Andi Bejtja: Më 21 janar, Edi Rama mori gjak (edhe pse protestuesit i vrau Berisha me Bashën)

Andi Bejtja shkruan se protesta e PD-së është civile dhe qytetare, ndryshe nga ajo e 21 janarit.

Sipas tij, në atë protest Edi Rama mori gjak.

Në këtë sfond dhe me këtë kërkesë, kërkesën për të hyrë në zgjedhje në kushte të barabarta, kjo protestë e opozitës është një nga protestat më civile të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Ndryshe nga i famshmi 21 Janar i Rilindjes ku pamë demonstrues që godisnin policinë në mënyrë të dhunshme, që sulmuan shtetin në mënyrë të dhushme, kjo është një protestë qytetare.

Mund të ketë të përbashkët çadrën, por asgjë tjetër. Në 21 Janar Rama e kishte të qartë, që fitorja e tij vinte me gjak, shkoi për gjak dhe mori gjak.

Këtë herë opozita po shkon thjesht dhe vetëm për të kërkuar, konsoliduar demokracinë, po kërkon as më pak e as më shumë: rregulla demokratike për të hyrë në garë në kushte të barabarta”, shkruan Bejtja.

Edhe pse protestuesit u vranë nga Berisha dhe Basha, sipas Bejtjes, është Rama ai që ka marrë gjak.

Ndoshta Bejtja nuk e kupton, se PD e humbi pushtetin edhe prej njerëzve si puna e tij, që mbrojnë vrasjet në shesh të njerëzve të pafajshëm.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...