Sali Berisha ka shpërthyer në fyerje sot ndaj kryeredaktores së gazetës “Zëri” në Kosovë, katër ditë pasi ajo e kishte kritikuar atë për protestën e PD-së në shesh.
Arbana Xharra është një gazetare e njohur në trevat shqiptare dhe është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Të vetmit që e kanë sulmuar atë janë ekstremistët islamikë për shkrimet investigative të saj, dhe Sali Berisha.
Ky i fundit si duket nuk ia fal dot faktin, që gazeta e drejtuar nga Xharra, ka publikuar një sërë shkrimesh investigative kundër tij, për bashkëpunimin që ka pasur me mafien serbe kur ishte në pushtet.
Ja njëri prej tyre:
Berisha po bashkëpunon me mafian serbe kundër Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.
Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011 është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe. Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës.
Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se pas procedurave të rregulla të tenderit, morën pjesë disa kompani të njohura të kësaj fushe, si: “Dalekovod” nga Kroacia dhe “Energo Invest” nga Bosnjë e Hercegovina. “Kompania e parë ‘Dalekovod’, është një kompani shumë e suksesshme në këtë fushë në mbarë botën, e cila ka përfunduar me sukses dhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan- Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 kilovoltësh. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshëm i gazetës. Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës. Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar. Bllokimi i këtij projekti të rëndësishëm në masë të madhe ka indinjuar edhe drejtuesit e bankës gjermane KFW.
Në letrën drejtuar Ministrisë së Financave drejtori i KFWsë, Roland Siller, ka shprehur shqetësimin për vonesa të realizimit të këtij projekti. “Ne po i shikojmë me shqetësim të shtuar vonesat në procesin e dhënies së kontratës për ofertuesit më të mirë për këto dy projekte të mëdha energjetike. Ndonëse për të dyja projektet raportet finale u janë dërguar javë më parë, por deri më tash aprovimi përfundimtar nga OST nuk është dhënë, ku si rrjedhojë edhe vonuar fillimi i negociatave për kontratën dhe nënshkrimin e saj”, thuhet në letrën e Siller dërguar Ministrisë së Financave, më 5 dhjetor të vitit 2011.
Më tej drejtori i KFW kërkon nga Qeveria e Shqipërisë që ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sigurojë se ky proces nuk do të vonohet më tej. Po, kjo letër e KFW ka hasur në vesh të shurdhër, pasi askush nga njerëzit e inkuadruar në këtë projekt nuk i është përgjigjur KFW-së.
Po ashtu më 7 shkurt të këtij viti, KFW i është drejtuar edhe me një letër Ministrisë së Financave, ku sërish nga ta ka kërkuar përshpejtimin e këtij procesi. “Kështu që ne dy herë kemi ardhur në Tiranë këtë vit për të diskutuar lidhur me tenderin për ndërtimin e transmisionit 400 KW. Këto vonesa po shkaktojnë kosto ekstra masive”, thuhet në fund të letrës së dytë dërguar në adresë të ministrit të Financave dhe kryeministrit Sali Berisha.
Sipas korrespondencës që e ka siguruar gazeta shihet se banka gjermane disa herë i është drejtuar kryeministrit, por ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme t’i përgjigjet. “Bllokimi prej një viti i projektit përbën një procedurë kriminale nga ana e bllokuesve, i cili sjell dhe shumë humbje financiare për Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe linja do të ishte në prag të përfundimit”, tha më tej burimi i besueshëm i gazetës. Po ashtu, të zhgënjyer më këtë çka po ndodh janë shprehur edhe zyrtarë të kompanisë “Dalekovod”, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e transmisionit. Në një letër drejtuar OST-së, zyrtarë nga kjo kompani thonë se prej më shumë se 3 muaj e gjysmë nuk ka asgjë lidhur më projektin për të cilin kjo kompani është shpallur fituese. Po, edhe ky shqetësim i kompanisë fituese ka hasur në vesh të shurdhër tek autoritetet shqiptare.
Askush nuk përgjigjet
Gazeta “Zëri” për këtë çështje ka provuar të kontaktojë zyrtarë më të lartë të Ministrisë së Financave në Shqipëri, por edhe OST-në, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. Gazeta po ashtu u ka dërguar pyetje zyrtare OST-së dhe Ministrisë së Financave, por asnjeri nga ta nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.
Leh Sa-leh
Si qen gërdallë
Nis e thurre
Një përrallë
Se Shkëlzeni
Asht i d’lirë
As ka qirë
E as ësht’ qirë.
.
Leh Sa-leh
Si gore plakë
Shaj e shpif
Me marrë hakë
Nxirr nga goja
Pordhë e kakë
Gjersa suma
Të marr flakë.
.
Leh Sa-Leh
Se të erdh’ dita
N’burg’ do bin
Zeni e Çita
Sllobodanka
Kupën mbushi
Dhe njaj qerosi
JamKërrkushi .
.
Leh Sa-Leh
Sa-Leh Marria
Fleta gjyqit
Ka mrri ke shpia
N’dor t’Lulqimit
Ka met Partia
Fest’ të Madhe
Ka shqiptaria!
??????
Për qiell e per dhe, nuk ta merr kush per ksi poezinash. Lëvdue kjoftë I Lumnueshmi qy t’ka dhanë kët talent e kto men, me na pru kto perla me I lexue ne vdekatarët. Qofsh bekue, o At Gopist Fishta I Tironës.
Po si nuk ja permend furnizimin e Serbise me nafte, oj zonja Xharra? Po kundershtimin per Rambujene ku u vendos clirimi i Kosoves? Po kundershtimi ndaj sulmeve te NATO-s mbi Serbi?
Sa here fillon trubullira ne ish-yugosllavi … kthehen “trazirat demokratike” ne Shqiperi??????!!
Cfare t’i permendin me pare Sali Berishovicit, ketij Esat Pashe Toptanit te shekullit XXI??
Perse kjo ceshtje nuk i kalon gjykates se larte europiane , por lihet ne dore kriminelash tashme te njohur .
Aferim o Gopist ! Po na shkruj edhe nja dy fjal te “bukra”edhe per ket lloj mileti “qose”qe i shkon pas e nuk din ckerkon !
undefined
undefined