Brigjet libiane janë mbushur sërish me emigrantë të vdekur. Në mëngjesin e sotëm në zonën e Zauyas u gjetën 74 trupa.
Sipas medieve libiane mendohet se viktimat kishin hipur në anije dhe motoskafë në përpjekje për të udhëtuar drejt Italisë.
Frika është e madhe nga autoritetet se numri i viktimave është më i madh.
Zauya ndodhet 50 km në perëndim të kryeqytetit Tripoli.
Brigjet libiane janë kthyer në pikë nisjen e shumë emigrantëve drejt Italisë.
Bashkimi Evropian ka bërë disa marrëveshje me qeverinë libiane për të ndalur fluksin emigrantëve.