“AI”: Nuk ka bashkëpunim Kosovë-Serbi për gjetjen e të zhdukurve

“Amnesty International” vlerëson në raportin vjetor të titulluar “Gjendja e të Drejtave të Njeriut në botë”, se në Kosovë, mbi 1.600 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur që nga lufta me Serbinë.

“AI” thotë se as në Serbi dhe as në Kosovë nuk janë gjetur varre të reja masive në vitin 2016, ndërsa thekson se marrëveshjet për bashkëpunim midis dy palëve nuk janë zbatuar.

“Komunitetet e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve kanë vazhduar të vuajnë nga diskriminimi institucional, veçanërisht në qasjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për banim dhe punësim”, thuhet në raport.

“Përparimi në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka mbetur i kufizuar”, thuhet në raport.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *