Tubimi i PD-së, fillimi i betejës për 71-shin

20 Shkurt 2017, 16:35Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Kërkesa për qeveri teknike, nuk u bë, për herë të parë, në tubimin e PD-së të 18 shkurtit. Gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Ramës, atë e bëri për herë të parë Ilir Meta, më 18 korrik të vitit të shkuar. E bëri për hir të gjetjes së njëmendësisë mes qeverisë dhe opozitës, në lidhje me reformën në drejtësi. Gjë që nënkuptonte se qeveria Rama ishte pengesa e njëmendësisë me opozitën, për ndryshimet kushtetuese në kuadër të asaj reforme.

Kërkesa e atëhershme e Metës nuk u materializua, sepse nuk bënë 71 votat në Kuvend, që duheshin për të rrëzuar qeverinë Rama. Kjo gjë nuk u publikua, por në korridoret e politikës e të medias, qarkulluan informacione të bollshme rreth manovrave të Ramës, për t’i siguruar 71 votat pro tij, edhe përmes ndihmës së 2-3 deputetëve jashtë radhëve të PS-së dhe të PDIU-së.

Për muaj të tërë, termi “qeveri teknike” dhe numri 71 nuk u përmendën më, as publikisht e as në korridoret e politikës e të mediave. Por, para disa javëve, ky i fundit u bë kryefjala e debatit politik. Meta lëshoi një bombë publike, duke deklaruar në media që, “nëse PS-ja i ka 71 mandate, LSI-ja është e gatshme të dalë që sot në opozitë”.

Ndërsa, televizioni Top Channel raportoi se Rama kishte thënë në kryesinë e PS-së që,  koalicioni PS-PDIU-FRD-etj., (pa LSI-në) mund të sigurojë në zgjedhje mbi 71 mandate, nëse arrin të marrë votat që ka marrë në 2013-ën.

Vetëm disa javë pas bombës publike të Metës, rreth numrit 71, Basha riktheu në qendër të debatit publik kërkesën për qeveri teknike. Dhe kjo sintoni mund të mos jetë e rastësishme.

Në qoftë se Meta ka ndërmend të rrijë në koalicionin Rama-Idrizi-Topi, kërkesa për qeveri teknike nuk do të kishte kuptim, edhe po të imagjinonim për një çast, se Rama do ta pranonte atë.

Ecuria e votave, në 8 vjetët e fundit, na tregon se koalicioni opozitar e ka praktikisht të pamundur të fitojë ndaj një koalicioni të bashkuar Rama-Meta-Idrizi-Topi-etj., me apo pa qeveri teknike të paanshme (shihni grafikun shoqërues, ku votat e sotme bazohen në një sondazh që zhvillova në fillim të shkurtit).

71-shi, para zgjedhjeve

Fakti që Meta e sfidoi Ramën publikisht me numrin 71, tregon se lëvizjet e fundit që janë bërë për heqjen e mandateve të deputetëve (në kuadër të ligjit të dekriminalizimit), mund të kenë ndryshuar ekuilibrin e votave parlamentare rreth numrit 71. Dhe jo më kot, Vangjel Dule, kryetari i një partie që u largua nga mazhoranca, pasi në të u fut PDIU-ja, i bëri thirrje të shtunën LSI-së, që t’i bashkohet thirrjes së opozitës për qeveri teknike. “Qeveria teknike nuk mund të realizohet në parlament, nëse nuk ndodh një lëvizje nga forca të caktuara politike, që nuk duan ta mbajnë përgjegjësinë me zotin Rama”, – tha ai. Kur u pyet nëse e kishte fjalën për LSI-në, “Natyrisht për LSI-në”, – u përgjigj Dule.

Kuptohet që Rama nuk do të rrijë duarkryq, nëse Meta i bashkohet kërkesës për qeveri teknike, me moton “Qeveria teknike, një zgjidhje që shmang destabilizimin e vendit”. Njësoj si në korrikun e shkuar, Rama do të mundohet t’i sigurojë 71 votat në Kuvend, duke kërkuar ndihmën e deputetëve jashtë sinorit të tij aktual. Ndërkohë, ai mund të ushtrojë trysni ndaj KQZ-së, që ta shtyjë, sa më shumë, vendimin mbi përjashtimin e 6 deputetëve, që prokuroria i ka shpallur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Nuk dihet sesi do të përfundojë kjo betejë e nëndheshme midis Ramës e Metës, por një gjë është, pothuaj, e sigurt – nëse Rama siguron 71 vota në Kuvend, nuk do ta pranojë kërkesën për qeveri teknike, sado gjatë të rrinë protestuesit në çadrën para kryeministrisë (ai ka si alibi mostërheqjen e Berishës në një situatë të ngjashme, para 7 vjetësh).

Ndërsa, në qoftë se bëhen 71 vota në Kuvend, për të rrëzuar qeverinë Rama, do të krijohet një qeveri “teknike”, me kryeministër të propozuar nga Meta e të pranuar nga Berisha.

71-shi pas zgjedhjeve

Zhvillimet e fundit tregojnë se, me gjasa, LSI-ja do të garojë më vete në zgjedhjet e ardhshme, duke krijuar një koalicion të pavarur nga PS-ja e PD-ja. Gjithashtu, zhvillimet e fundit tregojnë se, me gjasa, LSI-ja do të krijojë pas zgjedhjeve një koalicion qeverisës me PD-në, nëse dy koalicionet e tyre sigurojnë së bashku, të paktën, 71 mandate.

Sondazhi i sipërcituar tregonte se këto dy koalicione, mund të merrnin 68-72 mandate, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar në fillim të shkurtit.

Nisur nga ai sondazh, mund të thuhet që, në qoftë se vendin e çon në zgjedhje një qeveri teknike, gjasat janë që numri i mandateve të tyre të anojë nga 72-shi.

Ndërsa në qoftë se vendin e çon në zgjedhje qeveria Rama, numri i mandateve të tyre ka gjasa të anojë nga 68-ta.

Sepse në Shqipëri, kur qeveria ka qenë vetëm 4 vjet në pushtet, era e zgjedhjeve ka fryrë zakonisht në drejtim të kundërt me koalicionet opozitare…

13 komente në “Tubimi i PD-së, fillimi i betejës për 71-shin”

  1. Fredi FR says:

    He Zaloshnje,te dergoje sms Likja dhe vrap presion Rames ?

    1. majlinda says:

      Meta nese ben koalicion me PD-ne dmth me Bashen, i bie te genjej me keq se Basha, qe sipas Metes te genjen edhe per orten kur e pyet sa eshte ? Si do bej Meta ne koalocion me nje genjeshtar kaq ashiqare ?
      i bie qe te dy te genjejne rreth 45% te shqiptareve, dhe veten e tyer bashke me familjet, se mos i mohojne edhe familjete tyre, ?
      Ilir Meta duhet ti bej mire llogarite te bej bashkim me PD-ne ne nje kohe qe ajo parti eshte kunder reformes ne drejtesi, i bie qe edhe Ilir Meta te jete kunder kesaj reforme ! !

  2. Qytetar says:

    Ik ore bajgë.E nxorre surratin dhe ti duke bërë diversjon.Yyyyyyy rrac m…..e gjakprishur.

  3. bbb says:

    Ma merr mendja se po ta kishte 71-shin Likja ne xhep s’do kishte filluar fare protesta po do qe bere puçi ne parlament dhe hajt mirupafshim

  4. Anarko-Sindikalisti says:

    Po more Заложна: nqs. ashtu del keshtu, nqs. keshtu del ashtu, nqs. ashtu e keshtu del edhe ashtu edhe keshtu e terci e verci. Po nqs. votohet 60% e kusur vetem per PS si del. Provoje njehere ke kohe boll, por me laps ne dore, jo me faqoren e SkrapaRistanit.

  5. mali says:

    ZALISHJA!!Të është prishur TERMOMETR!!!?

  6. Haaaaa says:

    Me teveqel se ky Zaloshnja nuk gjen ne Shqiperi!
    I duket vetja sikur eshte koke e madhe,por harron se per KOKE te madhe mbahet edhe…..gomari!

  7. Bushi says:

    E para-qeveri teknike nuk duhet te kete.Rama nuk duhet t’a pranoi kete.E dyta-edhe ne se Meta si bythlevizur dhe i pabese qe eshte,bene koalicion me pd-ke,ai do te turperohet,dhe do humbas ne menyre katastrofike.Populli nuk mund te bashkohet me nje parti si pd-ke ku drejtojne kriminelet.Kete e di mire Meta dhe eshte ne gjendje te beje dallimin midise pd-ke dhe ps-te.Ps-te eshte parti e gjer e popullit shqipetare,dhe punon per ate.Kurse pd-ke e pa populli se sa te zeza i punoi ketij vendi me ne krye kriminelin Sali Berisha.Ndryshon puna,ne se Meten e kercenon vetingu.Ndryshon puna ne se e kercenon me jeten, pd-ke.Por keto mund te jene dhe justifikime.

  8. butrintikv says:

    Z. Zaloshnja ! Edhe Likja edhe berish – Basha nuk e kane me shume hallin ne keto qe na thua . Flaka .zjarri e lepuri ne barke ja u ka cuar Vitingu Shikoj si po ulerasin Po bashkohen tere Lukunia anti shqiptare Maskarenj , kriminel , hajdut mafioz kunder Vitingut.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Forcimi i PD-s nepermjet demostrimit te forces,do dobesoj se pari LSI-ne,duke ja rimarre anetaret e dikurshem te saj.
    LSI-ja do dal me e humbura ne kete loje,aventura per te dale e vetme apo per te eksperimentuar,kur e ka suksesin tek dera,eshte papjekuri politike.

  10. Bogonica says:

    Kush njeh pak se cfare mund te percaktoje fytyra e njeriut nga nje shikim i jashtem,shume thjeshte mund te thote se ne kete foton me siper nuk kemi te bejme me asnje fytyre te paushqyer,madje aty duken fytyra te ushqyera shume mire,pra qe nuk vuajne.Po perse shtrihen ne toke keto fytyra te ushqyera?A thua se u vjen keq per fytyrat e pa ushqyera?Po mire,cili nga keta ne foto ka dhene per bamiresi nje pjese nga ushqimi i tij i peridtshem per njerezit ne nevoje?Askush.Atehere cfare duan?Duan pushtet.Kaq e thjeshte eshte.Kush ka besim tek keta,kur kane qene nje here ne pushtet?

  11. Rigoni says:

    Zaloshnja gjate gjithe historise ka nxjerre burra te shquar (natyrisht per mire) kurse i arithmeticeni i ketij shkrimi po na behesh shume koqe,fillove t’i lepihesh cepanlliut Like Bllokut.Turp per ty.Likja yt me veprimet e fundit po fiton me shume urrejtje se sa admirim.Mos u lodh me arithmetiken tende te cekujlibruar ,kurdo qe te behen zgjedhjet,Floriri do ngelet pas Camit Idrizi.Akoma nuk e kuptoni qe zgjedhja eshte e percaktuar nga Amerika dhe Europa?Pse kot po lodhen ata ?Le te merzejne Qeni i vicidolit dhe mezati i tij ne cadren loder ,ata po i pret VETTINGU pasi jane mall i preferuar i tij.
    Vandalet ne litar !Rrofte populli i ndershem !

  12. artan panja says:

    E VETMJA PUNE E MIRE QE KA BERE PD NE KETO 10 VJET ESHTE BLLOKIMI I SHESHIT PER MAKINAT,PER KETE E FALENDEROJ PD,,,BULEVARDI DUHETTE JETE PA MAKINA QE JEREZIT TE SHETISIN SI PARA 1990 NE KEMBE ,E TE THITHI AJRIN E PISHAVE,,////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje