Ftesa e PD-së për LSI-në, ja si e komenton Astrit Patozi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas njoftimit se protesta e PD-së do të ishte pa afat, nga çadra ku po protestojnë demokratët nisën të forcohen zërat e parë që ftonin kreun e LSI-së të mbante një qëndrim në lidhje me kauzën e opozitës, madje edhe të bashkohej me të.

Por deputeti i PD-së, Astrit Patozi, e interpreton ndryshe këtë ftesë.

Ai thotë se thirrja e Berishës për LSI-në nuk është ftesë për koalicion politik, por për t’u rreshtuar në krah të atyre që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Nese ju e interpretoni thirrjen e z.Berisha si një kërkesë për afrimin e LSI me Partinë Demokratike, unë mund të shkoj përtej kësaj.

Mund të them që në këtë lëvizje janë të ftuar jo vetëm LSI, për të cilën unë kam rezerva, por edhe PS.

Kjo nuk është ftesë për koalicion politik, por aleancë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe është e ftuar jo vetëm LSI, por edhe çdo socialist, përfaqësues politik apo jo që kërkon që Shqipëria të votojë normalisht.

Dhe në këtë kontekst, nuk ka keqkuptim në ftesën që i bëhet forcave të tjera politike se ne besojmë se shqiptarët që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme janë shumë më shumë se partitë e tjera të marra së bashku.

Ndaj në këtë kuptim, kjo ftesë është për këdo, edhe për LSI.

Por kjo nuk do të thotë që ne duam koalicion me LSI, unë do të isha njeriu i fundit që do ta përqafoja këtë lloj ideje, se konsideroj se LSI është po aq përgjegjëse sa PS për këtë katrahurë ku është zhytur vendi sot. 

Por gjithsesi çdo individ, çdo forcë politike ka të drejtë të marrë një vendim dhe të ndryshojë qëndrimet politike. Sepse ne jemi për evolucionin e ideve dhe evolucionin e platformave”, u shpreh Patozi në një prononcim për ABC News.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Ftesa e PD-së për LSI-në, ja si e komenton Astrit Patozi”

  1. Pashai says:

    Vetëm dy kategori njezëzish janë të prirur t’ju ndjekin ,ata që kanë bër pasuri marramëndëse dhe ata që janë të marrë.

    1. Albanistan em i dashtun says:

      e ke gabim, jane pikerisht te varferit nga ekonomia dhe natyrisht nga mendja….por mund te jete e vertete se ne shqiperi eshte gjithmone e kunderta…
      eshte pikersiht varferia e skajshme qe detyron varfanjaket si dhe korrupsioni i te ashtuquajturve “rilindas” qe i le pa shprese keta njerez qe te zgjedhin ate qe do ti ndihmonte edhe pse perkohesisht.

      Ky Rama do bente mire te kerkonte urgjentisht zgjedhje te reja tani dhe pa krye hajdutin Ilir Meta

      1. Tole says:

        PER CILET TE FARFER E KA FJALEN O ALBANISTAN,,,,PER ATA TE VESHUR ME GUCCI,VERSACE,APO ME ORA ZVIZERANE ME GUR TE CMUAR,,,,KETYRE NUK U PLAS FARE AS TEK TY AS TEK MUA DHE AS PER POPULLIN,,,KETA DUAN QE FAMILJA BERISHA DHE PASURIT QE KANE VENE DUKE VJEDHUR POPULLIN DHE SHQIPERINE MOS TU PREKEN,,,,,MUNDUHU TE JESH PAK ME I SINQERT ME VETEN TE PAKTEN,,,,SE KETA INJOHIM SHUM MIRE SE KUSH JANE,,,,,

  2. AVNI RUSTEMI says:

    Pse nuk thoni tu varim melcite ne qafe. Ujku qimen e nderrron por zakonin se harron. Boll me me mashtrime.Respektoni verdiktin qe i ka dhene populli kesaj Qeverie. Boll bete diversion.

  3. Nikolin says:

    Njers te neveritshem ju erdhi funi si gjarperi pare vdekjes lua bishtin

  4. butrinti says:

    jAM PLOTESISHT ME JU PASHAJ .PORME QELLIM QE PATOSI TE MMOS LODHET SHUME UNE DO TE DESHIROJA QE EDHE E GJITHE POLITIKA SHQIPETARE TE PRANONTE NJE KALIM TE TE GJITHA STRUKTURAVE ZGJEDHORE SI DHE VET LISTAT E DEPUTETEVE NE PROCESIN E VITINGUT pER KETE JAM DAKKORT TE NISIM NJE INISJATIV KERKESE GJITHE POOPPULLORE PA DALLIME PARTIAKE.

  5. Nestori says:

    Ka kohë që përpiqem të kuptoj, ku i mbështesin konstatimet e veta gazetarë, analistë, opinionistë, politikanë të caktuar etj. , për Astrit Patozin (bashkë edhe me ndonjë tjetër) si një politikan race, parimor, i pa korruptuar, i drejtë, i pa hile, etj. etj. dhe përpiqen ta promovojnë si politikanin model.
    Pa dyshim se ky djalë nuk është pa gjë. Mbase edhe mund të jetë ashtu siç thonë ata që i ceka më lartë, por, në shumë raste kur është dashur t’i shpërfaqë ato virtyte, gjithnjë nëse vërtet i ka, sikur i ka lënë mangut dhe përveç stilit ndryshe nuk ka dalluar gjë nga shumica e kolegëve të grupit të tij parlamentar e më gjerë. Nëse do të gjykoja nga dukja e tij fisnike, mbase do t’i jepja maksimumin e pikëve, por kjo është tepër pak për të qenë një politikan model.
    Përtej partive politike dhe politikave të tyre, përtej grupeve të caktuara dhe interesave të tyre të ngushta, një politikan model përherë është në vi me të drejtat dhe jetën e qytetarëve të vendit të vet. Ndoshta për fajin tim, por, më kanë shpëtuar pa i parë e dëgjuar reagimet e tij parimore kur, bashkëpartiakët e tij, kolegët e tij, nën qeverisjen e partisë së tij, me dashje a pa dashje morën jetë njerëzish. Më kanë shpëtuar pa i vërejtur angazhimet e tij për drejtësi në këto raste.
    Të mbash qëndrim ndaj asaj që e vlerëson si të keqe tek tjetri dhe të mos kesh qëndrim, e edhe më keq, ta mbrosh të keqen brenda vetes tënde, parim nuk është. Nuk është edhe sikur të gjithë gazetarët, redaktorët, opinionistët, analistët, politikanët ta thonë të kundërtën.

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Patozi i vetmi politikan serioz qe ka PD

  7. une says:

    Kur dhelpra nuk i arditi rrusht,t’ha : nuk jane te pjekur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *