Maja Koçijançiç i përgjigjet Lulzim Bashës, pas akuzave për BE-në…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Bashkimi Europian po punon ngushtë me autoritetet shqiptare për arritjen e qëllimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Këtë përgjigje dha zëdhënësja e Komisionit, Maja Koçijançiç, kur u pyet nga Televizioni Publik Shqipëtar për reagimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, sipas të cilit në BE “ka nga ata që dënojnë korrupsionin, drogën e duan reformë në drejtësi, por ka dhe nga ata që injorojnë drogën e korrupsionin” .

“Ka vetëm një përgjigje  dhe kjo është se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një prioritet për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Bashkimi Europian punon fort ngushtë me autoritetet përkatëse për arritjen e këtij qëllimi.”

Në një intervistë për RTSH, një ditë më parë, zëdhënsja e KE u shpreh në lidhje me kërkesat e opozitës se “debati politik duhej zhvilluar brenda parlamentit dhe jo jashtë tij”.

Sipas saj, “polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Maja Koçijançiç i përgjigjet Lulzim Bashës, pas akuzave për BE-në…”

  1. Berisha +Basha fatkeqesia e Kombit Shqiptar. Kur te denohen keto hajduter / Kriminele, Populli Shqiptar do marre fryme lirshem, Dora e Serbit Po godet Shqiperine e Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *