Arbitër maltez për Tirana-Flamurtari

22 Shkurt 2017, 19:19Sport TEMA

Finalizohet marrëveshja e arritur pak javë më parë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj të Maltës për këmbimin e gjyqtarëve në disa ndeshje të kampionateve respektive.

Institucioni më i lartë i futbollit shqiptar konfirmon se projekti do të nisë të zbatohet që këtë fundjavë në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi” mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Në krahun tjetër, drejt Maltës do të udhëtojë gjyqtari shqiptar Kridens Meta, i cili vetëm pak ditë më parë vendosi drejtësi në derbin e kryeqytetit.

Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit do të luhet të Dielën në orën 17:00 dhe është një nga duelet më interesante të javës së 23 të Kategorisë Superiore për shkak të pozitave delikate që dy skuadrat kanë në klasifikim.

Në këtë mënyrë, vendimarrja e arbitrit maltez është shumë e rëndësishme për fatin e këtij takimi që mund të ndikojë jo pak edhe në ecurinë e dy skuadrave këtë sezon.

Aktualisht Flamurtari renditet në vendin e oarafundit me 20 pikë, ndërsa Tirana mbetet në kuotën 27 pikëve pas 4 humbjeve rresht që kulmuan me disfatën 2-1 në derbi kundër Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje