Ilir Meta tre orë drekë me aleatin e Bashës, zbardhet tema e bisedës

21 Shkurt 2017, 11:33Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar për rreth tre orë dje me Agron Dukën, kreun e PAA­-së.

Takimi i tyre vjen pasi Duka i kishte dërguar një letër Metës, ku e ftonte të dilte nga qeveria për të krijuar një qeveri teknike.

Agron Duka tha se pjesë e drekës së gjatë me kryetarin e Kuvendit ishte pa dyshim edhe protesta e opozitës.

“Sigurisht që folëm gjatë drekës dhe për protestën e opozitës dhe kushtet që ajo ka vendosur.

Nuk mund të shmangej kjo temë e ditës. Por nuk pati ndonjë bisedë më shumë se sa përmbajtja e letrës që unë i kisha dërguar më parë”, tha Duka për Panorama.

I pyetur se cili ishte qëndrimi i Metës për kërkesat e PD­së, Duka tha se “unë gjykoj që ishte pozitive deklarata e tij gjatë konferencës për shtyp me Kadri Veselin për respektimin e protestës së opozitës”.

Një ditë më parë Duka i dërgoi një letër Metës ku ndër të tjera i shkruante “Qeveria teknike është një instrument politik që ju e keni artikuluar publikisht. Qeveria teknike është një garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do të jepte një tjetër hov procesit demokratik në vendin tonë.

Qindra mijëra qytetar kërkuan këtë në 18 shkurt. Le t’ju japim atyre këtë mundësi. Të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike, jo vetëm për të mbrojtur zgjedhësit dhe zgjedhjet, por për të hequr një herë e mirë nga ligjërata politike post zgjedhore foljen “vjedhje”.

Nëse zgjedhjet do të organizohen me një qeveri sa më gjithëpërfshirëse, asnjë parti politike nuk do të ketë justifikime ose pretendime për rezultatin e 18 qershorit. Ky do të jetë edhe një rast i mirë për të dhënë një provë pjekurie politike të domosdoshme për procesin e integrimit evropian”.

16 komente në “Ilir Meta tre orë drekë me aleatin e Bashës, zbardhet tema e bisedës”

  1. tomorri says:

    Minjte kerkojne vrima per tu futur. Ky eshte fundi dhe TURPI i tyre.

    1. Kujtimi says:

      Dridhe Like floriri oo eshte turp per ty do ndeshkoesh rende

    2. Tim says:

      Dridhe Like, dridhe. Do vije edhe dita jote.

  2. babel says:

    e thashe dhe die qeveria ka rene, po pergatitet nje qeveri PD-LSI…K.Spahiu minister i brendshem!

    1. kamorro says:

      Ha ha po ca thu….asihereeeee…

  3. tomorri says:

    Kush eshte mor ky Agron Duka qe paska kaq peshe sa te haje dreke tre ore me Ilir Meten.Nje mendje me thote se jane te dy njelloje dhe ndaj hane bashke.Nje kryetar parlamenti seroz duhet te gjeje vendin e vete dhe pozicionin e vete ne parlament ,shoqeri ,familje dhe ne ne çdo ambjent te mundshem.Por Ilir Meta duke bere rolin e nje baballeku kujton se po na hredh hi syve.
    Ilir Meta te mendohet shkurte dhe qarte per te qene : A) SHQIPETARE. B) Tradhetar.Dhe kjo pune mbaron ketu.Edi Rama eshte nga ata njerez qe per keto gjera nuk eshte se nuk i di por ka menduare dhe mendon per SHQIPERINE dhe pik.

    1. Albi says:

      Rama qe ha drek me Qifen e Peqinit eshte burre serioz. Meta qe ha dreke me Duken jo. Llogjike e paster.

  4. qytetare says:

    Perse duhet ti plotesojme deshirat djallezore te Berishes ??? 50 mjje protestues nuk mund te vendosin per fatet e vendit .
    Cfare mendojne 2 MILION TE TJERE ????
    BENI DURIM DERI TEK VOTIMET DHE MOS U MERRNI ME SUPOZIME ,ALLA BERISHE .
    CFAF DO TE NDODHI ,NQS NESER NGRIHEN 1 MILION DHE KUNDERSHTOJNE KERKESAT E BERISHES

  5. shqip says:

    Ore katunar . Qekur populli i shqupit, nje çete e shpartalluar, na dilka me e madhe ne numer nga 1milion votues pro qeverise. O Trap. Ne s’kemi kerkuar gje qeveri tekleshi e idiotesira qe vetem ju katunaret jeni te afte ti shpikni. Merre edhe meten , megjithese ai ju tall deri ne poshterim. Qeveria nuk bie se i ka numrat. Nuk do perseritet me koha r nanos dhe metes qe i dhuruan shpellareve pushtetin Duke mos qene kurre shumice ne kete vend. Rrace hajdutesh e katunare te pa civilizuar.

  6. greay says:

    Ky Dukanuk e dija! Qenka palle kur thone mileti.
    O Duka i Krimit (ref. Berisha) si e ke hallin!
    Berisha,oer historite e tij, Basha per procedure, Fatmir Medi hoxha(kajolli) per procedure, Ilir 7 per paskuqainin kunder FBI, etc. jane ne krye te listes dhe duen me patjetr te jene deputet.
    Or ti ish deputeti i majte minister i F. Nanaos – Sarakacen) me bindje idiote qe ti si kupton te djathta idealiste, çare m… do. Mbaje ate dekorate qe te ka dhene Berisha si Duka i krimit se shpeton pas vetingut. Po mire idioit, nuk e kupton ti se protesta eshte kunder vetingut! dhe reformes ne drejtesi!
    Dhe ty po te perdorin, edhe Iliri! Do habitesh se cdo ndodhi ne Qershor! Vetem me kete qe bene luli dhe Sala i ngriten 10% votat e ER. Liri bene mire te largohet, PS ka tani(ata bejne sondazhe 71% pa partit qe mund te bejen koalicion!
    Duka i krimit shko ke cadra tako Berishen! Cije ndonje kokerr veze! tung.

  7. Tironsi says:

    @ tomorri:
    Agron Duka eshte nje dallkauk dhe biznesmen i gjenerates te hajduteve te Shqiperise.
    Nirmalisht qe ka frike nga vettingu, dhe i intereson qe Shqiperia te rrije ne kenete, dhe ai te vjedhe sa te doje. Vellai Armand Duka dihet kush eshte dhe nuk ja vlen me shkrujt. Vetem ndeshja Tirona-Kuksi flet shume per Armand Duken.
    Presidenti Samsungut arrestohet, nderkohe qe Samsungu eshte kompani boterore dhe ben 20% te ta ardhurave te Korese. Prape ai arrestohet. Kurse Agron Duka ben si garip, me prokuroret dhe gjyjatsit e plepave..

  8. albatros says:

    Tani ju erdhi ideja qe ne zgjedhje duhet te futemi me qeveri teknike? Sa zgjedhje jane bere me pare, nuk e kemi degjuar kete super zgjidhje per super zgjedhje. Berishe nuk e ka bere kete, ai as per ti rinumuruar nuk pati kurajose po ti hapte kutite ai e dinte cfare do dilte(ne 2009 te burgosurit votuan 99.99% qeverine????- e kishin inatin me opoziten-ajo I rrasi Brenda).

  9. emigranti says:

    po basha deklaroj qe nuk negoiciojme me asnje tjeter a po fshehurazi e po kjo eshtepd e patundur.

  10. aron says:

    PD është e gatëshme të pranojë çdo lloj qeverie, teknike apo joteknike, mjafton të jetë e gatëshme t’i vërë gurë në rrota reformës në drejtësi. Pra, PD do thjesht të bllokoj gjithçka që ka lidhje me reformën dhe asgjë më shumë. Nëse PS ja siguron këtë, ajo është e gatshme të qëndrojë në opozitë sa të dojë Partia Socialiste. Ky është tashmë misioni i vetëm i opozitës.

  11. ripjellja says:

    Ky lideri boteror duhet te beje nje levizje. Mbas kafes me qifen kam pershtypjen se ka mare dhe vendimin. Qifja minister i brendshem Mamon minister i mbrojtje Dashin e havase tek financat dhe Mesilen kryetare kurventi meqe eshte dere e madhe dhe e hapur per cdo gje

  12. Devolliu says:

    Like Floriri dhe Duka i Krimit ( Kështu i ka quajtur Sali Krimineli), janë të shqetësuar për fatet e Shqipërisë, ata kurrë nuk bisedojnë për interesat e tyre. Mjer Populli që mban në kurriz këta hajdutë të pangopur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje