Gerard Pique i del në mbrojtje trajnerit Luis Enrike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Qëndërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të skuadrës së tyre.

Luis Enrike është vënë në qëndër të krtikave ditët e fundit që pas humbjes me me PSG-së, ku në mediat spanjolle është përfolur dhe për një largim të tijin në fund të sezonit.

“Jemi të gjithë me Luis Enriquen. Përpara ardhjes së tij ishim në një situatë shumë të vështirë. Ai na ndihmoi të fitojmë 3 tituj brenda një sezoni. Është një moment delikat për ne, por po bëjmë gjithçka për ta kaluar. Do të ishte më mirë që të gjithë të kthehen pak në kohë dhe të shihnin punën që ai ka bërë me ne. Unë kam besim se do t’ia dalim mbanë” tha Pique.

Më tej lojtari katalans theksoi se ekipi po jep maksimumin që të dalë nga kjo situatë e keqe.

Prej 1 muaji e gjysmë nuk po bëjmë lojën që na pëlqen, por është një situatë e kalueshme. Jemi ende në garë për 3 trofetë. Në Champions do të jetë shumë e vështirë për të kaluar, por kemi përjetuar edhe situata më të këqija. Do të luftojmë deri në fund”, përfundoi Pique.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *