Henri Çili: Kërkesa e Bashës për qeveri teknike, marrëzi. Duhet ndryshuar vetëm ministri i Brendshëm

20 Shkurt 2017, 11:15Blog TEMA

Henri Çili e quan marrëzi kërkesën e Lulzim Bashës, për qeveri teknike.

Sipas tij, nuk ka nevojë për qeveri teknike, por për një ministër të Brendshëm teknik.

Ja çfarë shkruan Çili:

Në shesh është ngulur çadra e opozitës dhe ironikisht jemi 120 ditë para zgjedhjeve të 18 qershorit, pra thjesht 75 ditë para fillimit të fushatës elektorale. Përtej retorikës së palëve që në sheshin para kryeministrisë ëndërrojnë Mekën e ndërrimit të pushteteve, socialistët dje demokratët sot, ajo që ka interes publik është: A janë të rrezikuara realisht standardet e zgjedhjeve të 18 qershorit, në kushtet kur niveli i trafikut të drogës dhe prania në jetën publike të figurave qendrore apo lokale me rekorde kriminale të vërtetuara është fakt?

Është absurde të pretendohet të kemi një qeveri teknike, kryeministër tjetër apo të tilla marrëzira në kushtet e një qeverie të ligjshme dhe të një kryeministri legjitim, që gëzon të drejtën e finalizimit të mandatit kushtetues, bashkë me pretendimin e një mandati të dytë para popullit shqiptar. Siç është po ashtu absurde që nuk ka asnjë bazë apo nuk ka arsye të shqetësohemi për zgjedhjet dhe influencën potenciale të krimit dhe drogës në rezultatin e zgjedhjeve.

Si e tillë, protesta e opozitës e cila përveç se mund të kualifikohet si akti i parë real i Lulzim Bashës si lider i opozitës, dhe i përforcimit apo ngritjes së figurës së tij si udhëheqësi i nesërm i Shqipërisë, alarmi i hershëm për zgjedhjet e lira ka vlerë publike, ka logjikë, është i arsyeshëm. Ashtu si profilaksia është më e mirë se shërimi i një sëmundjeje, edhe një paralajmërim i hershëm është më i dobishëm se një alarm “post fakt”. Është më ekonomike dhe më e shëndetshme për shoqërinë.

Në këtë kuptim mund të konceptohej një zgjidhje në frymën e dhënies ose shtimit të garancive, qoftë edhe dhënies së garancive të tepruara. Rrotull kësaj mund të shihej zgjidhja e ngërçit aktual, përfshirja e opozitës në procesin zgjedhor dhe mbi të gjitha një proces zgjedhor me garanci paraprake, qoftë dhe të shtuara për t’iu përgjigjur dyshimeve të shtuara mbi pikat e dobëta të një sistemi të standardit të zgjedhjeve, që vërtitet rreth kriminalitetit, drogës, trafiqeve, shkurt rreth Ministrisë së Brendshme.

Në vend që të fliste në mënyrë irrealiste për një qeveri teknike 75 ditë para fillimit të fushatës, për publikun e gjerë ka interes të flitet për mungesë të bilancit të qeverisjes apo mashtrimet e qeverisë, për alternativën e djathtë, sepse zgjedhjet janë vetëm 120 ditë larg. Ndaj si vijim logjik i këtij arsyetimi, në vend që të flasim për një qeveri teknike mund të flasim për një ministër të Brendshëm teknik. Për t’iu përgjigjur situatës sui generis të kriminalitetit në vend, situatës së rënduar të trafikut të drogës, dyshimeve të shtuara për impaktin potencial të parasë së pisët dhe trafiqeve në votën e 18 qershorit.

Qoftë edhe sikur dyshimet e opozitës apo opinionit publik të ishin të kota, nuk është asnjë problem sikur qeveria të ofrojë një lëshim, një ministër të ri të Brendshëm, me profil teknik dhe i pa përfolur dhe i dakordësuar edhe me partnerë ndërkombëtar, për të qetësuar obsesionin opozitar për ndikimin e krimit në zgjedhje.

Kjo nuk e ndërpret karrierën politike të Saimir Tahirit si ministër i vlerësuar nga kryeministri i tij apo partia e vet, kjo e shtensionon situatën dhe na bën të ecim drejt një procesi të besueshëm zgjedhor dhe rikthen procesin politik te thelbi i tij, tek alternativat dhe argumentet. Pas zgjedhjeve të certifikuara si të lira dhe të ndershme, çka janë një detyrë e qeverisë, ai gëzon të drejtën e çdo karriere politike, madje dhe rikthimin aty ku ishte.

Si përfundim opozita dhe opinioni publik meritojnë të marrin një garanci, qoftë kjo e dhënë nga qeveria sikur ajo propagandon, si heqje alibie. Kaq mund të ishte një vlerësim realist dhe në favor të interesit publik të protestës së Lulzim Bashës, të nisur të shtunën, 75 ditë para hapjes së fushatës, për largimin e kësaj qeverie.

13 komente në “Henri Çili: Kërkesa e Bashës për qeveri teknike, marrëzi. Duhet ndryshuar vetëm ministri i Brendshëm”

  1. gizaveshi librazhd says:

    ehh mor Henri Cili. sa lezet te paska teoria e doktor adhamudhit: po te dhembi njeri sy kerre te shpetoje tjeteri.

  2. eli-tiv says:

    …edhe ti thua marrezira….cfare sigurie do luli e pd eq kane vjedhur zgjedhjet e pa merak….S’kemi degjuar…po ne kemi vjedhur ..prandaj kemi frike se do te na vjedhin…por edhe kjo nuk ben sens….Jo ne ministrine e brendeshme ishte muli idioti e askush nuk u be merak per kete…Qeveria eshte ligjitime….1 milion shqiptare votuan Edin si k/m…Nuk pse te buem pre e saliut e gjoja lulit qe na eshte bureruar…luli asnje dite nuk ishte lider i opozites…e kane kunder interesave te vendit e shqiptareve…Le te rrine te hane qofte ne cader….Nuk behen demostrime e i kerkojne ilirit me force te prishi qeverine…te heqin dore nga llogjika ala-pd-iste..Te dalin e tu kekojne ndjese se kane vrare e vjedhur…sic ata dine te bejne…Nuk me mbushet mendja nu me bindin per korupsion te qeverise aktuale…cdo akuze e tyre eshte nje bllof..e sajesa…SIKUR…nje te vertete te kishte ne dore saliu…pa te shihnin se cbehej…Si nuk ju behet vone per vjedhjen e madhe te cez-it…???Boll me pd..sic e sot….duhet te riformohen nga e para…nuk behemi merak per fatin personal te tyre…..ata kane rene tashme ne llum e krim….Ah…shoqeri e kriminalizuar…..per dashon qe kane ne cader..??…dikur ishim shoqeri e kriminalizuar me kryeqytet te droges te ligjeruar nga saliu….

  3. Nje qytetar says:

    FOLI EDHE HENRI APO HAJRIU I LABINOTIT ; FOLI TAMAM SIC FLET NJE KURVE QE I JEP ZGJIDHJET NE MENYRE KURVERORE .

  4. berti says:

    Qeveria është legjitime … i ka numrat… as Saliu nuk e la qeverinë kur i iku Ilir Meta … por i bëri të 4 vitet e tij… Nuk meret pushteti me dhunë.. mgjths PD pushtetin vetëm me dhunë kupton se mund t merret.
    Ia bën muuuu se këta i krijojnë problemet për t’i shpëtuar drejtësisë.

  5. butrinti says:

    Z. HENRI SHURREN E BERISHES APO TE LIKES PI TI ?

  6. Spartaku says:

    Bravo zoti Cili! Por per ministrin e brendshem nuk jame dakord,se ai deri tani ka punuar mire dhe ka drejtuar shume mire policine e shtetit.Eshte pikerisht kjo polici dhe ky minister,qe do garantoi ne 18 qershor zgjedhje te lira,te ndersheme dhe te drejta.Basha,Berisha dhe lakenjet e tjtere,le t’i bjen legenit sa te duan,se zgjedhjet i ka te fituara Edi Rama.Ate e do populli dhe atij do ja jap voten.Nuk mund t’ja jap Pd-ke qe ka bere krime te medha.

  7. kleptofagos says:

    Kjo qe thote Cili, verteton se ai ose nuk e ka haberin se si funksionon shteti, ose keshtu e kane porositur te thote.

  8. lulashi says:

    Po pse te iki Sajmiri more Qile. Keshtu te ka thene Sala ty.

  9. shqip says:

    Keto qe thua ti cili Jane teori kineze. Qeverine e nderron vetem sovrani. Nuk i behet vone njeriu per ca te ngujuar qe hane,pine, e kendojne . Me qenese ngujimin nuk e zgjidhen per 500 vjet me njeri tjetrin , mos na qelbin tiranen me perversitetet e tyre medioevale. Ta vene çadren ne oborrin e shqupit. Pse jo edhe te kopshti zoologjik. Te lerojne rrugen se s’ka ka njeri per borxh. Nuk do ndrohet asnje minister. Sa per skenaret meta rri, meta del, keto Jane fantazira qe i pjellin vetem ne shqup. Nuk eshte rama ne veshtiresi. Rama e filloi reformen per keta lakenjte, dhe perendimi Po e perkrah. Te vetmit te interesuar qe te destabilizojne vendin , Jane ahengçinjte e saliut , serbo-greko-ruso- xhihadistet.

    1. Xha Brahua says:

      Dole Henri dole ne shkalle te Mavroves……Dole Henri dole dhe ja fute pordhes!

  10. LORA says:

    Wow,edhe naim (henry) cilit i pervloka sumen Ministri Tahiri,me i votbesuari nga shqiptaret ne sondazhe !!!!! Ne fakt, nuk ka asgje per tu cudit me naim cilin,zorren qorre permanente te nevojave shqup-se.
    Uroj suksese,si deri tani,ne punen e Policise se Shtetit dhe titullarit Saimir Tahiri te Ministrise se Brendshme,,,,,sepse kuisjet e kujtdo kunder policise se sotme jane konfirmimi me i forte per besueshmerine e sukseseve ne forcimin progresiv te rendit publik.

  11. Xha Brahua says:

    Dole Henri dole ne shkalle te Mavroves …..dole Henri dole dge ja fute pordhes!

  12. Mergimtar says:

    Këta të majtët nuk i dua, pasi janë trashëgimtarë direkt te partisë komuniste, e cila e ka katandisur vendin tonë në këtë gjendje, por këta të PD janë më…. pasi hiqen si antikomunistë në të njëjtën kohë kur janë bij komunistësh e maskarenjsh në të njëjtën kohë. Si një ish i persekutuar, kam respekt për ata të ashtuquajtur komunistë, por që në të njëjtën kohë janë edhe njerëz të ndershëm e pa paragjykime. Unë kam lindur në internim…dhe kam njohur njerëz të cilët më shihnin si armik që nga dita kur linda?! Por kam njohur edhe njerëz të cilët kanë qënë anëtarë partie (të së vetmes parti të kohës) që ishin/janë njerëz të mirë, para se të ishin “komunistë”.
    Unë nuk jetoj më në Shqipëri, e megjithatë, dua që cdo gjë të shkojë mirë për shqipërinë dhe bashkëkombasit e mi. Vendi ynë është “rrethuar” nga armiq shekullor, e me aq sa unë kuptoj, është më mirë që ju shqiptarët që jeni në shqipëri keni fatin/barrën që të vendosni për kombin tonë. Të ngriheni mbi partitë, që për hir të së vërtetës (të paktën sic se shoh unë) janë në përgjithësi… njësoj.
    Mos shikoni interesat partiake, mos lejoni t’ju trajtojnë si bagëti… larg tifozllëkut për partitë, dhe qëndroni pranë atyre të cilët historia ka treguar që janë aleatët/miqtë tanë, atyre që kanë interesa të njëjta me kombin tonë.
    Rroftë kombi Shqiptar!
    Rroftë Shqipëria!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje