Ish-zëvendësi socialist: Zamira Rami denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë socialistët

20 Shkurt 2017, 17:14Politika TEMA

Ditët e fundit ishte qarku i Gjirokastrës ai që prodhoi konflikte mes PS-së e LSI-së, kur kryebashkiakja e LSI-së, Zamira Rami shkarkoi nga detyra zëvendësin e saj socialist Ylli Muhon.

Ndonëse në shkresën zyrtare të firmosur nga Rami nuk jepej motivacioni i shkarkimit, ish-nënkryetari Ylli Muho, thyen heshtjen dhe vendos të flasë pas katër ditësh.

Në një prononcim për TV Gjirokastra, Muho ndonëse nuk tregoi arsyet e shkarkimit akuzoi rëndë kryebashkiaken e LSI-së, Ramin si të paditur dhe arrogante, ndërsa iu kërkon ndjesë gjirokastritëve socilistë që iu ka kërkuar votën, pikërisht që ajo të vihej në këtë detyrë.

“Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve.

Në këto dy vese të shëmtuara kryetarja e Bashkisë Gjirokastër Z.Rami ka thyer rëndë marrëdhënien institucionale, politike, njerëzore si dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve.

 Unë i kërkoj ndjesë gjithë socialistëve, qytetarëve të Gjirokastrës që kam punuar e luftuar për të mbledhur vota për këtë zonjë që shpërdoron në mënyrë të pamerituar besimin qytetar.

64% e fitores së të majtës në pushtetin vendor në Gjirokaster ju takon pikërisht socialistëve, që ajo i denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë”, tha Muho.

Në kohën kur na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet e ardhshme, dy forcat politike që drejtonë vendin nuk e kanë ndarë ende mendjen nëse do vijojnë të jenë sërish bashkë.

Ndërkohë, që ky zhvillim në Bashkinë e Gjirokastrës nuk mund të shihet i izoluar nga marrëdhënia e tensionuar që PS dhe LSI patën mes tyre, sidomos pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë.

6 komente në “Ish-zëvendësi socialist: Zamira Rami denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë socialistët”

  1. Toni says:

    Krimbat e Lesh e Lise duhen zhdukur te gjithe nga administrata per aq kohe sa aspirohen nga kryehajduti me ze dhe figure.

    1. Mona says:

      Te lumte!
      Sapo e grisa teseren e LSI!
      Ylli Muho President!

      1. Grigor says:

        Ha ha ha. Bravo Mona. E madhe je.
        Nqs kjo vajza ka filluar te heqe nga puna, pa dallim feje krahine dhe ideje, atehere kjo qenka vajzë e mire. E pse e paska matter me tapi ky Ylli Muho vendin e punes?
        Problemi eshte qe nuk e besoj se kjo Zamira ka bythe te jete e pavarur nga Mona e vertete, ajo me Koke te Madhe qe eshte gruaja e Kokelopes. Mona Kokelopa ben ligjin e kuadrit ne LSI, dhe kam dyshime qe prandaj behen keto levizje.
        Por, kjo nuk do te thote qe ky Ylli Muho eshte ndonje burre i mire. Nga mbiemri eshte trap, por vetem gjirokastritet mund të flasin ketu me kompetence per te. I ftoj te komentojnë pa ideologji.

  2. Qytetar says:

    Po ça i duket vetja kësaj bajgës së m……?
    Të gjithë të ndyrë kjo rraca e këtyre ore si shpjegohet?

  3. I zhgenjyeri says:

    Grate socialiste ne poste drejtuese, jane si burra te keqinj e te papergjegjshem. Nuk kuptojne qe kane ardhur nga politika dhe duke u sjelle si “apolitike” sillen poshtersisht. Jo qe nuk mbeshtesin ata qe i vune ne karrike por nuk kane asnje nocion drejtesie. Ky sistem nuk i kontrollon keta njerez dhe i ka shnderruar ne despote duke diskredituar edhe krahun politik qe i ka sjelle ne pushtet, duke nxitur keshtu urrejtjen ndaj tyre dhe ndaj atyre qe i kane vene ne ato karrike.

  4. Altin says:

    Ylli Muho, ish guzhinjeri me fame i Gjirokastres, qe aksidentalisht behet nen kryetar i Bashkise u shkarkua sepse ne baze te organikes se re te bashkise sipas ligjit dhe te miratuar ne keshillin bashkiak me shumice votash te PS, vendi i tij suprimohet dhe vendi i ri i Sekretarit te Pergjithshem te Bashkise eshte pozicion me DAP. Kjo eshte e verteta dhe Ylli genjen dhe mediat e mbrapshta e shtremberojne me qellim…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje