A do të rikthehet Berisha në pushtet me ndihmën e Metës?

22 Shkurt 2017, 11:01Politika TEMA

Për të gjetur rrënjët e çadrës së sotme gjigande para kryeministrisë, ndoshta duhet shkuar në Çorovodë, ku në shtator të 2015-ës, Ilir Meta mbajti një fjalim para përkrahësve të tij më të zjarrtë

Nga Eduard Zaloshnja

Kur erdhi për herë të parë Berisha në pushtet, para çerekshekulli, nuk pati nevojë për ndihmën e Ilir Metës. Pasi i kishte përballur me suksese sfidat brenda PD-së (së pari, atë të Gramoz Pashkos, e më pas, atë të Neritan Cekës), ai u vu në krye (pa e iniciuar) të një dallge gjigande antisistem (ku përfshiheshin nga ballistët e legalistët e masakruar nga regjimi komunist, deri te komunistët e penduar). Dhe ajo dallgë antisistem i dhuroi Berishës një mazhorancë prej 2/3-ash në Kuvendin e Shqipërisë. Pas katastrofës së 1997-ës, Berishës iu desh të rrinte 8 vjet në opozitë.

Dhe mund të kishte ndejtur edhe 16 vjet, në qoftë se nuk do të kishte ndodhur një çarje tektonike në kampin kundërshtar. Para zgjedhjeve të 2001-shit, Fatos Nanoja deklaroi publikisht se Ilir Meta do të ishte kryeministri socialist për katër vjetët e ardhshme. Por vetëm një vit më vonë, në KPD-në famëkeqe të PS-së, ai e sulmoi (për të mos thënë, e degjeneroi) Metën e ministrat e tij, duke e minuar qeverinë që aq shumë e kishte përkrahur në zgjedhjet e 2001-shit. Dhe një vit e ca më vonë, Nanoja deklaroi se LSIja e Metës, nuk ishte gjë tjetër, veçse Lëvizja e Skraparlinjve të Inatosur, që përbënte vetëm një pikë të vogël në oqeanin e madh socialist.

Ajo “pikë e vogël në oqean”, në fakt, u kthye në një 10.5-përqindësh në zgjedhjet e 2005-ës, duke shkaktuar humbjen e Nanos dhe, tërthorazi, rikthimin e Berishës në pushtet. Koalicioni i Berishës mori vetëm 41% të votave më 2005-ën (koalicioni tjetër i djathtë, ai i Leka Zogut, mori 4%). Dhe po të mos kishte ndodhur rrjedhja gjigande e votave të majta drejt LSI-së, Berisha do ta kishte parë me dylbi pushtetin atëherë, pavarsisht premtimeve të tij për “duar të pastra”. Ilir Meta u rikthye në kampin e majtë në vitin 2007, duke i dhuruar Ramës një fitore spektakolare në Tiranë, me 20 mijë vota epërsi (LSI-ja mori 19 mijë vota atë vit në Tiranë).

Por pas ndryshimeve të kodit zgjedhor, të kryera nga Rama, në bashkëpunim me Berishën, Meta u shkëput për herë të dytë nga kampi i majtë, ngaqë ndihej i kërcënuar prej sistemit të ri elektoral. Dhe përsëri, ndarja e votave të së majtës, e ndihmoi Berishën. Koalicioni i tij mori vetëm 47% të votave në rang vendi më 2009-ën, por siguroi 50% të mandateve. Dhe me ndihmën e 4 mandateve të LSI-së, Berisha e shtyu edhe katër vjet të tjera në pushtet. Për ta humbur atë në mënyrë spektakolare më 2013- ën, kur LSI-ja u rikthye në kampin e majtë… Dhe vijmë në ditët e sotme… Për të gjetur rrënjët e çadrës së sotme gjigande para kryeministrisë, ndoshta duhet shkuar në Çorovodë, ku në shtator të 2015-ës, Ilir Meta mbajti një fjalim para përkrahësve të tij më të zjarrtë.

Në muajt që paraprinë atë fjalim, Basha e njerëzit përreth kishin kërkuar pa pushim dorëheqjen e Metës, në lidhje me aferën CEZDIA. Dhe Meta u kundërpërgjigj me sarkazëm nga Çorovoda, duke thënë se nuk kishte opozitë në botë, që të kërkonte dorëheqjen e kryeparlamentarit, në vend që të kërkonte atë të kryeministrit. “Nuk është çudi”, tha Meta, “që të thonë nesër, se opozita Rama-Basha po shtypet nga mazhoranca Meta-Meta…”. Më pas, ai dërgoi këtë mesazh publik për Berishën: “Doktori e di që unë jam malësor, si ai. Dhe ne malësorët kur themi ‘po’, themi ‘po’”.

Fill pas fjalimit të Metës, Berisha shkroi ashpër kundër Ramës (në Facebook), pa e përmendur fare Metën. Dhe qysh të nesërmen e asaj dite, e deri më sot, Basha dhe njerëzit rreth tij nuk e kanë sulmuar më Metën publikisht. Njësoj siç administratori i deleguar i klubit të Milanit (Galliani) nuk pipëtin, kur flet pronari Berlusconi… Se ç’kishte parasysh Meta me atë “po”- në që përmendi publikisht në Çorovodë, ne ndoshta s’do ta marrim vesh kurrë. Por zhvillimet e fundit tregojnë se ideja e qeverisë teknike, që ai e hodhi në tregun politik korrikun e vjetshëm, është rihedhur sot nga Berisha në çadrën para kryeministrisë.

Dhe mesazhet e takimet me Metën të kryetarëve të partive të vogla opozitare (Dule, Ndoka, Duka, etj.) paralajmërojnë ndoshta fillesat e një koalicioni “të qendrës”, të udhëhequr nga Meta. Në qoftë se ka qenë kjo domethënia e “po”-së së atëhershme të Metës ndaj Doktorit, në zgjedhjet e ardhshme do të kemi një garë me tre koalicione kryesore – një të PS-së, një të PD-së, e një të LSI-së. Dhe në qoftë se Meta arrin të sigurojë para zgjedhjeve votat parlamentare për qeverinë “teknike” (përmes sulmit të prokurorisë ndaj mandateve të mazhorancës), gjasat janë që Berisha të vijë përsëri në pushtet me ndihmën e Metës, pavarësisht se kujt do t’ia delegojë drejtimin e qeverisë. Përndryshe, Berisha do të rrijë në opozitë edhe disa vite të tjera…

14 komente në “A do të rikthehet Berisha në pushtet me ndihmën e Metës?”

    1. Albanistani em i dashtun says:

      jam me ty


      mos e dhente zoti por me nje gur do zhduken, do vriten dy zocka k rve…

      pastaj, gjitshka ban vaki n’Albanistan

    2. Kujtimi says:

      Meta nuk eshte budalla ne kete koh. Deputetet e PD sidomos BREGU, SELAMI, JOZI, etj Basha nuk i ka ne liste fare. Duhet ti bashkohen thirjes EVROPJANE TE VEN NE PARLAMENT sa nuk eshte von neser do pendohen por eshte von . Po e ben kete to mbeten ne Histori per mir

    3. Kujtimi says:

      ,,,,,,botoni komentet Tema

  1. Figlio di un emigrante albanese says:

    No , impossibile, NO ragazzi non potete far ritornare ancora Berisca, Ormai è una figura screditata, Non li capisco questi albanesi , ma non sono in grado di scegliere uno nuovo ? , non dico uno giovane , ma uno che non si è mischiato con la corruzione/altro.
    Popull Shqiptar Fate un richiamo alla vostra coscienza , ormai Berisca ,Rama,Meta , Giudici attuali, procuratori attuali mandategli a casa , in pensione o davanti un tribunale, siete stati massacrati da loro , come fate a votare ancora loro, votate giovani, gente pulita , Votare ancora questa gente(che per me sono ancora comunisti e dittatori) significa suicidio , significa che voi non siete OK dal punto di vista psicologico, questa è una pazzia , vuol dire che voi dell’Abania(Shqiperia) non gliene frega proprio niente. Cambiate ragazzi , è ora di provare altri e non sempre gli stessi che per 27 anni hanno proprio rubato le vostre famiglie. Se non fate cosi la responsabilità non è loro ma la vostra, ragazzi cambiate mentalità, cambiate , cambiate per non lamentarsi dopo perché l’Albania(mio paese d’origine ed è bellissimo) va cosi male, è cosi corrotta, mi raccomando ragazzi CAMBIATE

  2. Tr says:

    Berisha dhe Meta nuk dihet se ku do te perfundojne,mbas wetingut .

  3. Hans says:

    Urojme Mesilen per postin e ri si kryeministre e vendit

    1. ina says:

      Hans…nuk i paske pi ilacet per sot ..

  4. lori says:

    Meta dhe Berisha i bene vjedhjet e cez e sigurt me materialet stok qe morren nga magazinat dhe i shiten si te reja ,por Meta ishte ne vjedhjen e magazinave

  5. emigranti says:

    kjo do te ishte nje katastrofe e madhe per shqiperine nj egabime i dyte shqitareve .

  6. Arif says:

    Kjo që thotë autori do ndodhë vetëm nëse i gjithë populli shqiptar bëhet armik i Shqipërisë.

  7. Ledio says:

    Kjo varet nga udhezimet qe Sali Serbi do mari nga Beogradi edhe Likja nga Moska…

  8. Ristretto says:

    Do vij k…..n

  9. ..... says:

    Ilir kurva nje tjerer shketdhate qe Athina e perdor si marjonete te politikes se saj kur e shikon qe po i rreshqet dheu nenkembe per interesat e saj ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje