Dekriminalizimi/ Denar Biba i ankohet Ramës dhe ambasadorëve pasi nisjes së hetimeve nga Prokuroria për KQZ-në

21 Shkurt 2017, 12:25Kronika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar letër krerëve të shtetit si dhe disa prej përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë, pas nisjes së hetimeve në këtë institucion nga Prokuroria e vendit.

Në letrën e siguruar nga “BalkanËeb” që mban firmën e kreut të KQZ-së, Denar Biba thuhet se “e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e legjislacionin në fuqi”.

Bashkëngjitur me letrën Biba dërgon edhe informacionin e detajuar rreth procesit të verifikimit nga KQZ, të formularëve të vetëdeklarimit.

Letra i dërgohet Presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, Kreut të Kuvendit Ilir Meta, ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt si dhe kreut të zyrës së KiE-s në Tiranë, Claus Neukirch.

Më 16 shkurt 2017, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal ndaj KQZ-së, duke e akuzuar për shkelje ligjore si për rastin e deputetit socialist Armando Prenga, ashtu dhe për dy kryetarë bashkie. KQZ u akuzua nga Prokuroria për shkelje të ligjit, duke pranuar deklarime jashtë afateve dhe për mosbashkëpunim.

 

Oficerë të policisë gjyqësore nga Prokuroria e Tiranës sekuestruan pranë KQZ-së të gjithë dokumentacionin.

Sipas prokurorisë, KQZ ka shkelur ligjin duke lejuar të zgjedhurit të dorëzojnë një formular të dytë një muaj përtej afatit ligjor.

Duke vlerësuar gatishmërinë dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ju personalisht dhe institucionet që ju drejtoni i keni dhënë KQZ-së në punën e saj, në funksion të përmirësimit të standardeve zgjedhore të kërkuara, nisur nga disa pretendime të ngritura së fundmi nga Prokuroria e Përgjithshme, po Ju dërgojmë bashkëlidhur informacionin e detajuar rreth procesit të verifikimit nga KQZ, të formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike’. Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju siguron se, e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të ‘dekriminalizimit; është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e legjislacionit në fuqi.

 

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin,

 

Me respekt

 

Denar Biba,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje