmja e vendit nuk mund të jetë vetëm çështje numrash. Nuk dua të bëj këtu një bilanc për katër vitet e kaluara, gjykoj se më të rëndësishëm do të jenë katër muajt e ardhshëm. Këto katër muaj që na ndajnë nga zgjedhjet mund të shënojnë një fillim të ri për politkën tonë.

Jam i vetëdijshëm që në botëkuptimin tuaj stabiliteti është kryefjala e politikbërjes. Thënë kjo, për stabilitetin e vendit dhe për të mos ndalur procesin e rregullt demokratik dhe integrimin evropian, ju kërkoj të reflektojmë së bashku mbi alternativat për të arritur një proces zgjedhor në të cilin shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe fituesit e zgjedhjeve të jenë të legjitimuar nga kjo sipërmarrje e përbashkët.

Qeveria teknike është një instrument politik që ju e keni artikuluar publikisht. Qeveria teknike është një garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do të jepte një tjetër hov procesit demokratik në vendin tonë. Qindra mijëra qytetar kërkuan këtë në 18 shkurt. Le t’ju japim atyre këtë mundësi. Të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike, jo vetëm për të mbrojtur zgjedhësit dhe zgjedhjet, por për të hequr një herë e mirë nga ligjërata politike post zgjedhore foljen “vjedhje”. Nëse zgjedhjet do të organizohen me një qeveri sa më gjithëpërfshirëse, asnjë parti politike nuk do të ketë justifikime ose pretendime për rezultatin e 18 qershorit. Ky do të jetë edhe një rast i mirë për të dhënë një provë pjekurie politike të domosdoshme për procesin e integrimit evropian.

Për të nisur këtë cikël të ri politik i bëj apel ndërgjegjes tuaj dhe përgjegjshmërisë tuaj.

Sinqerisht,

Agron Duka

Ndërkohë, raportohet se Agron Duka është takuar edhe personalisht me Ilir Metën.

Me këtë të fundit thuhet se është takuar edhe Nard Ndoka, ndërsa në media spekulohet për një pol të tretë politik, të cilit mund t’i bashkohet edhe Libra e Ben Blushit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Agron Duka i dërgon letër Metës: Braktise Ramën, të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike (në media përflitet për takime për një pol të tretë)”

  1. Geri NYC says:

    Ju ka zene kapslliku nga vetingu,s’ke turp legen.

    1. armand says:

      Metà s’eshte koqe kandari qe te behet grup me deshtaket 4 muaj para zgjedhjeve. Dy ambasadoret folen qarte,reforma ne drejtesi do behet. Le te krijohet edhe poli i trete e bla bla bla. Matematika s’eshte opinion analistesh.
      Te qendroj me Ramen,per Meten, rriten shanset qe te dale me pak dhimbje nga Vetingu. Ne te kundert e ardhmja do jete plot ??????. Bota e ka luftuar krimin duke ndjekur gjurmet e lekut dhe ne rastin e shqiperise keto gjurme jane evidente aq sa edhe idiotesia dhe frika qe i ka mberthyer prej reformes ne drejtesi. Duhet ti mbanin leket poshte dyshekut dhe Jo ti benin pordhe USA e BE-se duke i mbyllur ne banka.

  2. Drejtësia says:

    Po mor bajg dreqi po harrove kur PS të bëri ministër?Harrove mor i pa aft?
    Po ske faj Ti mor hajdut ordiner.Sot na bën udhëheqsin e madh dhe ti o farë e keqe.

  3. adi says:

    Nese behet poli I trete rilindja nuk mer me shume se 35 deputete.

  4. timo says:

    Në gjuhen shqipe fjala -vjedhje- është emër. Ndërsa folje është në rastin – vjedh- ose – me vjedh.

  5. jani says:

    Te ike se na cau bythen . Ka tre vjet qe thone iken meta . Ne te semes te shikojme cfiton vetem .edhe keyw mandat Rama do e marre doni apo nuk do Duka i krimit

  6. KOMBI says:

    Shqiperia nuk eshte vetem e 35mije protestuesve ,per te sjelle ndryshime ne qeveri . Ju nuk mendoni per popullin , por vetem per ti bere bllokade wetingut. Popullin e perdorni vetem per te fshehur qellimet qe bejne MUUUUUUUUU!!
    Keni menduar me pjesen tjeter te popullsise, qe nuk jane dakort te plotesojne orekset e juaja ?????

  7. Arner says:

    Agron Duka -nje njeri i degjeneruar , i alkolizuar, i degraduar!

  8. Korabi says:

    Të dhjefsha polin e tretë o adi.Më mir thuaj polin e hajdutëve dhe bajgave.

  9. shvejk says:

    Eh more Adi , muti mullar u befte kur ke mesuar edhe ti te besh diversion.

  10. Emigranti says:

    Futyra te pa vizatume , te shemtume e percudnume si ty e shume hajdute te tjere ordinerei e Mbajne peng ate vend , Pfty rrace e keqe qe vetem keq mendoni nga mengjezi deri ne morg

  11. xxx says:

    Se kuptojn kto se sa me shum duan ta largojn ramen aq me larg do jet dita qe do il rama. Nqs rama iken vet nga politika vinj ne pushtet kto tjeret shpellaret e loqet.

  12. xxx says:

    Sa me shum bejn perpjekje te heqin edi ramen nga politika aq me shum popollu da ta votoj ramen un kshu mendoj. Jam l’art shqiperis edhe nga larg o vjen era bajg ktyre katunarve malokve qe skan dy pare men. Nje popull qe sdo punen sben asnjeher hajer.

  13. mireli n says:

    Si qytetar kam patur respekt per z.A.DUKA. U promovua nga F.Nano dhe arriti te behej Minister. Me dukej burre i qete e babaxhan. U sulmua ashper nga Berisha dhe u etiketua si Duka i Krimit etj……. Tani ky zotnia u katapultua nga renegati me fame Lufter Xhuveli si Kryetar i Partise Agrare. Mendoja se ishte burre i mencur dhe i zgjuar .Kete virtyt e tregoi ne perballjen e bandave te PD ne Shijak kur u terhoq denjesishte ne 2005.Tani na dele e rreshtohet me humbesit ,me ata qe e kane baltosur gjithe keto vjete. Turp te vije Agron Duka. Gerdall ne trup Gerdall ne mendje.

  14. devi says:

    edge sikur ta beni polin e trete prape me shume nga 20deputete nuk merni dot.shto dhe 45 te Pd??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *