Alarmi/ Mijëra njerëz rrezikojnë vdekjen nga uria në Sudanin Jugor

21 Shkurt 2017, 16:20Bota TEMA
Alarmi/ Mijëra njerëz rrezikojnë vdekjen nga uria në Sudanin

Sudani Jugor po kalon momente shumë kritike, pasi mungesa e ushqimit ka çuar 100 mijë njerëz në prag të vdekjes.

Ndërkohë 5 milionë të tjerë, ose mbi 40 % të popullatës së vendit, në nevojë urgjente për ndihmë.

Njerëzit po vdesin nga uria dhe rreth 1 milionë të tjerë janë në prag të urisë – thanë agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Lufta civile që zgjati disa vite, kriza e refugjatëve dhe ekonomia e keqe kanë lënë gjurmën e tyre në Sudanin Jugor që kur mori Pavarësinë në 2011-ën.

Tani, programi botëror i ushqimit i OKB japin alarmin dhe paralajmërojnë se më shumë se 1 milionë fëmijë po vuajnë nga keq ushqimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje