Protesta e opozitës, Spiropali: Alibi për humbjen e zgjedhjeve të ardhshme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“PD ka pretenduar për zgjedhje të parakoheshme, tani thotë që do zgjedhje të lira, pra është e paqëndrueshme. Alibi për humbjen e zgjedhjeve të ardhshme,”
Kështu e ka cilësuar protestën e opozitës sekretarja për Rininë në Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.

Ajo nënvizoi se Partia Demokratike po përdor njerëzit për tu fshehur nga reforma në drejtësi.

E dinë që i kanë të humbura zgjedhjet e ardhshme. Unë  jam një fanse e madhe e protestës dhe nuk guxoj të shaj protestuesit. Shqipëria por edhe vende të ndryshme kanë arsye për të protestuar, por që ti përdorësh këta njerëz për ti ruajtur veten nga reforma në drejtësi këtu fillon hileja dhe marrja e kauzës së njerëzve.

Ajo çadër është ngritur për të mbrojtur estabilishmentin dhe drejtuesit nga reforma në drejtësi. Do bojkotojnë kuvendin, pra kjo është një hile e drejtuesve të protestës. Pra do bojkotojnë komisionin e reformës në drejtësi,” shprehet Spiropali.

Më tej ajo tha se kjo mazhorancë nuk ka menaxhuar asnjë palë zgjedhje parlamentare dhe nuk mund të akuzohet se nuk mund t’i garantojë ato.

Një protestë të cilësi i mungon kauza dhe i mungojnë drejtuesit frymëzues. Kemi dëgjuar pretendime për zgjedhje të lira dhe të ndershme ndërkohë që PS dhe kjo mazhorancë nuk ka organizuar asnjë palë zgjedhje të përgjithshme,”argumenton Elisa Spiropali.

Më tej ajo tha se mazhoranca ka besimin e plotë të patnerëve ndërkombëtarë.

“Nuk ka deri më sot asnjë dyshim nga partnerët ndërkombëtarë që kjo mazhorancë nuk do organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Organizatoret i referohen eksperiencave të tyre të mëparshme kur kanë drejtuar proceset zgjedhore. Si mund të flasë Risanti për zgjedhje të lira dhe të ndeshme, as Basha i cili ka marrë një mandat të vjedhur dhe kujt ja drejtojnë këtë kërkesë, një mazhorancë që nuk ka organizuar asnjë palë zgjedhje.

Për ato zgjedhje të pjesshme nuk ka asnjë raport që është abuzuar me lirinë e votes,” përfundoi sekretarja për Rininë.

Këto komente ajo i bëri në një intervistë për televizionin Ora News.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *