Rama: Si dy femra police bënë një deputet të paguante gjobën e tij të parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama, vlerësoi figurën e femrave në Policinë Shtetit.

Gjatë aktivitetit “Promovimit të femrës në Policinë e Shtetit”, ai ka treguar edhe një histori me një deputet, i cili i kishte rrëfyer se si e kishte paguar gjobën e tij të parë.

“Një deputet më tregoi se si e kishte pasur të pamundur të diskutonte gjobën që duhet të paguante për parkimin e gabuar përballë dy vajzave të veshura me uniformë policie.

Isha mësuar më tha me policë që s’dinin as të flisnin dhe përfitoja nga kjo për t’u thënë “ik mësoni të flisni një herë pastaj hajde kërkoni të paguaj gjobën”. U detyrova të paguaj kokëulur gjobën time të parë”, tregoi Rama.

Kryeministri tha se sot Policia e Shtetit, sipas anketave, është edhe më e besuar se liderët fetarë.

E teksa Rama fliste, pasi përmendi liderët fetarë, nisi të këndonte edhe hoxha tek xhamia pranë godinës së Ministrisë së Brendshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Rama: Si dy femra police bënë një deputet të paguante gjobën e tij të parë”

  1. tgfs.fun.club says:

    tgfs ,te ftoj te japesh nje oipnion mbi rreshtat e fundit ,,aty ku hoxha fillon e kendon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *