Tahiri: 'Fronti i të keqes' s'e do Shqipërinë më të drejtë, duhet reforma në drejtësi

21 Shkurt 2017, 12:18Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se zgjidhja e vetme për një Shqipëri më të drejtë mbetet reforma në drejtësi.

Sipas Tahirit armiku më i madh i policisë mbeten gjyqtarët e korruptuar. Këto deklarata ministri i bëri gjatë një aktiviteti për ‘’Promovimin e femrës në polici’’ ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

‘’Policinë e sulmojnë ata që nuk duan këtë vend më të drejtë. Ata që duan një të ardhme jo të mirë. Armiku më i madh i policisë është gjyqtari që legjitimon një vjedhje prone. Armiku më i madh është ai gjyqtar që lë një grua të dhunuar me dhunuesin në shtëpi.

Zgjidhja më e mirë për një Shqipërinë më të sigurt është reforma në drejtësi. Fronti i të keqes nuk e do Shqipërinë më të mirë dhe më të drejtë’’, tha ministri Tahiri.

Duke qëndruar në rolin e femrave në polici, Tahiri theksoi se vetëm në tre vite është më shumë se dyfishuar numri i femrave në policinë e Shtetit.

‘’Nga 1993 deri 2013 vajzat në polici ishin diku 5%. Nga 2013 deri më sot janë mbi 14% femrat në Policinë e Shtetit. Është bërë aq pak për gratë dhe vajzat në polici gjatë atyre viteve.

Por ne besojmë se femrat në polici e bëjnë policinë më të mirë dhe qytetet më të sigurta’’, shtoi ndër të tjera ministri Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje