Ina Rama dhe Shpresa Beçaj rrezikojnë skualifikimin, nuk plotësojnë kriteret për Vetingun

21 Shkurt 2017, 16:59Kronika TEMA

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, rrezikojnë të skualifikohen nga lista që Avokati i Popullit i ka publikuar si persona që plotësojnë kriteret për në komisionin e Vetingut, raporton ABC News.

Ky skualifikim, thonë juristët, mund të vijë pasi të dy ish-drejtueset e institucioneve më të larta të drejtësisë, kanë fituar procesin gjyqësor për rikthim në detyrën dhe kanë statusin e gjyqtarëve.

Të qenurit me vendim gjykate, gjyqtare, edhe pse vendim nuk është zbatuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ligji nuk të lejon të jesh pjesë e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Në nenin 6 të këtij ligji, ku parashikohen kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, është vendosur ndër të tjera në mënyrë taksative se kandidatët nuk duhet të jenë gjyqtar dy vitet e fundit.

Në pikën “Ë” të këtij ligji, thuhet se kandidati nuk duhet të ketë qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit përpara kandidimit”. Pra, sipas këtij kriteri ndalues, Shpresa Beçaj dhe Ina Rama kanë statusin e gjyqtareve me vendim gjykate.

Në asnjë rast, ligji nuk thotë se duhet të kësh ushtruar apo të ushtrosh detyrën e gjyqtarit, por specifikisht thotë se nuk duhet të jesh gjyqtar dy vitet e fundit.

Veç dy ish-titullarëve të larta të drejtësisë, në listën e Avokatit të Popullit ndodhet edhe emri i shtetases Nertila Sadedini. Sipas listës së avokatit të popullit, juristja Sadedini plotëson kriteret për të gjitha pozicionet në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri i njohur si komisioni i Vetingut.

Juristja Sadedini ka qenë në listën e kandidatëve të Partisë Republikane për deputete në qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Pra, edhe juristja Sadedini sipas ligjit, skualifikohet për shkak se në nenin 6 të ligji, ku parashikohen kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, është vendosur ndër të tjera në mënyrë taksative se kandidatët nuk duhet të ketë ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur funksione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit.

Pak ditë më parë u publikuan edhe emrat e tre kandidatëve të tjerë, të cilët janë vendosur në listën Avokatit të Popullit por që plotësojnë kriteret, por në fakt ata duhet përjashtuar pasi kanë qenë persona në hetim nga prokuroria për vepra të ndryshme penale.

Sipas kësaj llogaritje, nga 29 kandidatë që ndodhen në listë, 6 prej tyre rrezikojnë skualifikimin, duke mbetur lista vetëm me 23 kandidatë, ç’ka nuk plotësohet numri për të kaluar në zgjedhjen e tyre si anëtarët të komisioneve të Vetingut.

Por fjalën e fundit për interpretimet ligjore dhe kritereve ndaluese, do ta ketë komisioni i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për verifikimin e këtyre emrave.

4 komente në “Ina Rama dhe Shpresa Beçaj rrezikojnë skualifikimin, nuk plotësojnë kriteret për Vetingun”

  1. i larguari says:

    Ore te mjere qe nuk keni llogjike. Ligji eshte gjithmone bazuar ne llogjike jo ne llafe pa kuptim.
    Ligji thote qe “te mos keshe qene gjyqetar” — qe llogjigisht do te thote “te mos keshe ushtruar detyren e gjyqetarit”.
    Aktualisht ligji nuk thote qe “te mos keshe statusin e gjyqetarit” qe eshte nje drejte te cilen ata qe e kane mund t’a ushrojne ose jo.
    Te keshe te drejten (qe t’a jep statusi) dhe te ushtrosh ate te drejte jane dy gjera te ndryshme.
    P.sh. Cdo person mbi 18 vjec ka drejte te votoje – pra ka statusin “votues”, por vota e tij nuk mund te mumurohet as pro dhe as kunder ne tablen perfundimtare te zgjedhjeve. kur nje “votues” nuk ka ka votuar – pra nuk ka marre pjese ne votime, megjithese ka statuisn “votues”.
    U sqaruat ore idiote gazetare qe shkruani pa tru e pa llogjike!

  2. koli says:

    keni frik nga ina rama you derrat e pds, ose me mire tju quajme ceta hajduteve te pds

  3. Bushi says:

    Per Ina Ramen me vjen keq.Ajo duhej te vleresohet,se eshte e afte te kryej detyra te rendesishme ne drejtesi.Le te jene cilido,e te fitojne ,por jo ata qe kane qene ne forumet e drejtesise te vendosur e t’i kene sherbyer pd-ke e Sali Berishes.Po qe se vendosen persona qe i kane sherbyer kryekriminelit Sali Berisha,eshte e kote qe te behet reforma ne drejtesi,eshte e kote vetingu.Do jemi persri atje ku kemi qene,dhe besimi i popullit te drejtesia nuk do jete perseri.

  4. Ortopedi says:

    Jo per mua Ina Rama ne dy plane eshte e papershtatshme:
    E para,kur ishte kryeprokurore e Republikes
    emrimet ne prokurorit e rretheve i beri per te njohurit,miqte dhe
    shoket e kursit te saj.
    E dyta,ajo nuk qe ne gjendje ne funksionin qe kishte
    te zbatonte ligjet e shtetit. E para po t’ja mbante te nxirrte urdhera arresti per ministrin pergjegjes
    per vrasjet ne bulevard (ne mos per kryeministrin). Se bje fjala kur ndodh nje
    ngjarje qofte edhe nga pakujdesia apo vrasje ne objekte te rendesishme, arrestohjet dikush
    edhe pse me vone te dale i pafajshem.Nese pretendohet se nuk
    zbatonte urdherat e saj policia,te jepte doreheqjen nga posti dhe me siguri
    do te kishin reaguar organizmat nderkombetare. Do te ishte heroine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje