Rama hap ekspozitë në Firence, rrëfen artin e tij për "Corriere della Sera”

20 Shkurt 2017, 10:57Politika TEMA

Më 24 shkurt në galerinë e artit “Eduardo Secci” në qytetin e Firences në Itali do të inaugurohet ekspozita personale e kryeminstrit shqiptar Edi Rama.

Kjo ekspozitë do të përmbaj piktura, skulptura e ëallpaper të realizuara gjatë viteve nga kryeministri Rama, duke transferuar kështu në galerinë e Firences atmosferën e zyrës së tij në Tiranë.

Siç ka rrëfyer shpesh, Kryeministri Rama nuk mund ta ndaj dot punën e tij si artist nga politika duke pikturuar mbi fletët e axhendës së punës, apo në dokumenta të ndryshme politike.

Gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite do të jetë dhe video e realizuar nga artisti shqiptar Anri Sala në vitin 2000 e që dëshmon projektin e rikualifikimit të qytetit të Tiranës promovuar nga Edi Rama në kohën kur ai ishte kryetar Bashkie i këtij qyteti nenvizon “ora news”.

Sot për të përditshmen “Corriere della Sera” gjatë një bisede për gazetaren italiane Francesca Pini, kryeministri shqiptar në pozicionin e një artisti rrëfen se “brezi i artistëve të tij ka një fat të veçantë , të lidhur me shëmbjen e murit të Berlinit. Shumë intelektualë u bënë pjesë e politikës. Më në fund mund të jetoja me artin tim e të shëtisja botën, por rrethanat nuk ma lejuan”, rrëfen Rama.

“Gjatë mbledhjeve të këshillit të ministrave, pikturoja në bardhë e zi mbi dokumentat e punës, thotë ai, e në fund të çdo mbledhjeje kolegu im, ministri i Arsimit m’i merrte të gjtha këto fletë derisa një ditë kishte bërë një koleksion timin. E pashë dhe u ndjeva i zhveshur nga arti im. Ndërsa në kohën që u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës vendosa të pikturoj të gjitha muret e ndërtesave të shkatërruara e për ta shprehur idenë time pëdora penarellat e nga ky moment pikturat e mia u bënë shumëngjyrëshe.”

Sa i përket skulpturave të realizuar nga ai, Kryeministri Rama shprehet se janë të gjitha të realizuar në qeramikë e për të cilat duhet një studio.

“Po për momentin, tregon Rama, përdor studion e një miku tim që më mikpret të shtunë e të dielë. Është një pushim i shëndetshëm për shpirtin tim e me duar me argjil nuk përdor celularin.”

Mbi epokën e regjimit komunist Rama shprehet se “prej vitit 1960 e deri më 1990 Shqipëria ka jetuar në një bunker, pas një muri e me një lidhje të fortë me Kinën. Tsunami i parë qe më vitin 1967 kundër besimit fetar e me dinamit u shëmbën 2400 kisha romane e xhami e u dogjën nëpër rrugë 300 mijë vepra arti e libra.

Tsunami i dytë qe më vitin 1974 me eleminimin e artit modern , të letërsisë e artit të shekullit të XX. Autori i vetëm që lejohej tërësisht ishte Stalini e jo Lenini.”

Për “Corriere dela Sera”, kryeministri shqiptar shprehet se është i apasionuar pas artit të Rilindjes e pas artistit Piero della Francesca, ndërsa për artistin shqiptar Ibrahim Kodra i cili ka jetuar gjatë gjithë jetës së tij në qytetin e Milanos, Rama rrëfen një kujtm personal kur mjeshtri Kodra gjatë viteve të diktaturës takohet me babain e tij artist në shtëpinë e tyre.

“Mbi murin e shtëpisë ishte varur një pikturë  e imja, abstrakte, tregon Rama. Kodra e vuri re menjëherë e më tha ; “Vazhdo në këtë rrugë”.

3 komente në “Rama hap ekspozitë në Firence, rrëfen artin e tij për “Corriere della Sera””

  1. Alban Hamzai says:

    Te vendose dhe foton lakuriq te tijen dale ne France ,eshte veper arti.Gjithashtu te shperndante edhe vepren e tij ” Batuta te zgjedhura” vellimi I pare ,sepse jemi nje popull kope qe qeverisemi me ekspozita e batuta te nje gjatoshi ,qe nuk di se cfare te beje me gjatesine e tij .Ju lutem botoni komentin tim!

  2. Endri says:

    JU TE PD KOT KERKONI RAMA IK PASI KY PALLA I IKUR ESHTE. KY FB DHE EXPOZITA I SHKOJ JETA. HAJDE PALL HAJDE

  3. Spartaku says:

    Bravo zoti Rama.Je i zoti te punosh me piktura,dhe si kryeminister.Pikturat nuk sjellin asgje te keqe,veç te mira.Te keq sjellin vtem krimet qe bene sali Berisha me Bashen,qe vrasin njerez e shkaterrojne shqiperine,krurse pikturat e tua zbukurojne shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje