Demi e Kazhani në Zululand: Të gjithë janë duke pritur qëndrimin e LSI-së

20 Shkurt 2017, 21:18Sociale TEMA

Zululandin e sotëm Nano e nisi duke thënë: “Ka ca gjëra që nuk i di e nuk kam për t’i ditur kurrë, fjala vjen se si u krijua bota, ose nëse krijimi i shtetit shqiptar në fillim të shekullit të shkuar u bë për të mirën apo për të keqen e shqiptarëve, etj; dhe mes këtyre gjërave për të cilat nuk kam një përgjigje është edhe kjo: çfarë kuptimi ka që një berishian të protestojë në mbrojtje të demokracisë e të zgjedhjeve të lira?”

Pas kësaj, Nano fiiloi bisedën mbi protestën e opozitës me të ftuarit, Mira Kazhani e Enkel Demi. Të dy të ftuarit theksuan se e gjithë zhurma e sotme bëhet në fakt për të bërë për vete LSI-në, se nëse LSI e lë këtë maxhorancë, protesta mbyllet menjëherë, por në të njëjtën  kohë u theksua që LSI-së i dalin llogaritë veç në një koalicion me PS-në, sidoqë marrëdhëniet mes Ramës e Metës janë më të vështira se kurrë.

Enkel Demi u pajtua me frikën e opozitës se PS-ja mund të përdorë të fortët, por në këtë pikë Kazhani u shpreh se kulturën e të fortëve e ka krijuar PD-ja e Berisha.

Të dy shprehën rezerva lidhur me lidershipin e Lulzim Bashës.

Kazhani tha se Basha nuk ka faj se nuk e lejon Berisha të ndërtojë një PD tjetër, por ndërhyri Nano e tha se “pikërisht për këtë arsye Basha ka faj”.

2 komente në “Demi e Kazhani në Zululand: Të gjithë janë duke pritur qëndrimin e LSI-së”

  1. Korabi says:

    Biruni kokës bajgave të PD.Ajo parti muti ka vjadhë gjënë e votat e ka vrarë shqiptarët.

  2. jugori says:

    Vetem nje injorant nuk mundet ta kuptoje se perse po behet protesta pikerisht tani qe po nis vetingu, dhe mbasi qe po hapen petet e lakrorit te aferes CEZ.
    Une gjithmon e kam ngrene demagogjine e LSI dhe kam qene votus i saj qe prej krijimit te saj, por koja e Ilirit qe nga vizita dhe qendrimi inferior dhe qyqare qe beri ne greqi dhe hamendesimet qe po ben tani ne nje moment teper kyc te reformes, me ka bindur se voten dhe besimin tim e ka vetem PS. Besoj se pavarsisht pjesmarrjes dhe zhurmes se madhe qe behet shumica e shqiptarve asnjehere nuk e kane pasur me te qart se kush e do vertet shtetin dhe kush do qe te beje shtet. Ju bej thirrje o njeres te angazhoheni tani qe ka ardhur koha perndryshe do mbetemi peng edhe per dhjetra vite te tjera te hienave politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje