Lulzim Basha, serenatë poshtë dritares së Metës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ilir Babaramo

Fjalia e parë që i ka ngelur Berishën në CV e tij shumë të gjatë politike është në anglisht.

‘Never say never’, i tha Ramiz Alisë në takimin që ky zhvilloi me intelektualët në verën e vitit 1990. Në fakt, në politikë, kurrë nuk duhet thënë kurrë. Bën pjesë në Abc e saj.

Kjo deklaratë e tij duhet t’i jetë kujtuar Berishës në kohën kur shumë prej protagonistëve të protestës, njeri pas tjetrit i kërkojnë Metës t’u bashkohet kauzës së tyre, ndërkohë që Basha jo më larg se një muaj më parë, me ton të prerë u shpreh në një intervisatë se ai kurrë nuk do bëjë koalcion me Ilir Metën.

Eshtë proverbiale mënyra si hebrejtë e nisin negociatën: biznesin e ke të babait apo e ke krijuar vetë. Ky duket se është rasti tani që Basha para turmës së mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deklaroi se: Jam gati. Gati për cfarë?

Slogani ishte i qartë.

Kryetari I PD la qartë të kuptohet se ka trokitur ora e tij. Se periudha inkubatore e karrierës së tij ka përfunduar, se ai është sovran në cdo vendim të tij dhe do drejtojë opozitën drejt fitores së pushtetit. Jam gati, tha Basha para dhjetëramijëra vetëve duke treguar me gisht dritaren e zyrës së Ramës, por sytë e tij kaluan instiktivisht nga dritarja përballë.

Në fakt, në rrethanat aktuale të politikës shqiptare celësin duket se ka dhe njëherë kryetari I LSI. Këtë e kanë kuptuar gati të gjithë që mblidhen tek cadra e protestës. Berisha e ka ditur me kohë. Për këtë arsye është treguar I kujdesshëm në komunikimin publik me kryetarin e Kuvendit. Kurrë nuk ka bërë deklarata të tipit: Kurrë.

Në rrethanat e krijuara votat e LSI janë përcaktuese nëse protesta masive e opozitës do përfundojë me një qeveri teknike apo cadra e opozitës do pjellë një darkë krokodili të dytë.

Dhe në skenarët më ekstremë, madje dhe në skenarin e 14 shtatorit, pushtimi i selisë së kryeministrisë nuk sjell asnjë risi, vec kaosit disa ditor në vend. Sepse për të krijuar një qeveri teknike duhen 71 deputetë. Meta deri tani ka heshtur.

Por me ato që tha Manjani një ditë më parë mund të krijojmë idenë se cfarë opinion ka selinë e LSI: arroganca e Ramës është e patolerueshme dhe shumica qeverisëse duhet të negociojë me opozitën për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Basha duhet ta ketë kuptuar tashmë se në të gjitha versionet e mundshme të ngjarjeve nuk do ketë sukses nëse Rama dhe Meta do jenë bashkë.

Për këtë arsye ka nxitur Dulen dhe Ndokën ti bëjnë thirrje Metës t’u bashkohet. Pikërisht për këtë arsye, Dule dhe Ndoka ngjasojnë me ata baladurët që kalorësit e mesjetës i përdornin për të kënduar serenada përgjëruese.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        
3 komente në “Lulzim Basha, serenatë poshtë dritares së Metës”

  1. jani says:

    Njeriu qe qesh foli sot per ndershjim te korrupsionit deri ne nivelet me te larta kur demek te vije ne pushtet. Po sot prej asaj frike jane nen cader sepse ai po te qe trim nuk mbyllte aferen e rruges se kombit, num mbyllnin gerdecin nuk mbronin xenin. Le ta filloje qe tani duke ndershkuar Berishen per krimet, mediun per gerdecin , veten per krimet e tij dhe pa harruar xenin per gerdecin ,cez dhe per faktin qe ka blere trecerekun e shqiperise me leket e vjedhura ve vena gjobe.mashtrues qe num hoqe dore nga vesi i keq . Por pupulli thote vesi del me shpirtin. Keni marre ne qafe breza dhe duhet te ndershkoheni per kete.

    1. Skypion says:

      Natyrisht qe Babaramo nuk ben pjese tek analistet e mire,kesisoji edhe mund ta kuptojme ne perpjekjen per te dhene edhe ai mendimin e tij.
      Por,per ironi,keto qe thote Babaramua,po e thone edhe analistet me te njohur ne vend.
      E ajo c’ka thone,ka te beje me shpresen qe Basha na e paskesh tek Meta per te rrezuar Ramen.
      Megjithe simpatine per Bashen,antipatine per Meten dhe perbuzjen per Ramen,mendoj se eshte idiotesi e madhe te shpjegosh qendrimin me te fundit politik te Lulzim Bashes.Eshte nje idiotesi edhe per nje gazetar medioker si Babaramua,madje.
      Eshte kunder logjikes,qe Basha te kete varur te ardhmen e tij politike,tek Meta.Eshte budallallek.
      Eshte nje bast i madh,ky i Bashes.Eshte nje bast i tille,qe edhe sikur te kishte betimin e perbetimin e Metes,se do ta kishte ne krah,nuk mund te vihej ne asnje rast.Do te ishte cmenduri.Do te ishte vetevrasje politike.Per njemije arsye.
      Une po jap vetem nje: lufta Rama-Meta ka prekur fundin qekuri.Qe ne 2011.Lufte per jete a vdekje.Per te dy.E megjithate,edhe pse kishin kapercyer cdo kufi,pas te cileve,gjithkush me mendje normale,mendonte,se nuk do te kishte me paqe mes tyre,ajo erdhi.Ajo u be fakt me 1 prill 2013.Ne fakt,ky fakt,ishte bere fakt,muaj me pare.Qe me 2012.
      Eshte e vertete qe lufta Rama-Meta rifilloi me pas.Me uljet dhe ngritjet e saja te bujshme.Por,kurre nuk e arriti egersine e vitit 2011.Por,edhe sikur ta kishte arritur,prapeseprape,askush me nuk do te vinte bast se ata te dy do te merreshin vesh bashke,per te ndare pushtet.E pikerisht kjo ka ndodhur pergjate ketyre kater viteve ortakeri ne qeverisje.
      Me gjithe sterkembeshat dhe thikat pas shpine,ata te dy nuk e kane braktisur njeri-tjetrin.Sepse,sipas llogarive te tyre,do te dilnin te humbur te dy.
      Edhe une keshtu mendoj.Ne cdo rast,si ne ate te fitores se Rames,si ne fitoren e Metes,te dy do te humbnin megjithate.
      Prandaj,te mendosh a besosh,qe Basha i ka varur shpresat tek Meta,per qeveri teknike,eshte kunder logjikes.
      Eshte dicka tjeter,ajo qe ka bere Bashen te marre vendimin radikal.Eshte nje arsye madhore.Pertej RAmes e Metes.Pertej edhe vete atij madje.Pertej thjeshte politikes provinciale shqiptare.
      Lulzim Basha,dhe une jam i bindur per kete,ka marre sigurine nga partneret tane amerikane,nga Administrata e re amerikane,nga ShBA-ja,qe do te kete mbeshtetjen e plote ne aksionin politik,kunder kesaj qeverie te inkriminuar,per te cilen eshte vendosur ,ka kohe,qe ajo,Administrata Trump,te mos kete bashkepunim te metutjeshem.
      Ajo qe duhet dhe mund te beje Basha,eshte vetem te menaxhoje sa me mire dhe ne maksimum zemerimin mbarepopullor ndaj Edi Rames dhe qeverise se tij te superinkrimunuar.Dhe,me c’po shihet,po e ben.
      Te gjithe te tjerat jane pallavra.

  2. Skypion says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *