INTERVISTA/ Flet Fisnik Gjoni që u dhunua nga Basha në Kavajë: Dikur isha “Pishtar i Demokracisë” sot jam viktimë e PD

21 Shkurt 2017, 17:25Politika TEMA

Më 13 Shkurt, në një takim të kreut të PD-së Lulzim Basha me banorët e Kavajës, ndodhi një incident i dhunshëm, ku një qytetar u dhunua për shkak të një deklarate aspak politike dhe të qëllimtë.

Bëhet fjalë për Fisnik Gjonin, i cilësuar dhe i shpallur me vendim të Presidentit edhe si “Pishtari i Demokracisë”.

Ky i fundit u dhunua keq nga ana e truprojave të Bashës si edhe nga eksponentët më të lartë të degës PD Kavajë, vetëm se tha se kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka ndryshuar “faqen” e këtij qyteti.

Në një intervistë për Lexo.al, Fisnik Gjoni rrëfen të vërtetën e sulmit si dhe angazhimin e tij të hershëm deri në ditët e sotme për Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës për Lexo.al, ai ka treguar se si truprojat e kanë mbërthyer menjëherë pasi ai kritikoi publikisht Bashën dhe se si e goditën me sende të forta dhe aparate celularë, duke mos munguar as ofendimet e rënda ndaj tij.

Gjoni sqaron gjithashtu se në atë takim të Bashës nuk reagoi për të mbrojtur ish-kryebashkiakun Elvis Rroshi, por për gjendjen në të cilën PD e la Kavajën dhe ndryshimin që pësoi gjatë qeverisjes socialiste.

Sipas Gjonit, dhuna e ushtruar ndaj tij tregon edhe një herë se protesta e PD-së nuk është për qytetarët aq sa është për vetë politikanët. Për “Pishtarin e Demokracisë” Partia Demokratike në Kavajë por jo vetëm është shndërruar në një koshere grerëzash.

Gjoni shprehet se në PD nuk ka më vend për pishtarët dhe se burrat e mirë dhe me kontribute u larguan. Ai është ndalur edhe në angazhimet e para të tij me PD ku rrëfen se Ramiz Alia kishte caktuar datë për pushkatimin e tij, ndërsa ai zgjodhi të sakrifikojë familjarisht për PD-në, e sot dhunohet për shkak se kërkoi të thotë një të vërtetë.

Intervista

Zoti Gjoni, ju u bëtë pjesë e një incidenti të turpshëm pak ditë më parë, ku u dhunuat nga truprojat e Lulzim Bashës, për shkak të asaj që ju thatë në takimin e tij me qytetarët. Si ndodhi ngjarja konkretisht?

E vërteta është se unë nuk kisha dijeni për ardhjen e Bashës në Kavajë. Nuk kishte asnjë njoftim. Unë po pija kafe me miqtë e mi, dhe shoh se më tutje vjen Basha, i shoqëruar nga rreth 80 qytetarë të Kavajës jo më shumë. Shumica prej tyre ishin zonja. Dhe unë duke qenë një “Pishtar i Demokracisë” u afrova më tepër nga kureshtja për të dëgjuar fjalën e tij. Dhe kam dëshmitarë, pavarësisht asaj që deklaron PD, isha me duar në xhepa, nuk kisha asnjë qëlim të keq, aq më pak në prani të zonjave që ishin aty. Basha e nisi mjaft mirë fjalimin, dhe po më pëlqente ajo që tha, se janë shqetësimet e përditshme tonat, më shumë punë, energji elektrike, para. Por pastaj e ktheu çdo gjë politike. Për mua nuk ka asgjë të keqe, por e shtuna ka thënë do të jetë protesta e qytetarëve dhe jo e politikës. Dhe unë aspak me të keq, thashë një të vërtetë që më doli nga zemra, siç e shoh unë Kavajën, qytetin që kam lindur dhe jetoj prej vitesh dhe jo Lulzim Basha. Elvis Rroshin, nuk e njoh për akuzat që thuhen, por se ka punuar për Kavajën dhe këtë e shohin dhe e thonë të gjithë, i majtë dhe i djathtë. Duke qenë se ishim edhe në mes të qendrës së Kavajës, që i ka ndërruar fytyrën qytetit. Unë në atë moment thjesht mendova me zë të lartë, nuk kisha asnjë qëllim të keq.

Po por kaq ka mjaftuar dhe më pas shpërtheu dhuna ndaj jush. Si ndodhi që u dhunuat?

Unë sa mbarova këtë fjali, më ka mbërthyer truproja i Bashës, dhe pastaj më kanë goditur të tjerët me grushte dhe me celularë. Nuk e di sa celularë më kanë thyer në kokë, pa folur për ofendimet e rënda nga familja dhe fisi. “Kape, na iku kopili”, nuk lanë gjë pa më thënë. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte, dhe të gjithë aty u larguan të frikësuar. Unë mbaj mend që u thashë, çfarë po bëni, si mund të më godisni mua? Unë jam “Pishtari i Demokracisë”. Unë kam sakrifikuar më shumë për PD-në se Lulzim Basha. Unë jam ndër të parët në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë, që jam rreshtuar krah PD-së, aq sa Ramiz Alia më vendosi edhe datën e pushkatimit. Kur ka ndodhur lëvizja e Dhjetorit, Azem Hajdari ka ardhur në Kavajë, dhe më ka parë me dy flamuj në dorë e më ka thënë, persona si ti na duhen në parti, eja me mua në Tiranë. Ne kemi një kontribut të pamohueshëm në Kavajë.

Po nuk kishte se pas dhunës ikën të gjithë si mizat. “Pishtarët” ishin aty por u shkëputën se situata doli jashtgë kontrolli. Se na kanë çarë ne. Kemi pasur përplasje shumë ne. Nuk e di sa i interesonte kjo përçarje PD-së. Aq më tepër që vetë kryetari i PD ishte i përfshirë sic duket edhe nga pamjet.

Po kjo është hera e parë, që keni konflikt me struktura të Partisë Demokratike?

Të tillë dhunë është hera e parë që më vjen nga ana e PD-së. Por kjo nuk është hera e parë, që kur unë e kam parë të arsyeshme kam kritikuar PD-në. Sepse nuk është kjo demokracia që ne “Pishtarët e Demokracisë” u ngritëm kundër diktaturës. Nuk është kjo ajo alternativa nga PD që kërkonim. Por nuk jam vetëm unë, ka edhe të tjerë nga Tropoja e deri në Durrës, Arben Broci që u vra, që si unë janë zhgënjyer nga PD.

Kanë thënë se ju jeni militantë i PS.

Unë militant i PS? Këtë nuk e pranoj. Nuk e kuptoj se çfarë të keqe ka nëse thua një të vërtetë se Elvis Rroshi ka punuar për Kavajën. Pastaj këtë nuk e them vetëm unë, e thonë të gjithë, kjo duket sheshit. Ne “Pishtarët e Demokracisë” në Kavajë, i kemi kërkuar Elvis Rroshit, të vendosë pllakën simbol në qytet, për lëvizjen tonë në Dhjetor. Dhe ai e bëri, pa kurrfarë interesi. Por e hoqën, e shkulën. Kush e bëri? Partia Demokratike! Unë kam të gjitha materialet, nga vitet e para të 90 e deri më sot, në angazhimet pa asnjë lloj përfitimi për Partinë Demokratike. Dhe unë nuk mund dhe nuk jam militant i PS. Si mund të jem unë militant, kur vetë Berisha më ka dhënë titullin “Pishtar i Demokracisë”.

Si mendoni, po të ishte Berisha a do të ju kishin sulmuar?

Nuk e besoj asnjëherë. Mua Sali Berisha më ka dhënë zë. Kur ai vinte në Kavajë në mitingje, e ke me video të filmuar, unë flisja para tij dhe mundësisht mbaja fjalim më të gjatë se ai. Berisha më njeh mirë, mua dhe familjen time, pasi familjarisht unë, babai dhe vëllai im jemi angazhuar me Partinë Demokratike. I kam të gjitha takimet me prova të filmuara dhe të dokumentuara. Kam madje edhe libër që më është bërë për angazhimin tim në PD, madje në një kohë edhe një media gjermane më ka cituar emrin.

Po pas sulmit keni pasur kërcënime?

Me thënë të drejtën, nuk kam dalë më këto ditë në Kavajë, jo se kam frikë, por se kam turp. Më njohin të gjithë dhe është e turpshme që “Pishtari i Demokracisë” të dhunohet në atë mënyrë, nga ana e Partisë Demokratike, pas kontributit që të gjithë e dinë që kam dhënë unë për atë parti. Por di të them se që prej asaj dite më ndje një makinë me 4-5 persona. Unë nuk jam i shqetësuar, por kjo nuk është sjellja që PD duhet të bëjë, nuk është kjo alternativa që kërkuam në Dhjetor të 1990, e aq më pak sot.

6 komente në “INTERVISTA/ Flet Fisnik Gjoni që u dhunua nga Basha në Kavajë: Dikur isha “Pishtar i Demokracisë” sot jam viktimë e PD”

  1. Pedro i ri says:

    Toc i vogel. Erdhi koha ta kuptosh edhe ti lojen e mafjes Berishiane

  2. Zgalem says:

    Terrorizem I ushtruar nga titullari I Opozites , qe eshte pjese e shtetit . C’do lloj gjykate e denon si terrorizem shteteror . Zgalem

  3. asi,,, says:

    domethene qe ti si trap qe qenke,,,,bashke me trut e gomarit qe te ka hedhur berisha per 26 vjet,,,,me ne fund po te del narkoza qe te hodhi saliu bashk me pd,,,,me mir vone se kurr,,,,megjithate ti je pak si shum vone,,,,,

  4. Barius says:

    Kur nje parti politike siPD,e kemi admiruar dhe mbeshtetur pa fund,por ajo eshte deformuar aq shume nga misioni historik i viteve 1991,Sal Berisha e” humbi” meriten te mbetej ne histori per mire,perkundrazi ai dhe femijet e tij ,Zeni ,Argita por edhe Liria me vllezerit e saj,jane bere njerzit me te korruptuar ne Shqiperi.Per te shpetuar pasurite e grabitura perdorin si kukull Lul Bashen dhe Pd.Turp me te madh nuk ka.Turp!!

  5. kavajoti says:

    Po pse nuk e njeh Kavaja se kush eshte nik gjoni?Nuk dua te komentoj gjate nuk ja vlen, sepse do te hy ne gjynah!

    1. naivi says:

      Na e trego dhe neve qe s,jemi nga Kavaja se kush eshte ky Niku ?!

      a vertet eshte kamunist ene ky ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje