Rama këshillon të vetët: Mos u merrni me protestën e PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama këshillon socialistët që të lenë mënjanë protestën e opozitës dhe të fokusohen në zonat e tyre elektorale ku janë deleguar nga partia.

Mos u merrni me protestën. Dilni në terren dhe punoni.

Deputetët të shpërndahen nëpër zona, të deleguarit nëpër qarqe.

Të enjten përgatituni për parlament. Mos u merrni me komentet e protestës së tyre”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit që u zhvillua me dyer të mbyllura, raporton Report TV.

Sot protestën e PD e ka komentuar gjatë nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Me këtë të fundit, Rama në fund të mbledhjes pati një takim të shkurtër kokë më kokë.

Në daljen nga selia e PS, Rama nuk pranoi të prononcohej për mediat rreth protestës, kurse ministri Tahiri tha se i qëndron deklaratave që bëri sot nga Apollonia e Fierit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama këshillon të vetët: Mos u merrni me protestën e PD-së”

  1. astrit says:

    Vazhdoni punen ne qeveri, parlament dhe pushtet lokal pasi keni marre votat e shumices se shqiptareve! Vazhdoni punen per pergatitjen e zgjedhjeve dhe mos nderpritni asnje aktivitet, por perkundrazi rritni ritmin, se perndryshe do te denoheni me vote nga shqiptaret ne 18 qershor 2017. Po te mblidhen te gjithe mbeshtetesit tuaj do ta mbytin PD me peshtyme! PD me 100-200 vete ne cader, me Lulen ne krye, nuk di se cfare kerkon. Duke qene se nuk kane pune, por mundohen te kalojne kohen ne cader, me pica, birre dhe coca-cola. Mos u merzitni, se kur tju mbarojne parate do te dalin vete! Prandaj Rama mos e rr…. fare, as ti dhe as Iliri. Injorimi qe do ti beni do ti beje qe te dalin nga cadra! Bile do te jete mire qe Rama, ne nje moment te pershtatshem, te veje ne cader dhe te takoje Grida Dumen, se tani Lulja me Salen, pasi e pane qe nuk po ju ecen, ja lane topin grave! Pas deshtimit te sigurte do tja hedhin fajin atyre!

  2. Arber I says:

    E ke gabim Edi Rama, duket qe nuk e ke njohur mire Sali Berishen?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *