Fleckenstein, sugjerim Bashës: Mos bojkotoni Parlamentin, lejo deputetët të bëjnë punën e tyre dhe të zbatohet reforma në drejtësi

21 Shkurt 2017, 19:55Politika TEMA

“Do t’i sugjeroj Bashës të vazhdojë luftën e tij, por nuk duhet të bojkotojë Parlamentin”.

Kështu deklaroi eurodeputeti Knut Flecktenstein për Top Channel, pak përpara se të shkonte në selinë e Partisë Demokratike për të takuar Lulzim Bashën.

Ai tha se takimin do ta bënte, sepse ka disa pengesa për Reformën në Drejtësi.

“Zoti Basha, – tha eurodeputeti, – duhet të lejojë çdo deputet të jetë në Parlament, të bëjë punën e tij, pasi java e ardhshme është shumë e rëndësishme”.

Ndiqni intervistën e plotë, që gazetari Vladimir Lame bëri me eurodeputetin gjerman.

TCH: Zoti Fleckenstein, si e vlerësoni ecurinë e Reformës në Drejtësi pas takimeve me zotërinjtë Rama, Meta, Basha?

Knut Fleckenstein: Ne do të gjykojmë në vijimësi. E takoj në mënyrë të veçantë zotin Basha, sepse janë krijuar disa pengesa në këtë drejtim mesa duket. Ne mendojmë se zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi është një nga gjërat më të rëndësishme, e kur shohim pengesa të tilla, duhet të shohim për të gjetur zgjidhje konkrete. Kjo duhet të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme, kohë kur do të instalohen komisionet parlamentare për “vettingun” dhe çdo deputet duhet të shkojë të jetë aktiv në punimet e Parlamentit dhe të bëjë punën e tij.

TCH: Ky ishte apeli juaj për zotin Basha, i cili po proteston me opozitën?

Knut Fleckenstein: Po, ky është një apel i drejtuar atij. Unë mendoj që të protestosh është normale, të ndryshosh qeverinë po ashtu. Të mos shkosh të punosh nuk është aspak normale.

TCH: Çfarë i sugjeron udhëheqësit të opozitës në këtë mënyrë?

Knut Fleckenstein: I them të vijojë protestën e tij, nëse dëshiron, por jo të bojkotojë Parlamentin.

TCH: A ka mundësi që në vjeshtë Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit?

Knut Fleckenstein: Po, nëse ju vijoni të zbatoni praktikisht procesin e nisur të “vettingut”, të thelloni Reformën në Drejtësi. Nëse zgjedhjet e qershorit mbahen të lira dhe të ndershme, pa probleme të mëdha, negociatat mund të hapen. Pra mbetet të punoni në këtë drejtim.

TCH: Zgjedhjet janë një parakusht për negociatat?

Knut Fleckenstein: Unë nuk do të thoja që janë një kusht i shprehur, por që nënkuptohet edhe pa u deklaruar. Një shtet, i cili nuk arrin të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të përfshihet në negociata për anëtarësim në BE. Gjithsesi, unë besoj se komisionet e monitorimit të reformës, që ne do të sjellim këtu këto ditë, do të na paraqesin një pamje më të qartë edhe mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

3 komente në “Fleckenstein, sugjerim Bashës: Mos bojkotoni Parlamentin, lejo deputetët të bëjnë punën e tyre dhe të zbatohet reforma në drejtësi”

  1. al paci says:

    mire e ke ti shoku po basha e berisha per te penguare ate reformen ne drejtesi po e bejne gjithe kete rremuje. basha berisha duhet ta kuptojne qe ne demokraci ligjin e ben shumica, te shkojne ne parlamente ti bejne mosbesim qeverrise dhe neqoftese parlamenti nuk e voton me 71 vota duhet te behet qeverri teknike dhe te behen zgjedhje me qeverri teknike. cdo levizje tjeter eshte diktature. zgjedhje te lira i do cdo shqiptare i ndershem po me keto lloje manovrash qe ben pd vetem zgjedhje te lira nuk duane. ne zgjedhjet e 2013 nuk bleu vota as pd e as ps, vota bleu lsi dhe partija e cameve. keto dy parti duhet te bllokojne si basha ashtu dhe rama.

  2. Shoku " Shpati " says:

    Si nuk u ndergjegjesua ky djal per ngarkesen e rende qe ka ne kurriz !!! Vetem e qeshura ne keto kohe duhej ndaluar me ligj nga te dy krahet . Ky te qeshuren e ka te salduar ne turinj …hall i madh !

  3. @rturi says:

    Valle, a mund “te punoje” dhe t’ia hape varrin vetes, Lulush gjumashi? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje