Partizani favorit për të triumfuar sot në derbi

20 Shkurt 2017, 15:43Sport TEMA

Ditën e sotme në orën 18:00 në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stermasi” do të luhet ndeshja e fundit e javës së 22-të të Kategorisë Superiore e cila do të jetë mes Partizanit dhe Tiranës.

Nje derbi i cili është një nga perballjet më të bukura të futbollit shqiptar ku pritet që dhurojë mjaft emocione.

Në këtë sfidë Partizani është më favorit për të triumfuar përballë bardhebluve të cilët vinë nga një ecuri negative, ku dhe kompanitë e basteve e konsiderojnë më favorit klubin e kuq për të fituar këtë duel.

Fitorja e Partizanit e ka koeficentin  1.80, barazimi 2.65, ndërsa fitorja e Tiranës ka një koeficent të lartë që është 5.50.

Një tjetër favor për skuadrën e drejtuar nga Sulejman Starova, është dhe mbështetja që skuadra do të ketë në shkallët e stadiumit, ndërsa Tiranës do ti mungojë dicka e tillë./f.b

1 komente në “Partizani favorit për të triumfuar sot në derbi”

  1. struku says:

    asht mashtrim fiton tirana me siguri
    ndeshje e trukum
    part – tirana 1-2
    1-2 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje