Kategoria Superiore/ Ndalet Kukësi, barazon kundër Laçit

20 Shkurt 2017, 16:27Sport TEMA

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi në transfertë kundër skuadrës së Laçit.

Kryesuesit e Kategorisë Superiore barazuan me rezultatin e bardhë 0-0, duke marrë një pikë nga kjo përballje.

Një hap fals ky për verilindorët në rrugën drejt titullit kampion pasi tashmë ngushtohet distanca me ndjeksit, por skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka vijon të mos kenë asnjë humbje në kampionat.

Një 90-minutësh i luftuar u zhvillua në stadiumin e Laçit me të dyja ekipet që kishin disa raste të mira për të shënuar, por pa arritur dot që t’i konkretizojnë në mënyrën e duhur.

Pas këtij barazimi Kukësi mban vendin e parë me 46-pikë të grumbulluara, 2-pikë më pak se Skëndërbeu që është në vendin e dytë.

Java e 22-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet në orën 18:00 me derbin Partizani-Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje