Amnesty International rikthen akuzën ndaj Berishës dhe kritikon Llallën: S’janë gjetur vrasësit e Remzi Hoxhës

Sistemi i drejtësisë është pika kryesore ku ndalet raporti i AI, i cili kujton miratimin e Reformës në Drejtësi në Korrik 2016 me ndryshimet kushtetuese.

Legjislacioni i ri synon sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit dhe parandalimin e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë“.

Gjithashtu raporti kujton pezullimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit në kuadër të hetimeve për pajisjen e përgjimit. Sipas raportit te Amnesty International rreth 20,000 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e BE, shumica e tyre në Gjermani, por shumica e tyre janë refuzuar. Raporti kritikon autoritetet shqiptare që nuk kanë vendosur para drejtësisë autorët e zhdukjes së shqiptarit nga Maqedonia, biznesmenit Remzi Hoxha.

Autoritetet nuk ka bërë asnjë përparim në sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për zhdukjen në vitin 1995 të Remzi Hoxhës.

Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar të Personave për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur me forcë nën regjimin komuniste midis 1944 dhe 1991. Rreth 6,000 persona mbetën ende të zhdukur“.

Komunitetet rome dhe egjiptiane jetojnë në kushte të këqija. Kryetari i bashkisë së Tiranës ka dhënë opsionet e tij për zhvendosjen e 80 familjeve nga rome nga Bregu i Lumit” thuhet në raport kushtuar strehimit të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri.

Torturimi dhe keqtrajtimi në burgje është një tjetër shqetësim i ngritur nga raporti, ndërsa kushtet e paraburgimit mbetën problem në të gjithë vendin. Në raport specifikohet edhe keqtrajtimi i fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të vajzave, në një jetimore në qytetin e Shkodrës.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Amnesty International rikthen akuzën ndaj Berishës dhe kritikon Llallën: S’janë gjetur vrasësit e Remzi Hoxhës”

  1. Lumi says:

    Nuk mendoj se Amnesty International sa here ka zgjedhje ne Shqiperi kerkon “zbardhjen” e zhdukjes se Remzi Hoxhes. Ceshtja e Remzi Hoxhes me nje akuze dhe gjykim profesioanal nga Prokuroria dhe Gjykata per Krime te Renda qe ka zgjatur me gjykim te hapur publik rreth 6 vite nga viti 2008 deri ne vitin 2013 ka zbardhur zhdukjen e Remzi Hoxhes duke nxjerre fajtor dhe denuar me 15 vite burg ish punonjesin e SHIK Ilir Kumbaro i cili ka patur detyren e nje prej degeve operative te Drejtorise SHIK Tirane ne vitin 1995. Pra eshte vertetuar ligjerisht ne te gjitha shkallet e gjykimit se fajtor per kete ceshtje eshte ky personi Ilir Kumbaro. Personi eshte ne arrati dhe kerkohet nga INTERPOLI si ne rastet e tjera. Kaq ben shteti ne te gjitha vendet demokratike te botes, nuk dime te kete forma tjera. Cfaredo e thene per ceshtjen Remzi Hoxha ndryshe eshte mashtrim. Pra te informohet populli drejt. Fajtori eshte denuar nga Gjykatat shqiptare dhe ceshtja eshte e zbardhur. Ai qe don ta dije e din, kush nuk don le te vazhdoje ti bjere legenit, por ama kjo tam tame nuk eshte muzike dhe ska pse e degjon njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *