PD në shesh, kryebashkiakët e saj firmosin me qeverinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndersa PD vijon ne bulevard te protestoje, jo te gjithe perfaqesuesit e opozites i jane bashkuar.

Kryetari i Bashkise se Kukesit Bashkim Shehu dhe nenkryetari i bashkise Tropoje, perfaqesues te PD, firmosen me ministrin e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi, Paktin e Mireqenies Sociale.

Pakti eshte angazhim i qeverise shqiptare per ngritjen e sherbimeve sociale ne te gjithe vendin.

Keto sherbime  kane qellimin e rritjes se mireqenies per cdo kategori ne nevoje, njerezit ne ndihme ekonomike, njerezit me aftesi te kufizuar, mosha e trete, femijet, ish-viktima te dhunes dhe trafikimit.

“Qellimi eshte – tha ministri Klosi – te ngreme qendra trajtimi dhe keshillimi ne cdo bashki”.

“Per qeverine shqiptare- deklaroi ministri Klosi-  cdo qytetar i ketij vendi, pavaresisht se ku jeton, ne Kukes apo Sarande, Has, Tropoje, Gjirokaster, duhet te sherbehet njesoj. Ndaj angazhimi i kesaj qeverie – deklaroi ministri Klosi – eshte te ngreje sherbime sociale ne cdo territor.

Bashkive po ju kalohet nga pushteti qendror, edhe fondi social, para qe qeveria ia dedikon kategorive ne nevoje- deklaroi ministri Klosi, duke u kerkuar bashkive ngritjen e sherbimeve per cdo kategori ne nevoje. Kryetari i bashkise Kukes pergezoi angazhimin e ministrit Klosi per ngritjen e sherbimeve sociale.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *