Fleckenstein: Të shkoj te çadra për Bashën? Jo, e takoj në zyrë

21 Shkurt 2017, 15:28Politika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein mëngjesin e parë në Tiranë e ka kaluar me ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.

Vlahutin erdhi në këtë takim pas një takimi kokë më kokë me kryeministrin Rama.

Të dy ambasadorët në diskutimet me eurodeputetin kanë kërkuar bashkërendim të qëndrimeve dhe mbështetjen maksimale për reformën në drejtësi, punën e ONM-së dhe dekriminalizimin. Po ashtu, në takim është biseduar dhe për zgjedhjet.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga hotel “Rogner” dhe përpara takimit me kryeministrin Rama, eurodeputeti Fleckenstein, i pyetur për protestën e opozitës, tha se vendi i çdo force politike është në Parlament.

“Protesta duket e qetë. Vendi i çdo force politike është në Parlament. Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj”, tha Fleckenstein.

Pas takimit me kryeministrin, Fleckenstein u shpreh optimist për ecurinë e reformës në drejtësi, vettingun dhe dekriminalizimin.

Eurodeputeti gjerman preferoi ta bëjë në këmbë rrugën drejt zyrës së kryeparlamentarit Meta dhe përgjatë tendës së protestuesve opozitarë.

I pyetur nga TCH nëse do t’i takonte protestuesit dhe kryedemokratin Basha në tendën e ngritur para Kryeministrisë, Fleckenstein tha se me kreun e opozitës preferon të bisedojë në selinë e demokratëve.

“Pata një takim të mirë me kryeministrin Edi Rama. Jam optimist ende, por do të takoj edhe zotin Meta dhe zotin Basha.

A do shkoj ta takoj zotin Basha tek çadra e protestës? Jo, jo. Unë nuk shkoj në asnjë protestë. Jam thjesht i ftuar këtu”, u përgjigj eurodeputeti.

Axhenda e takimeve e Fleckenstein vijoi me një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta, në praninë edhe të ministrit të Drejtësisë, Vasili. Fleckenstein ka parashikuar një takim gjatë pasdites me ministren e Integrimit Klajda Gjosha, si dhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi me Bashën do të realizohet në një kohë që opozita ka hyrë në ditën e katërt të protestës në sheshin para Kryeministrisë.

5 komente në “Fleckenstein: Të shkoj te çadra për Bashën? Jo, e takoj në zyrë”

  1. tr says:

    Cfare proteste ,Me sufllaqe dhe tallava .

  2. bisturia says:

    Fleckenshtein mer dhe nje krah bar dhe shkoju per vizite kafsheve ne kasolle.

    O njerez te ngrihemi ne protesta per protektorat nderkombetar se mbaruam.

    Ore me turp eshte te ngordhim keshtu sic po ngordhim , …. sesa te qeverisemi nga ndonje shtet i fuqishem . Sado qe te mos na e duan te miren me keq se kaq nuk do jemi ,…….. ndoshta do jemi 20 fishi me mire me siguri.

    Nuk behet nga shqiptaret ky vend ,……… eshte provuar e sterprovuar me dekada e dekada……. sa na iku dhe jeta duke bere prova .

  3. adri says:

    Lulezim basha nje kriminel qe don te shkaterroje shqiperine qe te shpetoje vete. Lulezim basha e din se e pret humbja e rradhes dhe definitive me 18 qershor dhe ndaj po ben perpelitjete e fundit per te shpetuar. Eshte nje mashtrues ordiner NUK KA SSNJE BESHTETJE ANDERKOMBETARE. NGA EUROPA NE AMERIKE KA VETEM NJE FJALI PER TE KTHEHU NE KUVEND. Por Lulezimin e ka lene edi rama pa pune dhe ai kerkon shoke ne bulevard se eshte merzitur vetem duke bredhur rrugeve.
    Potr nuk ka shanc Lulezim nbasha dhe sali berisha qe te skaterrojne ate qe populli shqipetar ka ndertuar keta kater vjet pas masakres me liiona borxhesh kompanive qe lne pa. Ne burg lulezim bashe kriminelin se bashku me sali berishen.

  4. Kjo katrahure, dhe Cadra e qefit te PD’isteve eshte vetem per te mbrojtur Zenin e War Dogs, Lulzimen qe vodhi Parate 240 miljon Euro te Rruges se Kombit, Dhe Salih qenin, qe ka vrare njerez.

  5. Spartaku says:

    Shqipetaret kane besim te forumet e europes,se me ndihmen e tyre,shqiperia do te dal nga kolapsi ku e ka futur Berisha,Basha dhe lakenjet e tyre.Kemi shprese se vetingu do behet,dhe kriminelet do gjejne vendin e tyre.Eshte mire qe pd-ke te mos pyetet akoma,se boll eshte pytur per reformen ne drejtesi,pasi ata kane qene dhe jane kundra.Po qe per ata,ata nuk duan te behet fare reforma,se jane te inkriminuar.Kane bere krime makabre ne shqiperi.I ziu popull ç’ka hequr nga kjo parti(pd-ke)fashiste,e cila duhet te nxiret njeher e sa me pare jashte ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje