Pse Shqipëria?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Keti Bazhdari

Që kur fillova të kuptoj e për shumë kohë më ka shoqëruar njëlloj fatalizmi, thuajse në çdo pikëpamje timen për vendin. Shqipëria më dukej foleja ku askush se trazonte të keqen që vinte e strukej sa herë e përzinin nga diku tjetër.

Madje në kohën e komunizmit, kur e keqja se kalonte dot kufirin, në vizionin tim prej fëmije, majat gri dhe shqipet e uritura, që vërviteshin rreth tyre, me gojën gati për të shqyer, ma sillnin më kobshëm imazhin e mjerimit sesa sytë e jeshiltë të Lulit të vogël.

Varfërinë për bukë e konceptoja si dicka kalimtare në jetë, ndërsa peisazhin e këtyre maleve të egjër e të thatë, e krahasoja me pikturën e një mallkimi që thërret mjerim pa skadencë. Sa herë më duhej ta mburrja ndër arte tjera, këtë copë peisazhi ballkanik, më hynte e zeza e s’kishte ngjyrë nga imagjinata e një fëmije që ta nxirrte.

Kam përshtypjen se ADN-ja e kulturës sonë është plot me hije të tilla, ndaj e kemi të vështirë të ndërtojmë marrëdhënie afektive me vendin tonë, pasi thellë brenda nesh neverisim historinë e tij.

Qoftë dhe në mënyrë të pandërgjegjshme, ka lënë shenjë, kur inferioritetin detyroheshim ta promovonim si krenari dhe prapambetjen si vlerë.

Me sa duket i vetmi person që nuk kemi arritur ta gënjejmë kurrë plotësisht, është vetja jonë. Këtu merr shkas natyra kontroverse e shumë shqiptarëve, që kur i dëgjon duke llafosur, thua ti këta patriotët e puritanët më të mëdhenj, sapo u jepet mundësia për veprim, tregojnë se janë të aftë për krejtësisht të kundërtën.

Unë mendoj se duhet ta njohësh, ta pranosh dhe ta respektosh në totalitetin e vet një gjë, që ta duash e mos ta dhunosh kur të jepet rasti. Nuk di a po flas për ndjesi vetëm personale apo edhe dikush tjetër i ndan me mua, por përsa kohë nuk u thellova në ndjesitë e mia, nuk kuptova as përse Shqiperia ishte kjo?!

Pse kaq shumë e pushtuar, e copëtuar, e tradhëtuar, me diktaturën më të egër në Europë, tranzicionin më të stërzgjatur, me korrupsion e varfëri pa hesap?! Pse cdo gjë e keqe me bollek në këtë vend, xhanëm?!

… Dhe njeriut të shkretë, kur i mungon një përgjigje universale, rreket të kthejë pjesë përgjigjesh, ku si për ironi, sa më të cunguara, aq më shumë ai hiqet i bindur. Kjo vjen ngaqë ndjehet i pasigurtë dhe zgjedh më mirë të mbetet rob i asaj cfarë di, se sa të eksperimentojë përtej.

Praktikisht po t’i pyesësh shqiptarët sot:

Pse Shqipëria është kështu si është?

Shumica e kanë përgjigjen gati në mendjen e vet. Po tu kërkosh se sa kohë dhe punë u është dashur të arrijnë në këtë konkluzion. Ka shumë mundësi tu dukesh alien, pasi për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve, analiza është një humbje kohe, që me gjithë hallet e vuajtjet e tyre, mangët edhe të vrasin trurin. Rëndësi ka “konkluzioni”.

… E në fakt mua ma bëri ta kuptoj më shumë puna se sa vuajtja, që konkluzioni s’është një copë nga leximi i katandisjes, as shpresës së humbur, as shpresës së rigjetur, as trishtimit as harrimit, as gëzimit. Konkluzioni është gjithcka tjetër, përvecse një grumbull arrogant fjalësh që i diktohet tjetrit përmes shfrimit të ndjesive personale të momentit, që s’lënë shenjë më shumë se vetë momenti e që mezi pret t’i shkarkosh për të marrë pak kënaqësi kundërshtimi. Konkluzioni është analiza e pandalshme e rasteve. Procesi i konkludimit, përsa përmbyllës në vetvete, nuk mbaron kurrë. Fatkeqesisht ne nuk e kemi pasur kurrë një fjalë në shqip, që në thelb të ketë analizën racionale, të bazohet në mirëbesimin e përbashkët (comon sens) dhe të synojë krijimin e një repertori të vazhdueshëm, ku nje temë ezaurohet shoqërisht dhe i hap rrugën një tjetre, pasi me shoqërinë evolojnë dhe problemet.

Sipas konstatimit tim mungesa e këtij lloj mentaliteti të përbashkët, e kësaj memorie social kulturore konseguente, ku brezat e rinj të mbështesin fondamentet, ka lënë të hapur historikisht një zgavërr në shoqërinë tonë, të cilën është përpjekur ta stukojë në mënyrë praktike e keqja.

Unë them që kohët e fundit, ne ia kemi lejuar vehtes luksin të jetojmë si injorantë, të pathelluar dhe të painteresuar. Por s’mund t’ia lejojmë më, nëse duam vërtetë të dalim nga izolimi. Një shoqëri kaotike dhe pa standarte bezdis të tjerët. Plaga mbahet e izoluar deri kur shërohet. Shërimi vjen gjithmonë nga brenda, por me ndërhyrje nga jashtë.

Ne si shoqëri jemi në klasën e parë të civilizimit dhe kush mendon se ka më mend se ai që është në universitet, është njëlloj arroganti i rrezikshëm që merr në qafë vehten edhe tjerët. Nga këta megallomanë duhet të ruhemi sepse është plot shoqëria shqiptare. Duket sikur mediat i kanë hedhur njëlloj plehu kimik kësaj specie, që e ka modifikuar dhe bërë krejtësisht imune ndaj zhvillimit. Këta llomotitës të cekët, që blihen e shiten për interesa të vogla, vetofrohen për tu përdorur me kënaqësi nga ata që luajnë për interesa të mëdha. Nga flirtimi i tyre lind një mal me llafe dhe një tatëpjetë e fortë për shoqërinë. Ata që kanë gjetur sistemin se si të ushqejnë me garuzhdë interesa vetiake të bëshme, kuptohet u leverdis një shoqëri sa më kaotike, sepse ashtu s’ua mat kush numrin dhe madhësinë e vrimave që bëjnë.

As e kanë imagjinuar, larg qoftë, ditën kur të mund të shfaqeshin në derë njerëz nga vende me era civilizim e rregull e që dinakëritë e këtyre “maestrove” i kanë studiuar në kapitujt e prehistorisë. Tani që kjo ditë erdhi, u ka rënë kaq e papritur e po heqin picirin ta pranojnë e të lënë edhe tjerët të qetë.

Të dashur bashkatdhetarë, kryesisht të rinj, ne jemi një shoqëri që për dekada jemi endur në një rreth vicioz për inertësi të propagandës bajate. Ka ardhur dita, që me të vërtetë, dikush më i ditur të na japë një shtysë tjetër. Më i ditur nuk është ai që thotë se është i tillë, por ai që ka dhënë prova që ka ditur të ndërtojë shoqëri dhe shtet më të mirë se ne.

Shoqëria në miniaturë funksionon si një familje e madhe. Provoni t’i bëni padrejtësi të vazhdueshme njërit anëtar, qoftë dhe fëmijës më të vogël e do shikoni se me cfarë do të përballet e tërë familja në vazhdim. A do kenë më prindërit autoritetin e bazuar në respektin reciprok?! Si do zgjidhen gjërat pas atij moment me fjalë apo me dhunë?! Cfarë do jetë i predispozuar të bëjë ky fëmijë që s’ka më një referencë të qartë për të drejtën?! Se si do shkojë ekonomia dhe mirëqënia e kësaj familje. Identik e njëjta qasje haset në një ambjent më të gjerë social, ku ky shembull multiplikohet për qindra mijra raste. Thembra e Akilit në rrëmujën shqiptare është raporti i shformuar i shoqërisë tonë me të drejtën, të cilin s’do jemi në gjendje ta përmirsojmë kurrë të vetëm, pasi jemi të zhytur në rrumpallhane. Na duhet patjetër ndërhyrja e dikujt që dikton rregullat dhe na thotë si bëhet.

Informacioni nuk mungon për askënd, ndaj ngelet në vullnetin e lirë të gjithsecilit nëse duam të dalim në rrugë për integritetin e plëndsave me garuzhde apo për cekanin e drejtësisë?

Ama nesër askush nuk do të ketë gojë të ankohet. Jeta na e dha rastin më të mirë për të bërë dicka për vehten dhe vendin. Është thelbësisht problemi i jonë nëse e humbasim. Dhe pastaj s’ka më paqartësi: Pse Shqipëria?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

21 komente në “Pse Shqipëria?”

  1. Suad Lacej says:

    Ketu ka vdek shpresa Ket , besimit ka kohe qe shume njerez I Kane shku ne xhenaze.
    Mund te thush qe jam pesimist, jo une jam realist.
    Ketu nuk deshiron te Jetoje askush , pa shih pak rreth e rrotull si ikin femijet e politikaneve, biznesmeneve, intelektualeve, kushdo qe ka nje mundesi per tu arratis.
    Po per tu arratis, e shohin si shpetim, e shohin si rilindje ?
    Ka akoma njerez si ti qe mendojne, punojne dhe sakrifikojne me pasuri dhe dije per ndertimin e shtetit, per ta bere te jetueshem ?
    Kjo eshte arsyea pse nuk eshte shembur akoma .
    Ka te tjere si une qe Jane dorezuar , per te arratisurit no comment ?

    1. tfgs1 says:

      nuk behet stani me lepuj o beqiraaaaaaaaaaaaaaaaa!
      keshtu edhe vatani nuk behet me sunita,shiita,turkocame,kosovare,shpellare apo mujahedine………………qelb ere turku ne cdo cep te Shqiperise!

      1. Nesti says:

        Egzakt zoteri. Po as kujt nuk i pelqen ky fakt. Kerkohet te stukohet si nje metaforat qe perdor Zj. Bozhdari.

  2. Neutrino says:

    Mesazhi i këtij shkrimi është mëse i qartë. Por, është një thirrje në shkretëtirë dhe zor se do të arrijë masën kritike të lexuesve që ta gjykojnë dhe ta vlerësojnë si një përpjekje dashamirëse, për t’i “tërhequr veshin” një shoqërie në degradim. Nga natyra shqiptarët, janë bujarë në rrethana të veçanta. Por, për shkaqe historike, kulturore, gjeografike dhe padyshim fetare, nuk kanë arritur të ngjizin një shoqëri, ose bashkësi me vlera të përbashkëta në kuptimin e mirfilltë të fjalës. Theksoj, me vlera të përbashkëta që ja vlen të ruhen, zhvillohen dhe trashëgohen. Në rrethana të njohura historike, përpara shpalljes së pavarësise, për shkak të trysnisë së një regjimi disa shekujsh i imponuar, për të mbijetuar jemi detyruar të “gëlltisim” zakone, fe, edukim familjar, ideologji dhe mite të cilat janë bërë pjesë e kulturës së përgjithshme që karakterizojnë një homus albanicus ( po qe se egziston ky term). Për shak të instiktit të mbijetesës, të cilin duket se e kemi shumë të fortë, jemi përshtatur dhe kemi pranuar të gjitha të mirat, por edhe “huqet” e kulturave të tjera. Dhe me e çuditshme, të atyre që sot i urrejmë (sllavët, turqit, grekët). Ky instikt, na ka bërë mjeshtra të pragmatizmit, dhe mbi të gjitha të materializmit. Kjo cilësi ka bërë që të mbijetojmë edhe periudha akoma më mizore siç ishin gati 50 komunizëm. Dhe pikërisht kjo veti na mban akoma “gjallë” në këtë rrumpallë politike të këtyre 25 vjetëve të fundit. Në momentin që do të arrihet masa kritike e të qënurit i kamur, d.m.th. vënia në plan të parë e vlerave morale, përpara atyre materiale, ndoshta, e theksoj, ndoshta, shqiptarët do të jenë në gjendje të krijojnë një shoqëri civile ashtu siç e ëndërrojmë kur shohim se sa gabime bëhen përditë. Por, siç thotë një proverb afrikan “gabimet janë si malet. Ne jemi në majë të malit tonë, dhe tregojmë me gisht malin e tjetrit”….

  3. shqiptart ne shpella! says:

    sic po e thot edhe kjo e nderuara ,shqiptaret dalin ashtu sic kan qen ne histori. komb debil. kte gje e thot edhe tos lubonja.
    a ka debillliqe me t cuditshme sesa kto te shqiptarve?
    fajin e ka bota qe I perkrahu debilat., enveri I kishte fut ne nje spital psiqiatrik te qujt diktatura proletarjantit dhe I kishte fut mekanizmin e punes me I bo njeres t sakt shqiptart sipas parimit marksist “puna e beri majmunin njeri”,apo edhe parimin hitlerist “puna te ben te lir”(puna sjell lirin).
    dhe perndimi ,me 1990 nuk beri gj tjeter vecse shkatrroji telat me gjemba qe rrethonin spitalin psiqiatrik shqipni dhe I nxorri debilat dhe psikopatat rrugve te lir me te drejta te njejta me njersit e sakt. dhe dihet se c ndodhi masanej.
    dihet se c bo vaki kur debili merr pushtetin.
    tash duhet nje rikthim ne spital psikiatrik I kombit shqiptar.
    dhe mjeket perndimor duhet te perdorin ilace te forta qetsuese dhe profilaktike.
    duhet apliku edhe ndryshimi gjenetik per me I bo shqiptart njeres tamam se der m tash kan arrit ne stadin e paranjeriut. shpellarit pra.

  4. Genta says:

    Nje pershkrim i hollesishem i realitetit qe perballemi cdo dite, dhe qe per shumicen e popullsise Shqiptare eshte bere nje realitet qe nuk i ben me pershtypje… rinia e ketij vendi ska me shprese, ska me ideale…eshte per te ardhur keq per nje % njerzish qe nuk dorzohen se luftuari per te pare vendin e tyre Shqiperin, ashtu si gjithe Europa.
    Shkodra ka humbur shum…

  5. E.R says:

    Keti jeni fantastike..komlimente per punen dhe mendimet qe jepni vazhdimisht..
    Urime te metejshme!

    1. Neku says:

      Po c’ duhet bere?!! Se konstatimi esht i sakte qe dhe ju e dini dhe une dhe te gjithe. DO ta themi dreqi ta haje se cduhet. Nuk na e ka fajin nje njeri , nje grup apo nje krahine. E kemi te gjithe eshte ceshtje kulturash . Bota njeh 5 kultura, Budiste, Kristiane, Islame , Indu … Po ne qe jemi mikse. Pse nuk na do njeri ne rajon?! Ne kjemi te mira ata te keqinj?! Jo dhe Jo Duhet te reflektojme or mik Te uroj shendet.

      1. Aleksander says:

        Ne na duhej nje QILIZEM !-Kemi vite qe e flasim, e themi mes nesh kete gje .QILIZMI po ndodh,sot ,para syve tane.Vettingu eshte ajo(ai) qe i duhet Shqiperise qe ti ktheje te gjithe me bytheperpjete .Tè zero-je sistemin e kalbur e te korruptuar deri ne palce te te ashtuquajtures drejtesi e bashke me te edhe ate qe e polli kete sistem,politiken e felliqur me perfaqesuesit e saj qe i dime te gjithe cilet jane.Te vendose standarde te reja duke e filluar nga tabani ,nga zero.Kjo eshte ajo qe duhet bere dhe qe fale nje personi(si fillim, e pastaj edhe nje grupi) ATDHETAR ,largpames e me vullnet te palekundur ,me ne fund kjo enderr po perjetohet sot e po kthehet ne realitet. Nuk po them emra per respekt te vetes sime qe nuk kam patur kurre, e nuk pranoj te kem idhuj .Por,mendoj qe i duhet dhene Cezarit ajo qe eshte e Cezarit .Populli shqiptar,gjithe kombi ,dikur do t’i duhet te ngreje nje obelisk…monument atij (atyre ) qe e kane futur rrjedhen e historise se shumevuajtur te ketij kombi,ne nje rrjedhe te re …te shkelqyer per brezat qe vijne.Te besh bashke USA me Gjermanine,me te miren qe bota ka sot,e ti vesh ato ne sherbim te Shqiperise per te ndryshuar ate qe ne ende sot na duket e pandryshueshme,kjo nuk eshte gje qe mund ta beje kushdo…ne bote ! -E perseris kjo po ndodh SOT.Ajo qe sot po shohim ne ekranet e tv me çadra e klithje histerike e te deshperuara ,eshte fillimi i fundit te atyre qe kane bere te vuajne nje komb te tere .Sa per Ketin, eshte nje vajze me vizion e me shpirt te madh…kjo duket qarte !-Habi eshte se si Shkodra zgjodhi nje cope DRU dhe jo Ketin !?-Gjithesesi mendoj qe 6-7 muajt qe vijne do te ndryshojne historine e Shqiperise .Do te pasoje nje pozitivitet,nje entuziazem i krahsueshem me kthimin e Gjergj Kastriotit ne Kruje,me ngritjen e Flamurit ne Vlore.Shenjat jane te qarta .

  6. L.D says:

    Ky vend nuk behet se nuk perkrahen figura si ti te pergaditura,me bote e me zemer te paster.10 njerez si ty mund te bejn shume me teper se mijra njerez qe sillen kot e shohin vetem interesat e tyne.

  7. Hansi says:

    Shqiperia vend i mrekullueshem i pasur me resurse natyrore po jo shume e pasur me resurse njerezore. Jo se nuk ka se ndoshta u shpreha keq po nuk perkrahen te miret te aftet ato qe munden me ba dicka per kete vend sic je ti.

  8. Adnan says:

    Do doja qe Shqiperia te jete me e bukur qe te jemi krenar qe te jetojme ne te dhe jo te enderrojme diten kur do te ikum prej ketu ose te na dalin ndonje loto per jasht vendi.Dua qe vendi im te ndertohen dhe per kete duhen njerez duhesh ti zonje e nderuar dhe shume njerez si ti qe e dojn kete vend.

  9. Sandri says:

    Keti bije e ketij vendi shembull qe duhet ndjekur per te gjithe ne.Figure qe duhet te krenohet Shkodra.

  10. Shpresa says:

    Duke lexuar kete shkrim dhe duke analizuar personalitetin tuaj , mund te them qe me njerez si Ju , Keti Bazhdari , Shqiperia ka shprese akoma. Bravo per kete shkrim shume domethenes

  11. a.f. says:

    Ne Shqiperi ka mjaft njerez, qe dine te shkruajne vete apo me ndihmen e te tjereve, artikuj dhe shkrime si ky, pse jo edhe me profesionale. Problemi eshte se cfare i motivon? Nese nje specialiste e diplomuar e finances, sikurse Keti Bazhdari, ne vend qe te shkruante per ekonomine do te kerkonte te ndrronte drejtimin e jetes se saj, nga biznesi dhe politika ne fushen akademike te sociologjise (?!) edhe mund te justifikohen percartjet e saj. Por te botosh pa reshtur ne nje gazete politike, te tilla shkrime per te siguruar nje vend ne listat per deputete te Edi Rames, atehere kjo eshte nje ceshtje tjeter. Une mendoj se Keti Bazhdari e ka te merituar per Edi Ramen postin partiak ne Shkoder dhe mandatin e deputetes se ardhshme ne parlamentin shqiptar. Nuk ka nevoje te lodhet me teper, as vete dhe as komentuesit e saj. Edi Rames dhe Lul Bashes i duhen deputete si Keti Bazhdari ne Shkoder dhe Grida Duma ne Durres. Vetem se Shqiperia nuk do behet kurre, sa kohe qe reklamat, hartimet dhe mashtrimet e politikanave tane nga te gjitha krahet e politikes shqiptare, do te sherbejne per te maskuar paaftesine dhe babezine e tyre.

    1. f.a. says:

      Ndoshta Ketit s’i intereson fare kjo qe thua ti. Une e shijova shkrimin dhe te them te drejten do i sugjeroja zonjes ta leri politiken dhe te shkruaje me shpesh. Politiken mund ta bejne dhe idiote e megallomane si ti, kurse keto shkrime si zor.

      1. a.f. says:

        @f.a.
        Keshilla per Ketin eshte racionale, sa per politiken ta kam lene ty. Duket qe je i prirur..

  12. Eglantina says:

    Shkrim shume cilesor dhe analize e perkryer . Cdo fjale me vend . Shoqeria shqiptare ka nevoje per njerez si ti Keti. Politika shqiptare duhet te dije te vleresoje nje element te tille sic jeni ju. Ju pergezoj

  13. perivolo says:

    Vlera e ketij shkrimi eshte me e madhe se vlera e te gjithe shkrimeve te gazetes te pakten per nje muaj!

  14. Nesti says:

    E nderuar Zj. Bozhdari.
    Kini ndermare nje nisme pyetesore sa te veshtire per ti dhene pergjigje aq dhe delikate. Po vjen koha kur byrekut i do hapur peta per te pare se cfare ka brenda. Mendimi i im eshte se vijme dhe jemi ne nje shoqeri multi kulturore, ndoshta nga te vetmit popuj> Dihet qe bota njeh 5 kultura, ate Kristiane , Islame, Budiste , Indu etj…Vendi dhe populli i jone duke qene i rethuar me nje kulture tjeter , kryesisht Kristiane , mbart brenda kulturen Islame , bile te ndare ne dy nen kultura ate me shumice sunite dhe ate ne pakice shiite.( Potencialisht investimet i tremben ketij fakti,ku nje perplasje e tyre si dikur ne Liban , beri qe lufta civile te vazhdonte 18 vjet deri sa renoi gjithecka dhe Mishel Ahun dorezoi armet).Pra ky diversitet , shtuar dhe 500 vjet stanjacion roberie, plus interesa te fqinjeve qe linden per ta ndare Shqiperine , per arsyen e pare qe permenda me siper , bene qe te qendronim ne nje sistem komunist extremist i cili na u dhurua dhe nga te medhenjte ne marveshjen e Teheranit midis Stalinit Churcillit dhe Rusvelltit.Shkeputja nga bota edhe nje here ne vitet 60 nga BS, (Rusia) dhe me pas nga Kina , na riten izolimin dhe prapambetjen .NE demokraci hyme me keto fraktura dhe per rjedhim njerezit u priren nga naiviteti se do na beje bota, e udhehequr kjo nga njerez si Berisha me prirje autoritare dhe tendenca kokfortesie, bene qe te prodhohej politika e genjeshtres dhe e korupsionit. Nje nga produktet politike qe demtoi me shume ishte anashkalimi i ligjt ne vitet 90-00.Ne kushtet e sotme kur u mesua se me para mund te mbahet pushteti( nje pjese e tij blihet me vota sepse 20-25%) % sigurohet nga simpatizantet) atehere lind nevoja per korupsion. Ne ardhjen e tij Xh. Bejker na tha: Rruga tuaj do te jete e gjate dhe e veshtire. Per kete populli ne shesh brohoriste , a thua se ishin te dehur. Po ishin mendoj. Tani do te duhet se pari te kemi harmoni me fqinjet, dhe per kete do te na duhet te ndermarim vendime te guximshme., si unifikimi kulturor(dmth fetar), ashtu si popujt e rajonit. PA harmoni me gjithe fqinjet do kemi kontestime e veshtiresi, politike ekonomike socj etj etj.Se dyti do te na duhet te dalim perballe strategjive demtuese si ajo Turke( lexo Thellesi Strategjike , Ahmet Davutoglu, Mosmareveshjet I. Kadare, etj ) . Shoqeria jone akoma nuk i ka refuzuar keto strategji pasi ne to theritet hapur per rajone strategjike te Turqise moderne pa te cilat ajo nuk mund te qendroje ne kembe. Keto i jane bere me dije Zj. Merkel qe mos preken me investime Shqiperia e Bosnja , duke i cilesuar jetike per Tuqine si Fuqi Zonale, gje qe ende nuk jaane kundershtuar nga politika jone, bile ne takimin e Min Jashtem te Sarajevos ne prezence te I.Metes (Min i JAshtem i kohes), nuk pati as nje reagim ,kur u bene per here te pare publike keto ide nga Davuoglu . Keto cojne ne mos hardhjen e investimeve dhe per rjedhim do kemi ,pa punesi e me pas krim per njerezit e ruges dhe korupsion per njerezit e zyrave. Kjo prodhon ate cka Ju kini pershkruar. Ceshtja eshte e thelle , por do kurajo te zgjidhet.Une shpresoj ne Inteligjenca shqiptare. respekte.

    1. nuk behet stani me lepuj o beqiraaaaaaaaaa..... says:

      cila inteligjence shqiptare!!!???
      a mund te pretendohet per inteligjence shqiptare ne nje popullsi 90% islamike[turkoshqipfoles] qe vec shqipes nuk disponojne asgje shqiptare !
      askush nuk thot te VERTETEN E MADHE: Ne asnje shtet arab[mes tyre edhe Albanistani] nuk funxionon DREJTESIA,shembulli me rreal Turkye.
      Varu kkkkkk muslimon brothers,ata keshtu jane te tille do te mbeten[lloji i kafshes],por e keqja eshte se ne vatan ka dhe shume te tredhur[atheoi kristiane tipo Rama,Ngjela apo ndonje tjeter] keta te fundit shikojne endrra me sy hapur duke shpresuar VETING-un apo MBREKULLINE!!!shtetin ”evropian” shqiptar!!!! keta ose jane rrota [email protected] ose jane per psikiatro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *