Xhafaj: Opozita ka dalë në shesh për t’iu lutur Ilir Metës të bashkohet me ta. Berisha vrau 4 protestues dhe ne shkuam në zgjedhje pa qeveri teknike më 2013

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i PS Fatmir Xhafa i cili drejtoi komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi deklaroi se marrëveshja e 21 Korrikut për konsensusin ishte e gabuar, pasi sipas tij ajo i dha kontroll politik një procesi teknicienësh.

“Marrëveshja e 21 Korrikut është gabim. Ju dha kontroll politik partive në procesin e Reformës”, deklaroi Xhafa.

Ai kritikoi qëndrimet e LSI për disa çështje që lidhen me reformën. Ai tha se aleati kryesor në koalicionin qeverisës duhet të respektojë kushtetutën për vijimin e implementimit të reformës në drejtësi.

“Meta dhe LSI duhet të respektojnë kushtetutën”, tha Xhafa në studion e “Top Story”.

Xhafa pranoi se midis PS dhe LSI ka pasur shumë ndasi sa i takon çështjeve të reformës në drejtësi. Ai tha se si kryetar i komisionit të posaçëm ka qenë i hapur për për diskutime, por quajti jo-korrekte sulmet e LSI.

“Për shumë raste qëndrimet tona kanë qenë të ndryshme. Nuk ka një rast të vetëm që mua të më jetë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, nga ministri i drejtësisë, që të më ketë kërkuar informacion dhe të mos kem qenë disponibël.  Shumë qëndrime të LSI unë i kam parë o përmes shkresave, o përmes televizioneve gjë që mua nuk më duket korrekte. Kjo ka sjellë edhe probleme”, deklaroi Xhafa.

Ai tha më tej se ka ndjerë habi në lidhje me letrat e ministrave të LSI adresuar komisionerit Hahn, teksa shtoi se Bordi i ONM i shërben koordinimit mes SHBA-BE për Vettingun dhe nuk shkel kushtetutën.

Protesta, Xhafa: LSI po i lutet Ilir Metës

Xhafa ironizoi protestën e opozitës. Ai deklaroi se opozita ka dalë në shesh t’i lutet Ilir Metës për t’iu bashkuar dhe nuk ka asnjë kauzë.

Kjo e cenon shumë kredibilitetin e protestës. Ata kanë dalë në shesh për t’iu lutur Ilir Metës të bashkohet me ta. S’kanë besim te rezultati i tyre në zgjedhje”, tha Xhafa.

Xhafa deklaroi më tej se kërkesat e opozitës janë thjesht alibi nga frika e dështimit në zgjedhje.

Sipas tij protesta është hap elektoral por ka qëllim edhe pengimin e Reformës në Drejtesi.

“Mua më duken më shumë si alibi kërkesat e opozitës. Ata thonë nuk shkojmë në zgjedhje.

Kjo është një qeveri që buron nga votat e njerëzve. Ëhstë një qeveri tërësisht legjitime e dalë nga zgjedhjet, atë që kërkon Basha. Ajo që kërkon opozita ëhstë ta zëvndësojë këtë qeveri përmes një presioni publik në funksion të qëllimeve të saj elektoral. Ngjan me një përpjekje për të justifikuar dështimin e radhës. Nëse opozita do kishte ata 500 mijë njerëz atje, do të kishte 1 milion vota, do të shkonte e qetë në 18 Qershor.

Ne shkuam në zgjedhje në 2013-ën përballë një qeverie të Sali Berishës që kishte  vrarë 4 protestues, nuk kërkuam qeveri teknike.

Nëse kjo opozitë ka besim për këtë mëbshtetje, le të shkojë në 18 Qershor. Ne shkuam me atë qeveri që na vra se kishim besim te vota e popullit. Kishim besim te njerëzit që administronin zgjedhjet. Adminsitrimi është monopol i partive që përfaqësohen në mënyrë të barabartë”, deklaroi Xhafa.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Xhafaj: Opozita ka dalë në shesh për t’iu lutur Ilir Metës të bashkohet me ta. Berisha vrau 4 protestues dhe ne shkuam në zgjedhje pa qeveri teknike më 2013”

  1. Qytetar says:

    Bravo,shum i qart.

  2. kombi says:

    Bravooooo Xhafa ! PD ka ne grupin e saj te gjithe dallkauket , si mundet te kete ky vend paqe me keta idiote ?? Ata vetem shtet nuk dine te bejne .Sa per rrumpalle jane te vetmit , Berisha si antishqipetar qe eshte , e ka leshuar shtetin , rendin , sa here qe ai ka fituar , nen qeverisjen d tij ky shtet , ky popull ka oatur vetem deme , nga me te ndryshmet . Si mundet valle ky njeri me nje tufe idiotesh, qe ka
    prane vetes , te luaj rolin e heroit ??
    Te gjithe e kuptojne qellimin dinak te tyre , te bllokojne wetinghn , sepse i dine zullumet e tyre qe kane bere . Gjyqtaret e korruptuar te cilet jane ne mbrojtje te tyre , Berisha ,Basha nuk duan te pesojne ndryshime , sepse e dine se cfare i pret dhe ata .
    SI DO TE PERFUNDONTE KY WETING PA SHBA DHE EUROPEN , ME KETA FELLIQESIRA .

  3. kls says:

    nuk ka vend per krahasime, mos u ktheni as me te voglen vemendje berisha&co, zhurmojne kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *