Takimi Gjosha-Flackenstein, ministrja: Zbatimi i Vetting-ut çon përpara integrimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është takuar me eurodeputetin Knut Flackenstein ku kanë folur lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Gjosha ka vendosur theksin tek reforma në drejtësi e cila sipas saj është çelësi i integrimit.

“Zbatimi transparent i ligjit të vettingut do të çojë përpara procesin e integrimit. Është me rëndësi madhore për vendin, që zbatimi i ligjit të vettingut të bëhet në mënyrë transparente. Vetëm kështu qytetarëve shqiptarë do t’i rikthehet besimi të drejtësia dhe vetëm kështu ne do të mund të avancojmë me procesin e integrimit,”shprehet Gjosha.

Më tej, Gjosha falenderoi eurodeputetin  për kontributin e dhënë  në  lidhje me Rezolutën për Shqipërinë  miratuar  së fundmi nga Parlamenti Europian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *