Drama e Greqisë shtyhet sërish

21 Shkurt 2017, 09:28Rajoni TEMA

Eurogrupi tregon edhe më tej durim me Greqinë. Por Athina duhet të premtojë reforma të tjera dhe kontrollorët duhet të kthehen shpejt në Athinë. Prandaj ministrat e Financës shpërndajnë optimizëm.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble është përpjekur prej ditësh që ta qetësojë situatën: ai i ka quajtur absurde fjalët për rrezikun e një “Grexit”-i të ri. Ai beson që “institucionet kanë një pozicion të përbashkët (…), në mënyrë që të arrihet një rezultat”, tha ai në Bruksel. Ajo të cilën Schäuble e formulon në mënyrë pak të koduar është grindja e ndezur prej javësh midis Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe kreditorëve evropianë për aftësinë e Greqisë për të paguar borxhet. Pa kaluar disa orë, drama sërish u shmang dhe në Bruksel u vu re dakordim.

Më shumë reforma

Zgjidhja e dilemës fillimisht duket e thjeshtë: përfaqësues të katër institucioneve – tre nga BE dhe FMN- do të udhëtojnë javën e ardhshme sërish në Greqi, për të rënë atje dakord me qeverinë “për një paketë tjetër reformash të thella”, bëri të ditur shefi i Eurogruppit Jeroen Dijsselbloem. Do të diskutohen reforma të tregut të punës, reforma të tatimeve dhe të pensioneve prej programit të shpëtimit.

“Greqia duhet ta kthejë timonin nga kursimi në reforma strukturore”, shtoi Dijsselbloem si shpjegim. Dhe me këtë ai injoron deklaratën kokëfortë të palës greke, e cila u përbetua pas takimit se “nuk do të ketë më asnjë euro më tepër kursime”. Për këtë Eurogrupi deklaroi se për shembull një strukturim i tregut të punës sipas standardeve evropiane mund të çojë në më shumë vende pune dhe në këtë mënyrë të zgjerojë hapësirën financiare për Athinën.

Veç kësaj, ministrat e Financave tërheqin edhe njëherë më tepër vëmendjen për paratë dhe ekspertizën e Komisionit të BE, i cili është i gatshëm që ta ndihmojë Athinën për krijimin e një tregu aktiv të punës. Me këtë mund të ulet papunësia në plan afatshkurtër dhe natyrisht të përmirësohet atmosfera në popull. Kjo është verë e vjetër në shishe të reja – por me sa duket në Athinë situata duhet të përkeqësohet në mënyrë dramatike, që të vihen në jetë premtime nga programi.

Një strategji ku të fitojnë të dyja palët

Në parim, me këtë mund të vrasësh me një gur disa zogj: FMN i jepet mundësia që të besojë se gjendja ekonomike në Greqi do të përmirësohet në mënyrë të qendrueshme. Kjo do të ndikonte aftësinë e diskutueshme për t’i paguar borxhet. Dhe Alexis Tsiprasit i zhvlerësohet argumenti absolut se “politika e kursimit e urdhëruar nga Evropa” po i merr frymën vendit.

Kësti tjetër i programit prej miliardash në këtë mënyrë mund të paguhet dhe me këtë të pengohet një disfatë politike me emrin “Grexit”. Dhe në fund, drama greke do të mund të veçohet nga fushatat elektorale në Holandë dhe në Francë, kur për problemin të diskutohet përkohësisht në nivel ekspertësh. Por para së gjithash, debati për faljen e një pjese tjetër borxhesh shtyhet në këtë mënyrë në të ardhmen.

Greqia është larg kthimit në tregun financiar. Këtë e dinë të gjithë aktorët. Por për momentin u krijua edhe njëherë një presion i madh, për ta vënë në lëvizje procesin e ngecur të reformave në Greqi.

6 komente në “Drama e Greqisë shtyhet sërish”

  1. marini says:

    Mos na çani bythën me Greqinë, shikoni hallet tona (që shëmbull nuk kanë kund në botë) dhe mos i qani hallin kalorësit, sepse i varen këmbët…! Zokopurë brekgrisur, mbetët duke parë armiq e fajtorë të jashtëm, pa parë asnjëherë nga vetja jonë e qelbur…!!! Motoja e fabulës së njeriut që kërkonte nga Zoti të ngordhte dhinë e komshiut (megjithse i jepte dhe atij ndonjë gotë qumësht), “është krijuar” për shqiptarët…

    1. Kiço says:

      po sta cane bythën ty,kujt tja cajne janullatus?

      1. alb sapun says:

        Mua nuk me intereson a ja cani a sja cani bythne Janullatos.
        Une shikoj hallet e mija sa per Janullatosin atij i varen kembet nga pleqerria

  2. PENSIONISTI [de jure i KOASH; de fakto i KOAGR] says:

    Mëkat !
    (Aμαρτία) !
    Po pse mor të paudhë po ia merrni pambarim dhe frymën e fundit ?
    Po pse mor atheoi po ia nxirrni shpirtin pafundësisht απεριόριστα ?
    Arqidhjaepiskopos (Αρχιεπίσκοπος) Anastasios Janullatos Haleluja .

  3. kd says:

    Keta leshqen Ponti kane pberdhur nuk ju ben derman as dreqi

  4. Jatroi i bythes te papa Tfgs 1 says:

    I lini te ngordhin kermat e ballkanit boll i mbajtet me infuze e serume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje