Ylli Rakipi: Pse Meta nuk do të bashkohet me Bashën këto zgjedhje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gazetari i njohur Ylli Rakipi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, bëri një analizë të protestës së Partisë Demokratike, zgjedhjeve në Shqipëri dhe mundësitë e një kalimi të LSI-së me opozitën.

Rakipi e cilësoi protestën e PD, si të drejtë por në një farë mënyre të mjegullt, pasi mendon se as vetë drejtuesit e kësaj force politike nuk dinin si ta quanin atë, shpesh duke e krahasuar edhe me protestën e popullit rumun.

“Opozita është në të drejtën e vetë. Protesta është politike dhe në formë dhe në përmbajtje. Në fillimet e veta ishte e mjegullt, as opozita, nuk dinte si ta quante atë. E lidhën me rumunët, por s’kishte lidhje fare. Kjo është protestë legjitime. Opozita ka frikë se zgjedhjet do të manipulohen. Kjo opozitë, që ishte pozita e djeshme, ka ndërtuar këtë institucion zgjedhjesh, këtë politikë dhe zgjedhjet janë manipuluar e janë vjedhur,” tha Rakipi.

Analisti gjithashtu theksoi se në këto 25 vite zgjedhjet gjithnjë janë vjedhur dhe se kryeministri i vendit Rama po vazhdon të bëjë të njëjtën që ka bërë opozita e sotme kur ishte në pushtet.

“Ne nuk kemi patur asnjëherë zgjedhje të lira e të ndershme në këto 25 vite, nuk kemi marrë raporte që e vërtetojnë këtë. Opozita e ndjen që nuk kemi një vjedhje të drejtëpërdrejtë, por vjedhja bëhet në mënyrë indirekte. Vidhen duke vënë të fortët të kandidojnë, duke i mbyllur sytë të huajve. Ja për kanabisin, një pjesë e shoqërisë jeton me të, dhe kjo është mënyrë për të vjedhur votat, se as opozita nuk flet për këtë se ka frikë. Opozita i trembet asaj që ka bërë dje. Zgjedhjet janë vjedhur para se të shkohet në kutitë e votimit, nuk e di si do e zgjidhë opozita këtë problem”.

Ndërsa në lidhje me një kalim të mundshëm të kreut të LSI-së, Ilir Meta krah opozitës, Rakipi nuk e parashikonte diçka të tillë, pasi sipas tij, Meta i bën llogaritë mirë për të qëndruar në pushtet, dhe krah opozitës nuk duket se kjo ka gjasa të ndodhë.

“Meta është një njeri i ftohtë. Bën llogari të thjeshta e të qarta për partinë e vetë. Ka shfrytëzuar çdo gjë në favorin e tij. LSI është partia që 8 vite ka ndërtuar pushtetin. Nuk më figuron një kalim i lehtë me opozitën. Dëshirën mund ta ketë të madhe, por Meta është njeri politik, se ai mendon që PD nuk i bën dot numrat që t’i mbajë ata në pushtet. Ai e ndjen që PD nuk ka rikuperuar ndjeshëm që të të arrijë të jetë në pushtet,” tha Ylli Rakipi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Ylli Rakipi: Pse Meta nuk do të bashkohet me Bashën këto zgjedhje”

  1. Moni says:

    Ketu jam plotesisht me zotin Rakipi dhe e kam shprehur ne komente. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk vidhen me ne kutine e votimit. Zgjedhjet vidhen para se te shkohet ne kutine e votimit.
    Thuaja Bashes. Zgjedhjet vidhen para se te shkosh para kompjuterit per te vene gishtin dhe votuar ne menyre elektronike. Askush nuk me ndalon mua qe te votoj per ate qe me ka dhene 50 mije lekeshin. Vetem kompjuteri, nuk e pranon voten per ate parti qe me ka dhene leket, dhe ja kalon automatikisht partise tjeter.- Sipas Bashes kjo.

    1. Vetingu - Reforma ne Drejtesi says:

      Ore me perralla nuk mund te besh protesta. Ku i keni faktet? Pa fakte, te gjitha sa llomotiten jane genjeshtra dhe mashtrime. Oh, paskemi frike ne te shkojme ne votime sepse Berisha dhe Lulzimja na kane vjedhur votat per 25 vjet. Ore, hajdar, a ka fakte qe qeveria Rama po ben pergatitje per te vjedhe votat? Jo; po po mbillet kanabis. Kanabis ne menyre ilegale mbillet kudo ne bote, madje edhe ne SHBA cdo dite kapen dhe shkaterrohen parcela me kanabis. Kjo nuk do te thote qe vidhen zgjedhjet ne SHBA! Ore tutkuner kjo eshte mashtrim-politike. Eshte e qarte per cilindo qe kjo behet per te shpetuar Berishen, Bashen dhe prokuroret e gjykatesit e korruptuar nga procesi i Vetingut dhe Reforma ne drejtesi. Ore i dashur Ylli Rakija nuk mund te na genjesh dot more edhe pse te paguajne ty dhe shume media te tyre per te na genjyer me sterhollime. Nuk i ha daja (populli) keto kokrra te thartuara molle qe na hedh ti more ne media!

  2. Zullumi says:

    Ah kur flet dhe ky pushti. Na hap zorret sa here hap gojen e na jep mend.

  3. patrioti says:

    O Ylli i gazetareve,o mashtrus,Kur ke frike te japesh opinion se si PD duhet te zghithe problemin e vjedhjes se votes pse del ne emision. Apo ke dale te na tregosh sa i zgjuar eshte Meta qe eshte i pari te zhduket nga politika si kryehajdut.

  4. Spartaku says:

    Shyqyr qe foli njehere nga e mbara ky Ylli Rakipi.Eshte e vertete qe votat deri sot jane vjedhur.E vertete eshte gjithashtu,se Ilir Meta nuk eshte budalla te kaloi me pd-ke.Kur ai me ps-te si koalicion siguron 90 mandate,ç’i duhet atij me pd-ke?Prandaj Basha me Berishen po flen ne dafina,dhe ne shpresa te medha,se nje dite Meta do gdhihet ndryshe,dhe do thote,jame me Pd-ke,koalicion me pd-ke-Pra ata presi t’i bjen koqet e demit,dhe Basha me Berishen t’i thon Arben Ristanit,nai bej berxolla ne zgare.

  5. Mihali says:

    Protesta e opozites nuk ka lidhje me Rumunin por ajo ka lidhje me Nastradinin
    qe e e rihte djalin para de ta dergonte per te mbushur ujin.Kur ishte vet be pushtet the gjithmon i thyente shtambat e ujit.Ajo(opozita)ka frike nga bemat esaj.

  6. arber says:

    Sa te rroje Sali Berisha PD-ja do te pjelle kelyshe te vdekur!

  7. hë për hë.... says:

    Po kur ben edhe ky yll fshatari i kolonjes, gagaç si me i rendesishmi i gazetarise shqiptare qe ne fakt eshte dhe ka qene nje killer dhe nje kone besnike e berishes per shkak te perfitimeve galopante qe mori prej tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *