Me mendjen tek Meta, numri dy i PD Paloka: LSI të mbajë një qëndrim. Protesta do përshkallëzohet

Opozita do të përshkallëzojë protestën nëse nuk do të ketë reagim nga kryeministri Rama. Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, nga çadra para Kryeministrisë tha se do të përdoren të gjitha format për rrëzimin e kësaj qeverie.

Zgjedhje në 18 qershor me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë” tha ai. Paloka gjithashtu kërkoi që edhe aleati i Ramës në qeverisje, LSI, të mbajë një qëndrim, është apo jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo çadër është vetëm simboli i protestës sepse protesta e vërtetë, pjesmarrja e ditës së parë të protestës tregoi se shumica e shqiptarëve i janë bashkuar kësaj proteste që është e gjithë qytetarëve. Kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do kishte asnjë obsion tjetër përveç mbështetjes nga të gjthë. I vetmi që nuk e mbështet është Edi Rama dhe një pjesë e mazhorancës. Jemi në ditët e para të protestës, kemi paraqitur kërkesën tonë për zgjidhje, do kërkojmë deri në fund që të realizohet.

Kërkesa është vetëm një, largimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë obsion tjetër. kushtet tona për të krijuar kuadrin ligjor që zgjedhjet të konsiderohen të paktën të besueshme u refuzuan. Nëse zotëria do bëjë indiferentin dhe arrogantin dhe protesta do të ketë përshkallëzim të saj. Të gjitha format për largimin e kësaj qeverie. Shqipëria me 18 qershor me Edi Ramën Kryeministër nuk do ketë zgjedhje”, deklaroi Paloka.

Ai tha se mund të kalohet dhe në skenare të tjera të reagimit të fortë opozitar. Madje dhe demonstrata.

”Të gjitha format do përdoren, protesta në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.Nuk ka më rëndësi sa do dalin në shesh, do dalin dyfishi ju garantoj. Por ishte mjaftueshëm edhe ata që dolën për të kuptuar se ku ka shkuar situata.

Masiviteti i saj është sinjal për këdo. Zgjedhjet me këtë qeveri nuk do bëhen. Nuk bëhet fjalë që PD dhe opozita të bojkotojë zgjedhjet por nuk do ketë zgjedhje në Sqhipëri me këtë qeveri”, tha kreu i grupit të PD per “Ora News’.

I cili megjithatë sytë i mban te Meta, ashtu sikurse ish-liderit demokrat Berisha dhe një pjesë e aleatëve të demokratëve.

“Nuk flasim për ndryshimet që mund të ndodhin në parlament, ato janë të mundshme, LSI mund të kuptojë që tashmë është përballë një zgjedhje, është e detyrueshme të mbajë një qëndrim. Dhe ajo parti duhet të vendosë është apo jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një nga Ministrat ka deklaruar qartazi se Rama po përgatitet të vjedhë jo vetëm votat e opozitës por dhe LSI.Por me rëndësi  për ne nuk është se çfarë do vendosin partitë e mazhorancës”, tha Paloka.

Fatkeqësisht Edi Rama ka kaluar në neveri me këtë justifikimin e tij bajat. Sa herë shqiptarët dhe opozita i kapin me brekë nëpër këmbë kanë gjetur këtë batutë të neveritshme se kjo është një komplot për reformën në drejtësi.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk mund të jenë komplot. Nuk na bëjnë përshtyrpje këto deklarata që janë kthyer në neveri. Integrim të Shqipërisë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë dhe këtë e ka bërë të qartë pas shumë vitesh edhe BE.Kjo protestë është për integrimin e  Shqipërisë”, deklaroi ai.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Me mendjen tek Meta, numri dy i PD Paloka: LSI të mbajë një qëndrim. Protesta do përshkallëzohet”

  1. Roni says:

    Ilir Meta nuk eshte aq budalla sa ti ngjitet kesaj lloje PD ai eshte nje politikan i rrangut te larte dhe jo i llojit Edi Paloka.

  2. ceni says:

    thththththththt…….thgjedhje thgjedhje…ha ha ha , para zgjedhjeve disa kriminele dhe hajdute qe drejtojne PD duhet te shkojne ne burg dhe kjo ju shqeteson juve qe jeni gati ti vini zjarrin vendit, vecse tani jeni bere qesharake dhe nuk ju beson me njeri..cdo opozite at kerkon qe te rrezoje qeverine ekzistuese por ja qe nuk e realizon dot ne deokraci, qeverine e rezon votimi i pergjithshem jo militantet e opozites…ha ha ha sa me qeshet me kerkesat tuaja qesharake

  3. A.C. says:

    Ilir Meta nuk është aq debil sa mos i pëlqejë kërkesa e PD.. , por si duket ka vetëm një frikë se mos në zgjedhje mbetet në minorancë nga neveritja që do krijojë si kurvë sa andej këtej… dhe një lojë në krahun e PD … mund të ketë efekt akoma më shkatërrues… më mirë burg dhe me mëshirë se sa me PD dhe i dënuar për jetë si renegat… PD nuk fiton as sa PBDNj këtë rradhë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *