E ardhmja e Iscos, larg Real Madridit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

E ardhmja e Iscos është jashtë Realit të Madridit. Kjo është ajo që theksohet në median spanjolle sipas së cilës janë disa skuadra që kanë shfaqur interesin për fantazistin 25 vjeçar spanjoll.

Kështu e përditshmja madrilene ‘Marca’ vë në dukje se Isco është vënë në shënjestrën e Manchester City, Chelsea dhe Juventusit, ndërsa “El Mundo Deportivo” shton në listën e pretendentëve edhe Barcelonën.

E përditshmja katalanase shkojnë edhe më tej dhe thekson se Isco kur ishte ende pjesë e Malagës ishte shumë pranë kalimit te Barcelona, por në fund u transferua te Los Blancos.

Situata është e  lehtë për t’u kuptuar. Isco ka një kontratë me Realin e Madridit deri në verën e vitit 2018, por e ardhmja e tij do të vendoset në fund të këtij sezoni. futbollisti 25 vjecar kërkon të aktivizohet më shumë për të qenë ende pjesë e kombëtares duke qenë se vitin e ardhshëm do të jetë edhe Botërori i Rusisë.

Reali do të kërkojë ta shesë dhe për madrilenët duket se Juventus është kandidati i preferuar. kjo për një arsye të thjeshtë, kampionët e Evropës kërkojnë të sjellin në Madrid, Dybalën dhe Isco mund të bëhet pjesë e tratativave me Zonjën e Vjetër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *