Pep Guardiola i del në mbrojtje Vengerit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ditët e fundit trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, është vënë në qëndër të kritikave pas humbjes së rëndë që mori në “Chmapions League” nga Bayerni i Mynihut.

Mediat britanike kanë raportuar se tekniku francez mund të largohet në fund të sezonit nga “Topcinjtë”, ku dhe drejtuesit e Arsenalit janë duke menduar për zëvëndësuesin e tij.

Por, ndryshe mendon trajneri i Manchester City, Pep Guardiol, i cili i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij.

Sipas Guardiolës të gjitha sulmet ndaj Vengerit janë të papranueshme.

“Ajo çfarë kam dëgjuar këto ditë dhe trajtimi që i është bërë Vengerit nga persona të ndryshëm, ish-futbollistë e gazetarë, është e papranueshme. Në këtë moment, askush nuk po e respekton punën tonë. Ajo çfarë po ndodh është mungesë respekti. Ne marrim vendimet, ndërsa medias i lejohet të thotë çfarë të dojë” tha Pep Guardiola.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *